Udhe të mbarë liri e Kosovës

emiljano-aleksi.JPG

 “…Historia e popujve është më dramatike se e individëve dhe, po ta vesh re, duket sikur ecën ngadalë por, në fakt, është shumë më e rrëmbyshme se fati ynë personal. Dridhesh kur e mendon se ç’mund të ngjasë në një ditë me një komb…  
 
   Kosova sot është në prag të shpalljes e pavarur. Në qarqet politike e diplomatike botërore, me daljen në rend të ditës të statusit të Kosovës, u shfaqën papritur edhe një  shprehje diplomatiko-politike:Kosova rast unik.Rast unik do të thotë të jesh i veçantë, specifik, special, i papërsëritshëm, sui generis.
Rast i veçantë apo unik do të thotë që Kosova dhe populli i saj të kërkojnë diçka të veçantë, diçka speciale, diçka të jashtëzakonshme e të panjohur deri më sot nga njerëzimi. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse Kosova kërkon liri e pavarësi, si të gjithë popujt tjerë të botës, qofshin këta tanimë të lirë apo ata që janë ende të robëruar.
Nisur nga emri i saj si Kosovë dhe popull shqiptar, Kosova edhe është rast i veçantë, sepse asnjë vend tjetër në botë nuk ka këtë emër. Por nga aspekti i përmbajtjes dhe thelbit të kërkesës së saj për liri, pavarësi dhe shtet sovran është i njëjtë,   unik dhe identik me të shumtën e rasteve tjera, të popujve tjerë të botës që luftojnë për liri e pavarësi kombëtare. Liria dhe pavarësia kombëtare është identike për të gjithë popujt e pushtuar e të robëruar të botës. Çështja e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës krijon dhe është e natyrshme të krijojë precedent, sepse të gjithë popujt e robëruar janë njerëz, janë të barabartë dhe kanë të njëjtat të drejta njerëzore e kombëtare që të jenë të lirë e sovranë në atdheun e tyre. Prej një shekull ky popull është rrobëruar, është përndjekur dhe mbi të është ushtruar genocid i pastër, por Kosova sot është në prag të pavarësisë së saj. Historia e një populli del nga dyert e tragjedive të mëdha. Rruga deri këtu, është përshkruar nga ngjarje tragjike. Çështja e Kosovës ka qenë një aspiratë për shqiptarët gjatë gjithë shekullit të kaluar. Copëzimi i vendit tonë, që ndodhi me Konferencën e Londrës ishte një plagë e madhe për popullin shqiptar. Mendoni që të ndahet vëllazëria në dysh dhe të mos shihet më. Është shumë e rëndë ta bësh këtë me një popull. Dhe e them, i bindur, që copëzimi ishte një plagë shumë e rëndë për shqiptarët.    KOSOVËS NUK DUHET T’I FALET PAVARËSIA, AJO E MERITON ATË. Pas Konferencën së Rambujesë të Parisit shkurt-mars 1999, pavarësia e Kosovës u diskutua në Vjenë. Përballë u ulën përfaqësuesit e një populli që kërkon ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit mbi Kosoven, të cilët i kanë gëzuar për dhjëtëra vjet dhe përfaqësuesit e një populli tjetër që kërkojnë pavarësinë, të cilën nuk e kanë gëzuar qoftë edhe një minutë të vetme.
 
Serbët, nëpërmjet një vendimi tavoline  , pothuajse një shekull më parë, në rrethana të tjera historike, vunë nën sundim këtë krahinë, të cilën e konsideronin të tyren.
   
Të dytët,shqiptaret,  e humbën edhe pse jetuan aty mijra vjet para Jezu Krishtit dhe përgjatë gjithë kohës përbënin shumicën e popullsisë . Pra, që nga fillimi i shekullit të njëzetë e deri më sot, të parët (serbët)gëzonin një sovranitet të plotë mbi të dytet, pavarësisht nga statusi juridik i krahinës, pra, e thënë ndryshe, gëzonin atë që sllavët e kërkuan ta ruajnë me çdo kusht në bisedimet e Vjenës.
 
Përgjatë gjithë këtyre viteve, të dytët u konsideruan gjithmonë si të huaj, pushtues, të egër dhe si të tillë nuk kishin aresye të qëndronin aty . Për këtë aresye u medituan në qetësi, nga gjithfarë personalitetesh dhe organizmash plane e plateforma për zhdukjen e tyre  ose të paktën për ndryshimin e raportit midis popullsive, kuptohet duke pakësuar të dytet   . Ne disa raste, me sukses të plotë. Kështu, në fillim të shekullit 20, në mes të tij por edhe në fund, u shpërngulën me forcë, nëse do ti mbledhim të gjithë së bashku rreth 2 milion njerëz. Kuptohet, teksa shpërnguleshin, në mënyrë të vazhdueshme të dytët u vranë, masakruan, u dogjën të gjallë, u përdhunuan.
 
Jo rrallë, për të mos thënë tepër shpesh përgjatë gjithë këtij shekulli, u masakruan në masë edhe fëmijë e pleq. Çdo njëri i aresyeshëm e kupton se në kushte të tilla nuk mund të bëhej fjalë për liri apo të drejta të njëriut.  
Në fillim, të justifikuara nga “misioni i shenjtë i civilizimit” para dhe pas luftës së parë  , me pas nën mbrojtjen e sovranitetit shteteror, koncept i cili (pas luftës së dytë botërore ishte shqetësimi kryesor i sistemit ndërkombëtar) bashkë më të gjitha çështjet e tjera shtetërore edhe shfarosjen e një populli e konsideronte një çështje të brëndshme, u kryen ndaj këtij populli krime nga me monstruozet.
 
Me aq dëshirë e pasion ish marrë përsiper kjo ” detyrë dhe e drejtë ” njëkohësisht, aq sa, të parët nuk arritën të kuptonin se me rënien e murit të Berlinit, bota po lëvizte me shpejtësi drejt një morali të ri, përparimtar, në qëndër të të cilit nuk ishte më sovraniteti shtetëror, por të drejtat dhe liritë e njëriut. Këto të fundit, dalngadalë, filluan të dominojnë shqetësimin ndërkombëtar, në atë masë sa sovraniteti shtetëror nuk mund të mbronte asnjë shtet që i shkelte ato.
 
Tamam në këte moment, të parët menduan “ti lajnë” përfundimisht hesapet me të dytet  : Vranë mijra vetë, me shumë se kaq i plagosën apo gjymtuan, dogjën dhe rrafshuan me qindra fshatra, përdhunuan, sakatuan dhe zhdukën, duke bërë të mundur shpërnguljen me forcë të rreth një milionë të tjerëve.   Vetëm ndërhyrja e Natos mundi të ndalojë realizimin e endrës më shumë se një qind vjeçare.
 
Rreth njëqind vjet sovranitet shtetëror të të parëve mbi Kosovën, po kaq vite dhimbje për të dytet, e megjithatë kërkesa maksimaliste e këtyre të fundit deri para pak vitesh ishte veçse barazi në të drejta.  
Por për fat të keq, në një pjesë të mirë të popullit Serb, nacionalizmi ka rrënjë mjaft  të thella, të ndërtuara me kujdesë në kohë nga vetë ata, ndaj do të ishte një endërr të besojë se gjithçka mund të ndryshojë më sot, më nesër. Me tej, që kjo formë shteti të mbijetojë, kërkohet pranimi dhe kultivimi i kompleksitetit të shoqërive që përbëjnë bashkimin, thënë ndryshe, kërkohet pranimi i tjetrit, konsiderimi i pranisë së tij si një pasuri për tu ruajtur dhe zhvilluar më tej.
 
 Kosova filloi ndërtimin e institucioneve të saj demokratike, të zgjedhe vetë drejtuesit e saj, ka tashme monedhën e saj europiane, po ndërton ekonominë e saj dhe ka hyrë në procesin e integrimit Europian. Por ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë, sado i kërkuar të jetë ai. Shoqëria kosovare, si çdo shoqëri e frustruar për të ardhmen e saj, me preokupimin njerëzor që ajo të mos i ngjaj të shkuarës, biles, nën ankthin e madh që krijoi kjo e fundit, shpesh e gjeti veten në rolin e endrimtarit, shpesh në peshën e padurimit për statusin përfundimtar e jo rrallë nën shtysën e një mosbesimi dramatik.
 
Ishte një shoqëri e masakruar pa pushim nga Serbët, përgjatë gjithë kohës dhe tani i kërkohej të ishte menjëherë demokratike dhe sidomos ndaj tyre. Dyfish e rrënuar, më shumë se kushdo tjetër, nga dy ideologjitë më makabre të shekullit, komunizmit dhe nacionalizmit, ajo kish mësuar të rezistonte në paqe dhe heshtje ndaj asaj dhune të pashëmbullt Sërbe, që një Europiani normal nuk do ti pëlqente ta shihte as në kinema. Pas 100 vjet zjarri dhe plumbi, me një brezë të tërë të edukuar në klandestinitet, asaj i kërkohej qysh të nesermen e 99-s të ishte demokratike, e hapur dhe e barabartë për të gjithë.
 
Kosova tashmë ka hyrë në një rrugë të mbarë. Pavarësia e saj, nuk shqetëson me asnjë njëri, asnjë shtet, as për rrezik fondamentalist, as për krijim precedentesh të tjerë në Ballkan, as për Shqipëri të madhe, tymnaja këto, që koha i vërtetoi si  djallëzore e të pavërteta. Ajo e meriton pavarësinë e plotë, një Shtet të Pavarur e Sovran, gjithmonë të shqetësuar për liritë dhe të drejtat e njëriut, të paqes dhe prosperitetit në rajon edhe me gjërë. Ajo ka hyre tashmë në rrugën e lirisë, liri të cilën e pagoi me shtrenjtë se kushdo popull tjetër.
 
E rëndësishme është që ky popull, me institucionet e tij të reja, që ka zgjedhur për vokacion të tij orientimin euro atlantik, që beson në vlerat dhe parimet e këtij të fundit, të ndihmohet në rrugën e tij nga miqtë e demokracisë, siç po ndihmohet realisht në këto vite post traum, siç u ndihmuan dhe ndihmohen të gjithë fqinjët e saj, duke çliruar kështu, energjitë e ndrydhura nga një histori tragjike, e pazgjedhur nga ai  
 
Koha që po vjen, sigurisht, do t’i bëjë të pavlerë kufijtë tanë në ballkan e në do të jemi njësoj si pjesa tjetër e Europës, por, kjo kërkon një mentalitet të zhvilluar demokratik. E deri sa ta kemi ndërtuar atë, d.m.th për aq kohë sa përball nesh të kemi të kundërtin e tij, le ta kufizojmë atë. Ndaj, deri ateherë, udhe të mbarë liri e Kosovës, që dhëmbë mbi 100 vjet. 
 

Shkruaj një koment



Duhet të jesh i/e identifikuar për të komentuar.