Tragjedia-Gerdec, zbulohet firma e dyte fantazme, “GARIETTA LTD” e njejte me “EVDIN LTD”
Firma “EVDIN LTD” qe ka bere blerjen e municionineve ka nje seli fantazme, por nuk eshte firma e vetme me te dhena false. Edhe “GARIETTA” ka nje adrese false ndersa ka te njejtat numra kontakti si “EVDIN”. Te dyja kompanite jane krijuar ne nje dite ndersa faqja e tyre ne internet eshte ende ne ndertim. 
Qeveria shqiptare ka shitur 100 milionë fishekë, të destinuar për forcat e armatosura afgane, pa ditur se kush është blerësi. Në fakt, blerjen e municioneve e ka bërë një firmë fantazmë, e quajtur “EVDIN Ltd”, e regjistruar në Qipro, por që në të vërtetë ka një seli (fantazmë dhe ajo) në Zelik, në Bosnjë. por nuk ekzistone vetem kjo firme fantazme. Kush krijoi shoqërinë false “EVDIN Ltd”, të njëjtën ditë, krijoi edhe një tjetër firmë fantazmë të quajtur “GARIETTA Ltd”, edhe ajo me seli në Qipro dhe me të njejtët numra telefonikë boshnjakë, si të “EVDIN”: 00387 62 94 24 52 (që është numër celular) dhe 00387 32 40 72 72 që duhet të jetë faks, i fikur prej ditësh. Ekzistenca e shoqërisë së dytë fantazmë është zbulimi më i fundit i “Gazeta Shqiptare”.
“EVDIN Ltd” deklaron adresë të sajën numrin 1 në rrugën “Thermophylon”, në Larnakë. “GARIETTA Ltd” zgjedh si adresë false adresën “
” numër 33, gjithnjë në Larnakë. Në këtë adresë ndodhet selia e një banke, ndërsa në atë të “EVDIN Ltd” korrespondon adresa e një berberi: quhet “FIGARO BARBER SHOP ATHANASSIS’’, ndodhet tamam në rrugën “Thermophylon” nr. 1: ” numër 33, gjithnjë në Larnakë. Në këtë adresë ndodhet selia e një banke, ndërsa në atë të “EVDIN Ltd” korrespondon adresa e një berberi: quhet “FIGARO BARBER SHOP ATHANASSIS’’, ndodhet tamam në rrugën “Thermophylon” nr. 1: Të dy shoqëritë janë krijuar të njejtën ditë, më 21 shtator 2007, me të njëjtin “internet provider” (shoqëria boshnjake “TopHosting”, me seli në rrugën “Pinjagiça” numër 15, në Visoko). Dy website identike, të lënë që të dy në ndërtim e sipër, ku nuk kanë ndryshuar as emrin e referentit: Adnan.
Por, emrat e dy shoqërive rezultojnë edhe në regjistrin tregtar të Qipros, që, gjithashtu u kontrollua nga “Gazeta Shqiptare”. Edhe këtu duket që dy shoqëritë janë identike, me një “drejtor”, emri i të cilit ndryshon vetëm me ndonjë gërmë, por që kanë dhe e-mail të njëjtë. Pambos Fellas quhet drejtori i “EVDIN Ltd”, ndërsa Pampos Felas, ai i “GARIETTA Ltd”. Emra plotësisht të panjohur edhe për internetin, ku nuk
del as edhe një citim i thënë prej tyre. E gjithë kjo histori mund të përbëjë material për çfarëdolloj mashtrimi. po të mos përmendej emri i shoqërisë “EVDIN Ltd” nga kryeministri apo qeveritarë, si “garanci për transparencë dhe respekt të ligjit” në operacionin e shitjes së armëve në Afganistan, të cilat ishin porositur nga Pentagoni.
E, megjithatë, kjo shoqëri fantazmë, mes majit dhe nëntorit 2007, ka realizuar një aferë gjigande, falë hutimit të MEICO-s dhe të qeverisë shqiptare, që i besuan 100 milionë plumba për t’ia dorëzuar ushtrisë afgane. Shteti ia ka shitur municionet “EVDIN Ltd” me 22 dollarë për arkë, ndërsa firma fantazmë i ka rishitur të njejtat municione me 40 dollarë për arkë. Duke fituar 1.8 milionë dollarë në më pak se 6 muaj. Rekord, për një shoqëri që duket se s’ekziston.
” numër 33, gjithnjë në Larnakë. Në këtë adresë ndodhet selia e një banke, ndërsa në atë të “EVDIN Ltd” korrespondon adresa e një berberi: quhet “FIGARO BARBER SHOP ATHANASSIS’’, ndodhet tamam në rrugën “Thermophylon” nr. 1:” numër 33, gjithnjë në Larnakë. Në këtë adresë ndodhet selia e një banke, ndërsa në atë të “EVDIN Ltd” korrespondon adresa e një berberi: quhet “FIGARO BARBER SHOP ATHANASSIS’’, ndodhet tamam në rrugën “Thermophylon” nr. 1: Të dy shoqëritë janë krijuar të njejtën ditë, më 21 shtator 2007, me të njëjtin “internet provider” (shoqëria boshnjake “TopHosting”, me seli në rrugën “Pinjagiça” numër 15, në Visoko). Dy website identike, të lënë që të dy në ndërtim e sipër, ku nuk kanë ndryshuar as emrin e referentit: Adnan. Por, emrat e dy shoqërive rezultojnë edhe në regjistrin tregtar të Qipros, që, gjithashtu u kontrollua nga “Gazeta Shqiptare”. Edhe këtu duket që dy shoqëritë janë identike, me një “drejtor”, emri i të cilit ndryshon vetëm me ndonjë gërmë, por që kanë dhe e-mail të njëjtë. Pambos Fellas quhet drejtori i “EVDIN Ltd”, ndërsa Pampos Felas, ai i “GARIETTA Ltd”. Emra plotësisht të panjohur edhe për internetin, ku nuk del as edhe një citim i thënë prej tyre. E gjithë kjo histori mund të përbëjë material për çfarëdolloj mashtrimi. po të mos përmendej emri i shoqërisë “EVDIN Ltd” nga kryeministri apo qeveritarë, si “garanci për transparencë dhe respekt të ligjit” në operacionin e shitjes së armëve në Afganistan, të cilat ishin porositur nga Pentagoni. E, megjithatë, kjo shoqëri fantazmë, mes majit dhe nëntorit 2007, ka realizuar një aferë gjigande, falë hutimit të MEICO-s dhe të qeverisë shqiptare, që i besuan 100 milionë plumba për t’ia dorëzuar ushtrisë afgane. Shteti ia ka shitur municionet “EVDIN Ltd” me 22 dollarë për arkë, ndërsa firma fantazmë i ka rishitur të njejtat municione me 40 dollarë për arkë. Duke fituar 1.8 milionë dollarë në më pak se 6 muaj. Rekord, për një shoqëri që duket se s’ekziston
Arkivuar nën: Pa kategori
Unë e kam të vështirë që të besoj se MEICO nuk ka njohur personin që ka bërë translacionet. Nuk besoj se MEIKO e linte “mallin” te fundi i arës, dhe të nesërmen shkonte dhe merrte qesen me pare.
Në gjithë këtë histori, Delijorgji duket person edhe më i korrektë se Qveria në aktivitetin e tij komerçial… dhe duke patur parasysh se sa i fëlliqur që është ai personazh, nuk ngelet shumë për të imagjinuar për fëlliqësitë në të cilat janë zhytur qeveritarët shqipëtarë.
P.s: faleminderit për ndryshimin e ngjyrave të sfondit, dhe, shikoje dhe një herë artikullin e mësipërm: ka pjesë që përsëriten nga dy herë.
Tek menaxhimi i blogut, po të klikoni tek “komentet” (jo tek “komentet tuaja”), poshtë tyre është dhe opcioni “redakto”, me të cilin mund të fshish post scriptum-in e komentit tim të mëparshëm.
Natyrisht që edhe ky koment është jashtë teme për tu botuar :).
Gjithë të mirat dhe faleminderit për artikujt!