Nisma me e re ne politiken shqiptare,krijohet “Instituti IDEA”

  instituti-idea.jpg

Një grup të rinjësh profesionistë dhe intelektualë, në kohën e shqetësimeve më të mëdha në të cilën ndodhet sot rinia shqiptare, u pajtua, gati spontanisht, duke themeluar sot një lëvizje rinore, e cila do të artikuloi më vendosmëri kërkesat e rinisë shqiptare. Iniciativa për themelimin e një lëvizje rinore, që u pagëzua “Instituti IDEA”,ka si qëllim shkëmbimin e ideve nga të rinjtë Shqiptarë, ku kjo kategori përbën rreth 1/3 e popullsisë në Shqipëri. IDEA do të përdorë idetë dhe mendimet që do të lindin nëpërmjet diskutimeve, dialogjeve, debateve, forumeve, aksioneve për të hartuar një politikë sa më reale dhe shpresdhënësve për të ndryshuar ambientin politik dhe shoqëror shqiptar.  Iniciatorët e kësaj nisme janë një grup të rinjësh të shkolluar brënda dhe jashtë vendit, profesionist në fusha të ndryshme të jetës,  të punësuar në sektorin privat dhe në administratën publike.  

Duke shpalosur qëllimin e Institutit “IDEA”,disa prej organizatorëve gjatë prezantimit folën mbi disa çështje specifike që Instituti do trajtoj në vazhdim. Anëtarët e bordit drejtues të “Institutit IDEA”, gjatë prezantimit të kësaj nisme kanë bërë të ditur sfidat që ka “Instituti IDEA”, për forcimin e rinisë shqiptare. Ata thanë se për IDEA-n,rinia është pjesa më vitale e shoqërisë. Ajo është paraprirëse dhe prijëse e ndryshimeve të mëdha. Ishte rinia ajo që udhëhoqi ndryshimet e rrjedhës historike të vendit, duke u bërë përçuese e aspiratave të mëdha për liri, demokraci, barazi, vëllazëri e solidaritet. Ne do t’u ofrojmë më shumë ristrukturim social dhe perspektiva për jetën e tyre, mundësi dhe drejtësi në sipërmarrje, hapësira për të lëvizur, respekt për moshën dhe mirëkuptim për aspiratat që kanë, besim tek fuqitë dhe kapacitetet e tyre të pashtershme për ndryshim.  

===========================================

Kush jemi ? 

Instituti IDEA është nisma më e re në shoqërinë shqiptare që ka si qëllim promovimin e politikave pro-rinisë në Shqipëri. Instituti Idea nuk do jetë vetëm një promovues apo katalizator i ideve progresiste në Shqipëri, por do të shërbejë dhe si një promovues i aktivizmit publik, shoqëror dhe politik të rinisë në skenën politike Shqiptare. Ne do të facilitojmë shkembimin e ideve midis të rinjve Shqiptarë nga shkollat e mesme, universitetet dhe gjithë ata të rinj profesionistë që besojnë tek ndryshimi nëpërmjet ideve. IDEA ka si specifikë krijimin e një sinergjie që rrjedh prej shkëmbimit të ideve nga të rinjtë Shqiptarë të grup-moshës 16-35 vjec, ku kjo kategori përbën rreth 1/3 e popullsisë në Shqipëri. IDEA do të përdorë idetë dhe mendimet që do të lindin nëpërmjet diskutimeve, dialogjeve, debateve, forumeve, aksioneve për të hartuar një politikë sa më reale dhe shpresdhënësve për të ndryshuar ambientin politik dhe shoqeror shqiptar.  IDEA ka si vizion çlirimin e talenteve dhe te energjive pozitive qe ka rinia shqiptare dhe ti kanalizoje keto talente dhe energji per te sjelle nje ndryshim ne shoqeri. IDEA eshte e perkushtuar ne nxitjen e politikave progresiste dhe ne riperteritjen e demokracise ne Shqiperi. Ne synojme te inkurajojme te rinjte shqiptare qe te kene rolin kryesor ne formesimin e te ardhmes ne Shqiperi dhe te marrin timonin drejtues per fatet e tyre. Ne besojme se nepermjet ballafaqimit te ideve, do te nisim nje konkurence ne alternativat me te mira per zhvillimin e te rinjve. 

Sfida jone e perbashket

 Momentet qe po kalon Shqiperia jane percaktuese ne ecurine e shoqerise, dhe roli kryesor per kete progres shoqeror, politik dhe ekonomik do jete i rinise se Shqiperise. Ne kushtet e nje demokracie te ndrydhur, nje ekonomie informale, nje arsimi te coroditur, nje papunesie ne rritje, nje mjedisi ne rrezik,nje rrjedhje te inteligjences rinore dhe emigrimit, rinia Shqiptare sot ndodhet ne udhekryq. Pikerisht nepermjet frymes se diskutimit, dialogut dhe debatit konstruktiv te ideve progresiste qe dalin dhe burojne prej vete kesaj gjenerate ne besojme se do te arrijme ta ndihmojme dhe drejtojme rinine drejt vendimeve dhe zgjedhjeve te drejta. Sfida me te cilen perballemi eshte qe ne kete situate aktuale: Do te vendosim te jemi audience, aktore apo autore te historise? Ne zgjedhim te jemi autore te historise. 

Cfare bejme ne ? 

Instituti IDEA do te organizoje fushata, konferenca, simpoziume, tryeza diskutimi mbi ceshtjet qe jane te lidhura me rinine . Kerkimet dhe aktivitetet tona do te perqendrohen ne hartimin e politikave pro-rinore dhe aktivizimin rinor publiko-politik.IDEA do te sherbeje si nje Akademi pa mure, ku do te kultivohen ide te reja dhe te jete si nje gjenerator qe prodhon politika te reja.Shtyllat kryesore ku do te hartohen politikat pro-rinise do te jene: Fuqizimi i Rinise, Arsimimi, Punesimi, Pergjegjsia Sociale, Arti/Kultura, Sporti, Mjedisi dhe Levizja e Lire.Produkti i shkembimit te ideve brenda ketij brezi do te marrin jete ne formen e politikave qe do ti sugjerohen Levizjes Socialiste per Integrim ne programin dhe aksionin e saj politik, si dhe gjithe institucioneve dhe grupeve te interesit.  

Shkruaj një koment



Duhet të jesh i/e identifikuar për të komentuar.