Tirana,qeverisja e shtrembëruar.

rama-pallat.JPG

Tirana sot në mungesë të plotë të nje modeli të decentralizuar te qeverisjes është pa dyshim shëmbëlltyra e një qeverisjeje të një diktature bashkiake dhe kjo përligj plotësisht rezultatet e sondazheve të bëra,që e klasifikojne në menyre plebishitare atë si bashkinë më autokratike,më te centralizuar dhe më pak te aksesueshme për qytetarët,pra qytetarët e kanë percaktuar bashkinë e Tiranës si një model të një pinoçetizmi bashkiak.
Në tetorin e largët te 2000 si shumë e shumë të tjerë qytetarë të Tiranës edhe unë jo pak u josha nga modeli I propozuar për të drejtuar Tiranen ndryshe,pra të Tiranës që I afrohej qytetarëve nëpërmjet bashkisë së madhe dhe 11 minibashkive.
Në mëndjen time u konfigurua atëhere ideja se ne qytetarët e këtij qyteti do të shpëtonim një herë e mirë nga sundimtarët dhe do të kishim të zgjedhurit tanë,që do të ishin gjithnjë e më pranë banesave tona dhe halleve tona të vecanta dhe të përbashkëta.
Të gjithë e kujtojmë mirë se socialistët aso kohe në pushtet e përpunuan nje model të tillë te qeverisjes vendore te Tiranës në mënyre që cilido të ishte rezultati I zgjedhjeve, Bashkia e madhe të mos ishte në asnjë rast nje peshë e madhe dhe e pakontrolluar, por të ishte një pjesë e rëndësishme e pushtetit lokal të një metropoli që sa vjen e zmadhohet.
Por sot edhe ithtarët më të paarsyeshëm te kreut te bashkisë së Tiranës e kanë absolutisht të pamundur që të provojne të kundërtën e realitetit autokratik dhe klientelist te qeverisjes bashkiake te Tiranës.Përkundrejt nje modeli te decentralizuar të qeverisjes vendore në Tiranë ne sot përballemi me centralizimin ekstrem të saj duke I perngjarë dhimbshëm nje qeverisjeje diktatoriale antiqytetare, që kaq e përqëndruar nuk ka qënë as në ditët më të acarta të diktaturës.
Njësitë bashkiake të Tiranës te cilat drejtojnë komunitete të mëdha sa bashki të tera te marra se bashku ose ose sa dhjetra komuna jane sot në një gjëndjë të vajtueshme dhe kompetencat e tyre janë sot shume më të pakta se sa të komunës më të vogël të Shqipërisë.
Sot asnjë qytetar nuk ka ç`të zgjidhë në minibashkitë e Tiranës sepse kompetencat janë gllabëruar nga Bashkia e Tiranës dhe ndonëse populli ka votuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për Kryetarët e tyre si dhe për keshillat e tyre, kjo votë e mijra qytetarëve të Tiranës eshte përbuzur sot dhe nuk ka prodhuar praktikisht asgjë përvecse I ka dhënë fund një herë e mirë iluzionit të qeverisjes së decentralizuar të Tiranës.
Askush nuk mund të thotë sot se Kryetarin e bashkise së Tiranes e mundoi ndonje hall politik për ta kryer nje proces të tillë, sepse edhe sikur ti linim vënd kalkulimeve politike, në një pjesë të madhe të kohes mbi 80% e Njesive bashkiake ne Tiranë janë drejtuar nga te majtët,por duke mos pasur asnje llloj ndjeshmerie decentralizuese për një proces të tillë Rama kurrë nuk e ndërmori nje hap të tillë.Sigurisht vokacioni proverbial autoritarist I kryetarit te bashkise se Tiranës është tërësisht përjashtues ndaj një procesi të tillë që ndryshon filozofinë e qeverisjes së Tiranës dhe lehtëson hallet e përditshme dhe të shumta të nje qyteti që ndryshon dita ditës dhe të qytetarëve që përballen me to.
Qytetarët e Tiranës sot janë të detyruar të përjetojnë nje realitet te turpshëm, kur kryetarët e minibashkive që drejtojne komunitetet kaq të mëdha kanë kompetenca aq qesharake sa që nuk mund të krahasohen as me kryetarët e lagjeve ne kohën e partisë së punës.
Të shndërrosh thjesht dhe vetëm për interesa vetjake Njësite Bashkiake të Tiranë ne qëndra per dhenie certifikatash lindjeje është më shumë se sa një përdhosje e votës së qytetarëve të cilet kane votuar për veten e tyre dhe jo për individin Rama që kerkon me cdo kusht ti sundojë dhe tu krijoje idenë se cdo gjë që bëhet ne Tiranë është një dhuratë bujare e tij, nderkohë që jane as më shumë dhe as me pak shpesh taksat e shperdoruara te vetë popullit votues që realizojnë ndryshimet neTirane .
Sot asnjë qytetar I Tiranës nuk ka as iluzionin më të vogël se do të mund të propozojë dicka dhe se kjo do të mund të dëgjohet.Gjithashtu asnje qytetar nuk mund të thotë më asgje për sa kohë që lejet e pallateve te dhëna nga bashkia e tiranes kane krijuar ndertesa që jane aq afer sa qytetarët mund t`i japin nga dritaret dorën njeri tjetrit.Po kështu asnjë qytetar nuk mund të thotë asgjë për sa kohë që po I njëjti kryebashkiak me vare` në dorë përbetohej se nuk do të vazhdonte as edhe një metër më tej që të ndërtoheshin pallatet që po rrëzonin banesat e qytetarëve dhe ku më pas po ai bekonte vazhdimin e tyre mbas paraqitjes së “argumentave” bindëse prej firmave private të ndërtimit.
Sot qytetarët e Tiranës janë tërësisht të sunduar dhe cdo lloj avokatie prej të ardhurvë vonë në Tiranë për të justifikuar të kundërtën është sfidë ë humbur.Sot mijrat e tonelatave të betonit që cahen nën të nxehtin përvëlues që po vetë ky beton e amplifikon në mënyrë shkaterruese, janë dëshmitarë të cimentuar të masakrës që ka ndodhur në Tiranën tone si pasojë dramatike e qeverisjes së shtrëmbëruar dhe ku betoni ka zëvëndësuar pemët e gjelbërimin duke u dhënë qytetarëve një ajër shumë të ndotur, të pashëndetshëm dhe vrasës, shumë të ndryshëm nga ajri I pastër I Pezës që respiron kryebashkiaku kimetli i vetvetes.
Sot qeverisja thellësisht e shtrëmbëruar ka bërë që minibashkitë të mos jenë në gjëndje të bëjnë asgjë as për ujin e pijshëm që mungon,as për një pusetë që hapet dhe ku mund të bien fëmijët e të moshuarit,as edhe për të riparuar ujrat e qelbura që rrjedhin edhe në lagjet e ashtuquajtura rezidenciale as edhe për të asfaltuar një metër rrugë me asfalt e për të cliruar nga balta lagjet e Tiranës etj etj ndodhi pa fund, duke I lënë plotësisht banorët e Tiranës në dorë të Zotit të madh atje lart dhe të zotit bashkiak e të shurdhët këtu poshtë.
Qytetarët e Tiranës e kanë të qartë tashmë që kushtetutën edhe mund ta ndryshojë kryebashkiaku i tyre duke e gjetur fjalën për tre orë me Berishën, kurse fjalën për kompetencat e minibashkive dhe për ujin e pijshëm etj etj nuk e gjen dot.
Sigurisht që qytetarët e Tiranës nuk do të mungojnë të shndërrojnë opinonin e tyre plebishitar të shprehur në sondazhe për qeverisjen mbytëse të Tiranës nga kryebashkiaku I tyre në një vullnet elektoral ndryshues të shprehur me votë dhe kjo është dialektikisht e pakthyeshme sepse mashtrimi bashkiak prej tre mandatesh duhet të gjejë budallenj të tjerë përtej të majtës dhe të djathtës që të votohet, por jo më, prej popullit të Tiranës.

Shkruaj një koment



Duhet të jesh i/e identifikuar për të komentuar.