Opozita proBerishë e Ramës dhe opozita.
Nga: Emiljano ALEKSI
Askush sot nuk ka asnjë dilemë se në Shqipëri ka dy opozita.Ngjarjet që kanë rrjedhur aksionet politike të ndërmarra,raporti me Berishën si dhe raporti me kauzat e mëdha kanë ndarë e diferencuar qartë praninë e dy opozitave.
Opozita pa kauzë proBerishë e Ramës dhe opozita e kauzave të mëdha e LSI dallohen shumë mirë nga njëra tjetra dhe kushdo që do të lodhej ti njëhsonte me njëra tjetrën do të jepte shëmbullin e një injorance të padëgjuar ose më keq akoma të një kapjeje të turpshme.
Kauzat e mëdha të opozitës se LSI problemi I madh i opozites proberishe të Ramës.Sot opozita e udhëhequr nga LSI me profilin e qartë të një opozite pa komplekse dhe kapje u është drejtuar kauzave të mëdha të cilat janë edhe dimensioni i një opozite të madhe qe ka ngjizur natyrshëm nje alternativë shumë të besueshme për qytetaret per pushtetin e nesërm.Kryekauza e mbrojtjes së kushtetutës është sot një cështje e madhe që ringjiz të gjithë majtën përreth dimensionit të LSI për disa arsye të mëdha.Ka qënë kushtetuta një kauzë e tillë kaq e madhe sa që I dha një armë parimore të pathyeshme PS në opozitë që në vitin 1994 ajo të ndërmerte aksionin më të madh politik të saj per rrezimin e kushtetutes antidemokratike te Berishes, aksion që krijoi një kohezion të madh brënda vetë PS,por vuri për herë të parë në një vështirësi të pakapërcyeshme Berishën, I cili u thye e humbi në momentin kur diktatura e tij ishte më e egër se kurrë.Pra Berishën e thyejnë kauzat e mëdha dhe jo opozita e thashethemit të vogël dhe e kulisave, ku për të qënë objektiv ai është një usta I spikatur për ti administruar e kthyer në favor të tij.
Duke ndërmarrë një kauzë të madhe atë të rivendosjës së Kushtetutës demokratike thënë ndryshe të asaj demokracie që Berisha e urren, opozita e LSI u dha qytetarëve arsyen e qënësishme për tu bërë pjesë e një fryme të re shumëdimensionale dhe për të mbrojtur vëndin nga diktatura e re, që startoi natën e 21 prillit kur u dhunua Kushtetuta qe u dhurua brenda tre oresh nga opozita proberishe e Rames.
Krimi shtetëror i Gërdecit ishte një kauzë e madhe dhe e pakapërcyeshme për Berishën, të cilës opozita e LSI e shndërroi në të tillë, që të nesërmen e ndodhjes së saj kur Meta kërkoi dorëheqjen e Berishës dhe vënien në dispozicion të drejtësisë si dhe ngritjen e menjëhershme të një komisioni hetimor parlamentar për të.Inisiativa u pengua nga opozita e Ramës dhe për turp të saj më parë se në Shqipëri ku Gërdeci ndodhi e mori dhjetra jetë njerëzish komisioni hetimor u ngrit në Amerikë.
Asnjë nuk ka harruar se opozita e Ramës i kërkon një informacion me shkrim Berishës per Gerdecin, duke zëvëndësuar kauzën e një hetimi historik të thellë shëmbullor të një krimi shtetëror te padegjuar me një informacion rutinor,të ngjashëm me informacionin e një drejtorie të vogël diku në një qoshe të ndonjë ministrie,me qellimin e vetem clirimin e Berishes nga pergjegjesia e pashmangshme qe rendon mbi te e duke bere qe vetem pas reagimit te forte te nderkombetareve te hiqej imuniteti I Mediut me shume se nje muaj me pas tragjedise.
Kauza e madhe e zgjedhjeve të lira ku opozita e LSI, por jo ajo e Ramës, investoi gjithshka ishte dhe mbetet ajo kauzë që e ka bërë Berishën të humbë gjithmonë, kur përballët me to dhe 26 maji I 1996 ishte dhe mbetet një provë e pakundërshtueshme për këtë.Opozita e LSI që në 2004 dhë 2005 propozoi gjithshka, projekte konkrete për reformimin e sistemit zgjedhor, aplikimin e sistemeve të ndershme që eliminojnë “dushqe” të rinj, ndershmëri absolute në numërimin e votës dhe krijimin e një sistemi që I mundëson emigrantët që të votojnë atje ku jetojne.Opozita proberishe e Ramës për të mos shqetësuar Berishën zgjodhi të bashkëpunojë dyshe me të, të dështojë qëllimisht komisionin parlamentar të ngritur për zgjedhjet, të ngrerë sërish një tjetër komision, që vepron praktikisht me veton e Berishës, pra ti krijojë të gjithë lehtësirat që Berisha ose “Tirani I votes se lire” sipas Rames, nuk I kishte menduar kurrë kaq të lehta.Opozita ë Ramës eci në një rrugë antikauzë duke lehtësuar Berishën dhe problemin e tij të vjetër, të pakapërcyeshëm dhe të humbur me zgjedhjet e lira,duke i ofruar alibine Berishës, që nuk po bën gjë tjetër vecse po mbështet atë që opozita e Ramës po i propozon.
Opozita që bën opozitë dhe opozita proberishe e Ramës që bën “sikur”.Opozita e Ramës është demostruar tërësisht e paqëndrueshme,qellimisht e shpërqëndruar, e c`fokusuar dhe pa nerv, sepse të tillë e bën mungesa e kauzave të mëdha dhe kapja e shumeanshme per interesa te saj te perfitimit personal ne dem te qytetareve te pambrojtur dhe te varfer.Të gjithë kujtojnë se si në vënd të shkuarjes deri në fund krimit shteteror të Gërdecit, opozita e Ramës kërkonte mocion për Topallin ku edhe këtë e la rrugës.Kur në parlament u rrëzuan dekretet e presidentit për anëtarët e gjykatës së lartë, të nesërmen në parlament PS kërkonte sqarime për deklaratat në procesrverbalin e Arjan Madhit, ndërkohë që Berisha dhe të tijtë kishin treguar qartë se aspironin vendosjen e diktaturën se PD duke synuar të vënë nën kontroll edhe Presidentin e republikës.Të gjithë kujtojnë se të nesërmen e rrëzimit të dekreteve të presidentit ndërsa folën publikisht me shqetësim përfaqsuesit e partnerëve më të rëndësishëm ndërkombëtarë në Shqipëri vetëm Rama nuk foli, nuk foli as Berisha, por ky I fundit kishte një hall se cështja kishtë të bënte me të, po Rama c`hall kishte?
Kishte nje hall te madh sepse Rama nuk ka jetuar asnje sekonde si opozitar.Objektivi I Rames per te lene Berishen te konsumoje edhe sekonden e fundit ne pushtet eshte ky objektivi I tij nderkohe qe Bashkia qe drejton I jep atij shume pushtet dhe perfitime pafund, qe nuk kane asnje lidhje me mijra socialiste te papune dhe ne varferi te frikshme.Strategjia e Rames qe boll te jete aty si njefare opozitari se njerezit s`kane cte bejne do ti japin atij vota qe jane kunder Berishes, ky eshte thelbi I shperdorimit te mizeries se shkaktuar nga Berisha, qe Rama nuk ka zgjedhur ta luftoje por te konformohet me të per te konsumuar sa më shumë pushtet bashkiak.Ne fund te fundit socialistet nuk I intersojne aspak atij perderisa edhe Bashkia e tij ne qindrat e te punesuarave te tij nuk ka kembe socialisti.
Ankthi I Ramës me historinë e së majtës.C`përqëndrimi ideologjik dhe programor si dhe përcmimi e nulifikimi i kontributit të së majtës duke folur përtej së majtës dhe të djathtës është një injeksion deprimimi që tenton tu bëjë Rama mijra e mijra socialistëve, që votojnë që 18 vjetesh,kundër Berishës.Socialistet e kanë të pamundur të besojnë më Ramën i cili pak vjet më parë konsideronte kthimin e Berishës “tradhëti kombëtare” dhe pak vjet më vonë si “aleatin e tij të patjetërsueshëm”.
Socialistët e ndershëm e refuzojnë një shpërdorim të tillë të luftes se tyre ndaj Berishes si dhe perbuzin luften e Rames me cdo mjet kunder LSI dhe opozites, qe ka zevendesuar plotesisht luften me Sali Berishen.Sot problemi I madh I Ramës është me historinë e të majtës në Shqipëri, histori e cila është padyshim më e pasura në ngjarje dhe arritje.Ajo është një problem I pakapërcyeshëm për të dhe që do të kondicionojë në vazhdimësi Ramën që përfundimisht nuk mundet dhe nuk do qe të përballet me Berishën, sepse është e kompleksuar e kapur prej tij,por qe ka zgjedhur te luftoje ndaj Luan Rames ,Petro Kocit etj etj te cilet jane nje pjese e asaj historie te Partise Socialiste qe nuk ka bere kurre kompromise me Berishen.Të gjithë e kanë të qartë që edhe persona brënda PS-se, të cilët kanë një formim të majtë të konsoliduar dhe vokacion të fortë opozitar do të kufizohen e cenzurohen në vazhdimësi nga Rama sepse opozita e fortë shqetësuese për Berishën është shqetësim I madh edhe për të.
Këtu qëndron edhe problemi I madh i Ramës me opozitën e LSI e cila është fokusuar në kauza të mëdha të cilat e bëjnë Berishën të humbasë, përkundrejt opozitës së Rames si garë hipokrite dialogjesh me Berishen,që fillojnë nga NATO dhe përfundojnë tek shtegëtimi baritor nëpër fusha e male për njohjen e vëndit në formën dialogut me Shqipërinë,nderkohe qe Tirana thahet per uje,dhe kanalet e ujrave te zeza kuterbojne ere te ndyre neper kryeqytet duke mos kursyer edhe zonat rezidenciale te tij.
Vlerësimi kooperativist i opozitës.Sot në mënyrë të komisionuar mëtohet që të bëhet një vlerësim në bllok thënë më thjesht kooperativist i opozitës.Ka analistë dhë opinionbërës që shqyhen nga lodhja duke folur për opozitën me terma të përgjithsuara e me një përdëllim mallëngjyes duke u shqetesuar nga thelbi I shpirtit se nuk ajo po bën opozitë dhe që po lë qytetarët pa përfaqësim.Të vërtetat flasin qartë dhe ndryshe.Më së fundi edhe te kapurit apo te komisionuarit,të gjithë duhet ti japin pak kurajë vetes dhe ti thonë të vërtetat sic janë ashtu sic edhe e ndjejnë dhe I mbështesin qytetarët shqiptarë.Në Shqipëri ka dy opozita një opozitë të madhe të kauzave të mëdha që drejton LSI dhe një opozitë proBerishë që drejton Rama.Edhe sikur të bënin një sondazh në fshatin më të humbur të Shqipërisë 100% e shqiptarëve do të tregonin që janë shumë të qartë qe ne Shqiperi ka dy opozita.Cdo lloj qasjë tjetër apo identifikim i pasivitetit proberishe të qellimshem te opozitës se Rames me opozitën e drejtuar nga LSI eshte nje sfidë e humbur sepse aksionet politikë të te dyjave janë në sytë e njerëzve gjithashtu edhe projektligjet e propozuara në parlament nga LSI janë aty, përkundrejt të asnjë të tilli nga PS si dhe qindra e qindra komunikime te perditshme me qytetarët ne cdo komune e bashki te Shqiperise.Analistët që e duan vertet zanatin e tyre duhet të kujtohen se sivëllezërit e tyre në Europë dhe Amerikë qindra ditë në vit veshin xhinset dhe shkelin edhe qoshet më të humbura të vëndeve të tyre si dhe te gjithe globit dhe vetem pastaj ulen e shkruajnë.Koha e bërjes së opinioneve e komenteve nga kafenetë ka mbaruar,gjithashtu ka mbaruar edhe koha e opinionbërjës së komisionuar e që i kundërvihet realiteteve që flasin qartë.
Arkivuar nën: komente