Emiljano ALEKSI

A dimë të edukojmë njeriun modern?
Nuk është e lehtë në kohën tonë të përkufizosh se cili është edukimi që duhet të marrë njeriu që të jetë qytetar i edukuar. Madje, nuk kemi të qarta se cilat vlera të sjelljes individuale dhe të komportimit social i duhen njeriut, kohës, shoqërisë, se cilat prej tyre duhet të konsiderohen vlera morale apo tipare të domosdoshme për shoqërinë shqiptare të ditëve tona. Kjo çështje nuk është një problem i thjeshtë moral apo pedagogjik. Është një nga problemet e mëdha sociale, që ka sjellë shumë shqetësime konceptuale dhe praktike në veprimtarinë edukative të familjes, shkollës, institucioneve fetare në Shqipëri. Ne jetojmë në një shoqëri të lirë, të individualizuar, me tregues edukativë të tronditur, me ndikim të ulët social, prandaj nuk është e lehtë të përcaktosh se cilat janë tiparet morale dhe karakteristikat personale që duhet të ketë dhe të shfaqë njeriu për të qenë koherent me kërkesat dhe imperativët e jetës moderne. Në të vërtetë, çdo ditë e më shumë po përballemi me perceptime edukative kaotike, madje me koncepte voluntariste e antiedukative, shpesh të deformuara deri në kufijtë e anarkisë dhe anomisë sociale. Shumë të rinj të shkollave të mesme, studentë të universiteteve, por jo vetëm këta, kanë dalë realisht nga kufijtë e lejuar të lirisë personale dhe po bëhen shqetësim i vërtetë social. Krimi, vrasjet, vjedhjet, dhuna, tensioni social publik janë tregues të faktit që perceptimet anarkiste të lirisë nga shumë njerëz dhe grupe sociale në shoqërinë tonë kanë krijuar rrethana të favorshme për një situatë të paqartë për vlerat që i duhen qytetërimit tonë. Po bëhen dy dekada që nuk po merremi si duhet me edukimin e njerëzve, ngaqë e gjithë shoqëria është në sulm për para, mirëqenie, mbijetesë, luks, konsum, seks etj. Dhe kjo ka krijuar gradualisht një situatë sociale në të cilën shumë njerëz nuk kanë fare të qartë, madje kanë një perceptim flu të disa vlerave morale të domosdoshme që duhen për ekuilibrin e shoqërisë shqiptare në tërësi, por dhe për jetën individuale të njeriut.

Ky boshllëk moral duket se është zgjeruar akoma kohët e fundit. Madje, duket se po ecim deri në kufij kritikë. Kjo e ka bërë të vështirë punën për edukimin, veçanërisht të të rinjve, në familje, në shkollë dhe komunitet. Sepse edhe këto institucione ndodhen përballë vështirësive konceptuale dhe për të përcaktuar se cilat janë vlerat edukative, tiparet morale dhe standardet e qytetërimit që duhen kultivuar te njerëzit tanë. Akoma më e vështirë është situata në kushtet e zgjerimit të tendencës liberale, aq sa në pamje të parë duket se e kanë të vështirë disiplinimin e vullnetshëm të njeriut në shkollë, familje apo institucione të tjera specifike të edukimit. Jo vetëm kaq, por nuk është pa shqetësim fakti që këto institucione vetë nuk kanë njohuritë, teknikat e teknologjitë adekuate edukative që e bëjnë edhe më të vështirë procesin e ndikimit modern edukativ. Këtë vështirësi në të njëjtin drejtim dhe me të njëjtën gjatësi vale e kanë edhe figurat kryesore profesionale, që në pozicione të caktuara kanë misione edukative familjare apo sociale. Prindi në familje dhe mësuesi në shkollë, punonjësit e institucioneve të tjera edukative nuk janë të qartë se çfarë aftësish morale duhen kultivuar në kohën e tanishme në personalitetin e njeriut modern si qytetar e mbi të gjitha se si mund të ndikohet në mënyrë direkte apo të tërthortë për formimin e tyre tipareve. Kjo ka bërë që shpesh puna edukative me fëmijët në shkollë dhe familje të ketë natyrë kaotike. Kërkesat dhe synimet janë më shumë përzierje parimesh edukative të vjetra ose sajesa intuitive, aliazhe hibride jofunksionuese midis tezave të vjetra të moralit tradicional, mbeturinave të kërkesave të edukimit komunist apo produkte imitimi ekzibicionist të bazuar në parime kakofonike pedagogjike e morale, që më shumë se e ndërtojnë e deformojnë karakterin dhe personalitetin e njeriut. Një gjë duhet të kuptojmë të gjithë, në çdo rol dhe pozicion që jemi - si prind, vëlla, motër, mësues, pedagog, mjek, punonjës social, psikolog: procesi i edukimit të njeriut në shoqërinë moderne të individualizuar nuk është më aq i ngarkuar me parafabrikate e slogane ideologjike dhe edukative, por është bërë ndërkaq shumë i vështirë dhe i komplikuar.

Prandaj sociologët dhe pedagogët e kohës moderne kanë ravijëzuar një koncept edukativ më të thjeshtë, të bazuar në një pragmatizëm moral, i cili synon që të ravijëzohen te qytetari minimalisht dy aftësi bazë, që i duhen për të qenë i orientuar, i suksesshëm në jetë. Sepse sado individuale të bëhet shoqëria jonë, ajo nuk mund t’i shmanget nevojës dhe domosdoshmërisë që kanë njerëzit për të komunikuar me njëri-tjetrin, për të pasur mes tyre lidhje të natyrave intime dhe nevoja të pashmangshme për kooperim social. Sepse njeriu jeton në shoqëri jo si qenie e izoluar, por si individ me dimension social. Natyrisht që të jetë në këtë pozicion normal me veten dhe shoqërinë, është e nevojshme që institucionet e edukimit dhe edukatorët socialë të punojnë për të krijuar atë formim human në familje, shkollë dhe komunitet. Filozofi, sociologu dhe politologu modern amerikan John Rowls duket se e ka zgjidhur këtë formulë duke theksuar se sot është imperative që të punojmë për të krijuar “dy aftësitë morale” të njeriut. Sipas tij, edukimi duhet të synojë në të gjitha hallkat e edukimit që te njerëzit të kultivohen si tipare themelore të personalitetit të tij “sensi i drejtësisë” dhe “sensi i të mirës”.

Në pamje të parë duken si gjëra të thjeshta, por në thelb ato janë vlera morale sintetike, të përbëra, që në kuintesencën e tyre kanë të materializuar shumë vlera të tjera. Nuk mund të normalizohet shoqëria, nuk mund të funksionojë si duhet demokracia shqiptare dhe morali i saj, nëse te njerëzit tanë në familje, shkollë, administratë, komunitet e kudo, në jetën publike dhe sjelljen private nuk kultivojmë një “sens drejtësie”. Kjo do të thotë se tashmë të gjithë duhet të synojmë të edukojmë njerëz me aftësi qytetare për të zbatuar principet e drejtësisë politike në shoqëri. Pa këtë ndjenjë konsensuale, të përgjithshme, sunduese te njerëzit tanë është e pamundur të funksionojë shoqëria si sistem social i përbërë. Pa ndjenjën e drejtësisë si veprim organik i çdo njeriu si qytetar është e pamundur të krijohen pastaj kushtet që njerëzit të lidhen mes tyre përmes nevojës së kooperimit social.

Por krahas këtij tipari është me rëndësi që kudo të krijojmë te çdo njeri sensin e orientimit organik drejt së mirës, duke bërë atë tipar të qëndrueshëm të personalitetit si qytetar. Kur themi të edukojmë nxënësit, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët me ndjenjën dhe konceptin e së mirës, nuk është fjala për konceptime metafizike të saj sesa më shumë për disa tipare të mënyrës së sjelljes së njeriut modern. Kjo ka të bëjë me vlerën e jetës njerëzore. Pa dyshim në skalitjen e këtyre tipareve të qytetarit është e domosdoshme, e dobishme që të angazhohen edhe doktrinat fetare, filozofike dhe morale, institucionet e tyre specifike, ndikimi i të cilave, për fat të keq, në shoqërinë tonë është fare i ulët. Sepse shoqëria ka nevojë, nevojë kanë dhe edukatorët e çdo niveli, duke filluar që nga politikanët që “sensi i drejtësisë” dhe i “së mirës” duhen zbërthyer konceptualisht dhe pastaj të bëhen module organike të punës edukative për familjen, shkollën dhe të gjitha institucionet e tjera të edukimit. Domethënë ne si shoqëri tashmë kemi nevojë urgjente, sipas mendimit tim, që të ndryshojmë konceptin e vjetër të edukimit dogmatik dhe moralizues të së kaluarës, me të cilin kemi vlerësuar personin e moralshëm. Paradigmat etike të vlerësimit moral të së kaluarës ndihen ende në konceptimet vlerësuese që shpesh bëjmë edhe për njeriun e ditëve tona, pa llogaritur se koha ka ndryshuar dhe njeriu tashmë është bërë tjetër njeri. Pavarësisht konfondimeve dhe keqkuptimeve që ka për vlerësimin e njeriut të moralshëm, të suksesshëm, një gjë është e vërtetë: shoqëria në të cilën jetojmë është konceptualisht, ontologjikisht dhe empirikisht krejt tjetër. Ketmanët moralë me natyrë sociale gjithnjë e më shumë po e humbasim forcën e ndikimit, sepse është zbehur shumë moraliteti social si diçka që vjen nga lart dhe po zgjerohet së tepërmi baza dhe hapësira e moralitetit individual, aftësia e njeriut për të pasur konceptin e vet praktik, individual, të përveçëm për atë që është e mirë apo e keqe, e moralshme apo e pamoralshme. Në shoqërinë tonë, që tashmë ka si ideologji të sajën pragmatizmin, vlerësimin mbi gjithçka të asaj që të shërben në jetën tënde, që është e dobishme dhe të sjell sukses, është e vështirë të kërkosh kodifikime morale me natyrë të gjerë sociale. Në këtë kontekst, të jesh i moralshëm sot nuk do të thotë që të mos jesh i fortë, ambicioz, i renditur në punë, me mendim të qartë agresiv për progresin, individualist në një masë gjithnjë e më të madhe.

Në të vërtetë, në kohën moderne më shumë se sa flitet për shoqëri morale flitet për shoqëri me drejtësi. Në vend të njeriut të moralshëm po synohet qytetari që duke kristalizuar tiparet e qytetarisë moderne është njeri i drejtë, që zbaton rregullat dhe ligjet e shtetit pa pasur nevojë për epitete morale pasive shtesë, që nuk i sjellin dobi as atij, as shoqërisë. Në kohën tonë parimet e vjetra morale nuk funksionojnë. Koha kërkon tjetër gjë. Kjo do të thotë se duhet të ndryshojmë konceptin dhe synimet e edukimit moral, strategjinë, taktikën, praktikën e edukimit të njeriut, duke synuar dy gjëra të mëdha që i duhen kohës sonë. Së pari, të synojmë që të edukojmë njeriun jo me parime dhe vlera morale, që nuk i shërbejnë atij, kohës dhe shoqërisë moderne, si dhe të ngulim këmbë që të formojmë kushtet morale të formimit qytetar të çdo njeriu individualisht me parime dhe norma të qytetërimit universal. Në këtë botë njerëzore të integruar, të globalizuar ajo për të cilën kemi nevojë është formimi i njeriut me standarde morale të barabarta dhe vlerat universale të qytetërimit. Së dyti, paralelisht me formimin qytetar duhet të punojmë skalitjen e tipareve morale që i përshtaten kohës dhe njeriut modern (duhet kujdes në përdorimin dhe pretendimin për aq shumë humanizëm, solidaritet, miqësi, fqinjësi etj.), krijimit të qytetarit me “shpirt drejtësie”.

Është koha e duhur që të përqendrohemi në këtë doktrinë morale, që ti shërbejë efektivisht shoqërisë dhe formimit qytetar të njerëzve tanë. Krijimi te njerëzit tanë i koncepsionit dhe veprimit si qytetarë me sens organik drejtësie dhe mirësie është një proces më shumë filozofik, psikologjik dhe politik dhe fare pak me fondament moral. Procesi i edukimit qytetar, formimi i sensit të drejtësisë morale që nga fëmija i kopshtit deri tek i moshuari është detyrë prioritare e shoqërisë sonë, kusht i lehtësimit të procesit universal të integrimit të njerëzve tanë në qytetërimin, që tashmë universalizohet pa kthim. Formimi qytetar dhe ndjenja e drejtësisë njerëzore (në të cilën janë të shkrira në përputhje me kohën dhe në masën e nevojshme humanizmi, solidariteti etj.) është një proces më shumë politik sesa moral. Kjo do të thotë se ne kemi nevojë për të edukuar në çdo cep të shoqërisë shqiptare jo njerëz demagogë apo dogmatikë, por qytetarë të vërtetë, që respektojnë vullnetarisht dhe jo nga frika ligjet e vendit, Kushtetutën, të drejtat dhe liritë e njeriut, traditat dhe zakonet më të mira që kemi. Koha kërkon që pikërisht këtu ti përqendrojmë bateritë e edukimit të njeriut e jo të ecim duke u hallakatur kot në shkretëtirat morale, duke u marrë me mekanizmat e ndryshkur edukativë të kohës së shkuar.

Handraku Elitar: Përsiatje mbi Parinë e Tiranës
Emiljano ALEKSI

Çdo komb a shtet drejtohet nga një grup njerëzisht të cilët quhen paria apo elita dhe që supozohet se kanë ose kontrollojnë njërën nga karakteristikat e mëposhtme në një shoqëri: a- dijen; b- fisnikërinë; c- pasurinë; dhe d- forcën. Pra, paria ose elitat duhet të vijnë nga njerëzit e shkolluar dhe ekspertë, nga familje të mira që e kanë sensin e shërbimit ndaj një grupi të caktuar, noblesse oblige si i thonë francezët, cilësia që dallon fisnikët prej bakallave e jeniçerëve. Paria vjen edhe prej atyre njerëzve që kanë pasuri të vënë me nder apo pa nder por që e përdorin për të bërë mirë grupit të tyre. Pra edhe për këtë grup pasuria është respekti që mundohen të fitojnë në komunitetin ku jetojnë. Më në fund, paria janë edhe ato individë që janë vënë në krye të një grupi besnikësh, bande apo hordhie që janë gati të vdesin për to se ju japin bukën e gojës apo se sinqerisht besojnë në këto individë. Edhe një popull, bandë, turmë, klan, kastë apo grup, i cili drejtohet nga pari apo elita të tilla që e ndajnë fatin e tyre me të, ka shpresë që të jetë i siguruar për jetesën e bukën e gojës. Përndryshe, po nuk e patën sigurinë se paria i di dhe i zgjidh problemet që i shqetësojnë të gjithë me ndershmëri e me drejtësi, populli, banda, turma, klani, kasta, apo grupi rebelohet dhe paria zëvendësohet më nje tjetër që i plotëson kushtet e nevojat e grupit. Veçanërisht në periudhat e tranzicionit nga një regjim në tjetrin, e lene ma në periudhën e kalimit nga një formë organizimi shoqëror në një tjetër, roli dhe randësia e parisë apo elitës bëhet e jashtëzakonshme, sepse me dijet, me specializimin profesional, me lidhjet, me shërbimet, dhe me sakrificat e saj, paria mund të nxjerrë në dritë një popull, një hordhi, një klan, apo një kastë ose t’ia fikë derën. Pari të tilla të suksesshme janë në rradhë të parë paritë e kombit slloven apo hungarez, por edhe të disa kombeve të tjera të Europës Lindore që i nxorën popujt e tyre nga bataku dhe i vunë në rrugë të sigurimit të një ardhmeje më të mirë. Për këtë ato janë të respektuar nga populli i tyre. Po ndër shqiptarët? Kur vjen puna tek paritë shqiptare, gjendja është aq e mjerë dhe e pashpresë sa mund të thuhet pa frikë se me siguri që ose do të ketë ndonjë forcë të mbinatyrshme që shqiptarët nuk i ka marrë lumi më shpejt e më plotësisht ose populli shqiptar është aq i veçantë sa e ka gjetur mekanizmin e tij për me lënë mënjanë e për me shmangë efektet e handrakut elitar që e kapllosur gjithkah. Puna është se paria e sotme shqiptare është paria më e përçudnuar në të gjitha drejtimet që ka ekzistuar ndonjëherë në faqe të dheut qoftë në shtetin shqiptar qoftë në Kosovë, Maqedoni, apo Mal të Zi. Shkaqet pse kemi këtë pari nuk kanë të bëjnë shumë me shqiptarët vetë por me sistemet politike dhe shtetet që ju ishin imponuar dhe që kishin nevojë për shërbëtorë të tillë. Në asnjërin nga shtetet ku jetojnë shqiptarët paria e tyre nuk e përmbush asnjë nga kushtet për të qënë pari, përveçse në nivelin e bandës gangsteriale. Kjo mangësi është e dukshme në shtetin shqiptar një shtet që kualifikohet nga analistët si shtet mafioz. Për këtë arësye por edhe për shumë të tjera që nuk mund të trajtohen në këtë shkrim, ja vlen të shihet qoftë edhe përciptazi se ku qëndron problemi me parinë. Pyetja është se çka është mbrapsht me këtë pari që është kthyer në kancer për kombin dhe shtetin shqiptar që duhej të ishte shteti i shqiptarëve por që duke gjykyar nga politikat që ndjek është shtet në shërbim të gjithkujt përveçse të shqiptarëve. Ashtu si kanceri që është një qelizë që vret të tjerat edhe paria që han e vret popullin e vet është hiç më pak se kancer dhe duhet të shihet si problem vdekjeprurës. Më duket se shqiptarët e kanë këtë problem me parinë e tyre për katër arësye të lidhura me natyrën e parisë së tyre të tanishme që i rreshtoj pak më poshtë dhe që mua më duket se meritojnë pak vëmendje. Së pari, ndonëse në shtetin shqiptar kemi njerëz të ditur ato nuk po kanë mundësi që ta përdorin dijen aty ku janë specializuar. Karrierat e tyre janë si në përrallat. Për shembull, kushtetuta e shtetit shqiptar shkruhet me kontributin e një aktori teledramatik të sukseshëm në kohën e komunizmit, që hyri si hyri në PD, i cili pasi lufton në rradhët e Marksist-Leninistëve të udhëhequr nga Kranidhiotis e Ruçi, u vetëgradua gjeneral i një rebelimi kriminal më 1997; tash është kthyer te ish-miku i tij i vjetër kryetari i opozitës që dikur i ka thyer brinjët dhe jep mend për Kushtetutën e ligjin themeltar të shtetit pa e bërë një ditë shkollë për atë punë. Zotnia, si kryeministri i tanishëm flet bukur, po as vetë nuk e din se çka thotë. Ministri i jashtëm është një njeri që duhej të zgjidhte probleme të fizikës por që i është mbushur mendja se merr vesh edhe nga financat dhe politika ndërkombëtare dhe shkon e i jep leksione NATO’s se si duhet të ndërtohet strategjia rajonale e sigurisë. Zv. Ministri i jashtëm që ka mbaruar pedagogji për fëmijët e kopshteve është akuzuar prej kryeministrit të shtetit si hajduti i orizit të ushtarëve; tash na ka dalë si autor i strategjisë së sigurimit kombëtar. Ministri i pushtetit lokal ka mbaruar shkollën për gjuhën shqipe dhe ka si profesion gazetarinë bulevardeske por sot na shitet si eskpert i decentralizimit rajonal e autonomisë lokale. Këshilltari politik i Kryeministrit është një ish-mësues letërsie dhe poet që pasi ka ndrruar disa parti nuk shkruan më as fjalime për ustain e vet pasi me sa duket ka frikë se mos po përsërit mendimet e kryetarit të opozitës admirues i së cilës është shitur dikur. Sekretari organizativ i partisë në pushtet është ish-kryeshefi i Sigurimit të Shtetit, ministri i mbrojtjes ka mbaruar për inxhinieri mekanike, kryetari i bashkisë së Tiranës është një piktor modern. Nga opozita gjerat janë edhe ma keq. Ish-presidenti ështe një mjek zemre që duket se ka probleme deliri mendor, ish-kryetari i parlamentit ka bërë 30 vjet burg dhe s’ka asnjë ditë përvojë qeveritare para se të bëhej kryetar parliamenti, ndërsa ish-kryeministri që thuhet se sot ndërton pallate, është kthyer në profesion sepse, në fund të fundit, në kohën e kaluar është marrë me restaurimin e kishave mesjetare. Nga partitë e opozitës, kemi një ish-arkeolog që është kryetar i komisonit të rendit, një ish-mësues historie e ish-zëdhënës të ish-presidentit kardiolog që drejton komisionin e punëve të jashtme, kryetarin e partisë së grekëve që ka mbaruar për anglisht, dhe nën-kryetarin e Shoqatës të Burgosurve politikë që është bërë ambasador andej nga Vendet e Ulta. Nga Aleanca për Shtetin kemi një ekspert për kooperativat bujqësore që është ministër i ambjentit dhe kryetar partie (çka edhe pranohet) si dhe një doktor profesor për matematikë që merret me çështjet sociale dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe që nga ana tjetër akuzohet si ndertues pallatesh e mbështetës i pronarëve të gomoneve. Kryeministri që specializimin e ka pasur në politikën ndërkombëtare ekonomike të Kinës e të Bashkimit Sovjetik, dhe të vet-administrimit Jugosllav ndoshta duke përfituar nga eksperienca e dikurshme si zëvëndës i Nexhmije Hoxhës në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste ka filluar t’i japë mend edhe koalicionit botëror të luftës kundër terrorizmit. Puna është se në çdo shoqeri, mund të punosh po pate zotësi manageriale e drejtimi edhe në poste të tjera, sepse është sistemi që është në punë i cili të detyron të mos sillesh në një mënyrë të gabuar se je i rrethuar nga këshilltarë të mënçur ose pse ka një linjë politike që duhet të ndjekësh e ligje të forta në vend. Kështu, edhe Shvarcenegeri zgjidhet guvernator i Kalifornisë, po Kalifornia nuk është Shqipëria. Për më tepër, Shvarcenegeri ka qënë aktiv për shumë vite në politikë, ai ka këshilltarë që dinë si të drejtojnë shtetin, dhe sistemi ku gjendet e vepron nuk e lejon me ba gabime se ka kontrolle e balanca të brendshme. Por, në nji sistem kur individi në pozitë kyçe duhet të marrë vendime me përgjegjësi, e shpesh besa, si edhe mund të gjykohet nga shkrimet e fundit në Koha Jonë edhe, mbi një gotë vere, kjo gjë është e frikshme. Edhe pse jam menduar thellë për të gjetur dikënd që e bën atë punë për të cilën është specializuar në parinë shqiptare më rezulton vetëm Shkëlqim Cani, guvernator i bankës shqiptare si dhe personat e mëposhtëm: Anastas Angjeli, që kryeministri i sotëm e ka akuzuar si monopolin e bananeve dhe hajdutin më të madh në Shqipëri, Fehmi Abdiu, në Gjykatën e lartë, ish-mbrojtësi në gjyq i gjithë kriminelëve të Birosë Politike, dhe Ridvan Bode si këshilltar ekonomik në opozitë por që nuk ja dëgjon kush fjalën si ndodhi me piramidat në vitin 1996. Tashti si mund të drejtohet një shtet kur kryeministrat, ministrat, qeveritarët, opozitarët e deputetët janë krejtësisht të papërgatitur profesionalisht për t’u përballur me detyrat e tyre? Pse asnjëri nga këto zotërinj nuk i hyp aeroplanit që e drejton dikush që nuk është pilot? Pse kur turren me veturat me targat jeshile na i vënë policët para e mbrapa që të ruhen nga aksidentet që mund t’ju shkaktojnë shoferët e pastërvitur të Tiranës të cilët këto i lejojnë të marrin patenta badihava? Pse nuk shkojnë këto qeveritarë që të ‘korrektojnë’ sytë te varri i Dervish Hatixhesë apo te varri i Avllo Kozmajt, po ja mbathin në Turqi e Greqi për të bërë operacione e për t’u zdërhallë mejhaneve? Në se paria kërkon shërbime profesionale për vete, po ne, populli, nuk e meritojmë që të kemi një pari që din e që bën atë din më mirë e në shërbim të popullit? Më duket se nga kjo anë, paria e jonë lë shumë gjëra mangut. Paria e jonë duket se mendon, si ka thënë ish-kryeministri Meksi, bëmë edhe një herë nuse pa di si nusëroj. Puna është se në politikë nuset merren për një punë të caktuar dhe po gabove një herë, si i thonë lebërit, ‘vate’. Kur të mesosh se e ke gabim është gjithmonë mbas pilafit. Në politikë ka probleme që paraqiten një herë, po nuk dite nusëro sa të duash, mandej zgjidhja e vetme që ke është të gënjesh popullin për të ndenjur në Benz-in që ta dhuron dikush. Kjo është krim. Kjo më sjell tek pika e dytë, që elitat mund të jenë fisnike nga oxhaku. Puna është se në shtetin shqiptar, për shkak të ndryshimeve të shumta e të shpeshta të shekullit të kaluar kur njerëzit ngjiteshin në majën e pushtetit shumë shpejt dhe e humbnin po aq shpejt, gjithkujt i duket vetja pari sepse gjyshin e ka pasur kryetar komiteti apo drejtorin e komunales. Prandaj, koncepte si fisnikëria e oxhaku nuk duhet të merren literalisht, jo vetëm se në Shqipëri nuk merret vesh kush është kush e prej kah vjen, por edhe se finiskëria ndryshon me kohën dhe e ka përcaktimin e vet në kohë. Si edhe sprovohet nga eksperiencat e vendeve të tjera, trashëgimnia zbukurohet kur merret gruaja e bukur apo dikush arrin të vendose standartet e modës në një vend, oxhaku bëhet me mermer e ndërton pallate të Shallvaret kur ke para, dhe numerohesh ‘pinjoll’ kur numëron disa arhondë, bejlerë, apo ministra të Ahmet Zogut a të Enver Hoxhës ndër paradhësit. Problemi është se paria e Tiranës ka filluar një garë të çmendur për t’u fisnikëruar me zor, duke na kujtuar se i kanë pasur baballarët e gjyshët (këto të FRESH-it sidomos) ambasadorë, drejtorë, e ku di unë. Por puna është se oxhaku është I rëndësishëm kur sistemi është I qëndrueshëm. Në situata që kalojnë shqiptarët, kriza të njëpasnjëshme që paria I kalon duke pirë kafe te Sorosi e ‘kaçurrel’ dikah tjetër, nevoja për pari të përkushtueshme është e ndjerë me të vërtetë. Në këtë gjendje, fisnikëria shfaqet e fitohet me shërbimin karshi popullit tënd dhe ditë për ditë e jo me reklamimin e pozitave të prindërve që I kanë pasur në kohën e kriminelit më të marrë që ka nxjerrë kombi shqiptar. Kjo është arësyeja pse shqiptarët i kanë nderuar e respektuar heronjtë e tyre të Rilindjes Kombëtare që nuk ishin ministra e drejtorë si Naum Bythkuqari, Rrustem Leskoviku, Ymer Prizreni, Thimi Mitko, Hasan Tahsini, Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Sami Frashëri, Jani Vreto, Anastas Kullurioti, Jeronim De Rada, Lef Nosi, Sali Butka, Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi, Aqif Elbasani, Luigj Bumçi, Sotir Peci, Bajram Curri, Ferhat Draga e me rradhë. Shumë prej këtyne vdiqën pa fëmijë, e shkrinë dijen, jetën, e pasurinë e tyre për kombin se ishin bij të kombin shqiptar e punuan për të. Ato janë fisnikë se janë shembull për ato që e dinë se ku është e mira e popullit, e jo pse kishin oxhak, se kishin para apo se ishin bijtë e zotërinjve që në kohën e merhumit Enver Hoxha e ngrohnin zyrën me tallash druri që e vidhnin në kaldajat e punëtorëve. Me keqardhje, por duhet thënë se kësaj zogorie elitare që drejton sot shtetin shqiptar dhe e cila vjen nga turli farë origjinash të dyshimta klasore, etnike, e krahinore, duket se i mungon edhe pika e fundit e fisnikërisë. Kryetari i parlamentit është një mësues marksizmi në pension i cili nuk i ka kërkuar ndonjëherë ndjesë popullit që e ka harxhuar jetën duke thënë marrëzira e krime në mbrojtje të diktaturës. Ky është emblematik për të gjithë kastën e Tiranës dhe gjithsecili duhet t’ju përgjigjet dy pyetjeve të mëposhtme në lidhje me natyrën kriminale të atij sistemi. Po se pat ditë atë herë, kur e mori vesh? Po e pat ditë, dhe është sjellë si është sjellë pse duhet ta respektojmë? Socialisti më i shquar ka shpenzuar jetën duke i kënduar himne diktaturës e duke shkruar për dashurinë e deleve; tash jep mend për politikën e lartë. Puna është se aty ku s’ka male edhe një kodre i thonë mal; ku nuk ka pemë edhe mollatartave (domateve) ju thonë pemë. Ish-disidenti avokat bëri sa bëri burg e pasi dha mend se çka mendon Hobbes e shpalli doktrina politike, tash përfolet sikur merret me tregti kasetash. Mendimtarët e vetshpallur si të lirë të shoqërisë civile u bënë vegla greke-enveriste gjatë luftës civile të vitit 1997 dhe tash tregojnë përralla në mejhanet e Tiranës ku bredhin me pantallona të shkurta, me siguri si protestë karshi regjimit që i detyronte të vishnin pantallona të gjata. Tash tragjikomedia e handrakut elitar të Tiranës po mbrrin pikën më të ulët me kujtimet e një krimineleje të sprovuar si Nexhmije Hoxha. Vejusha e zezë e Shqipërisë mbron burrin e saj shqiptarvrasës (që nuk ju dridh dora t’i vadiste fushat me lotët e nënave shqiptare e gjakun e bijve të tyre) pa ju dridhur pena kur i kujtohen jetët e shkatërruara të miliona shqiptarëve. A i kujtohen asaj vallë vuejtjet e mjerimet e shqiptarëve? A i shkon ndërmend asaj se shqiptarët janë treguar fisnikë me të dhe se dinjiteti më i lartë është të mos ja malcosh plagët tjetrit? Ndoshta Enver Hoxha ka ditur diçka kur sipas do dokumenteve (Plasari & Malltezi, 1995) e quante ‘truthara ime.’ Me që ka vendosur të flasë, ajo do t’i bënte shumë shërbime si Enver Hoxhës ashtu edhe shqiptarëve po të na thonte se pse duhej të bëheshin ato krime të llahtarshme që u bënë në kohen e mbretërimit të tyre dhe të Demkave të parisë me ‘dy dhoma e një kuzhinë’ por pa shtyllë kurrizore e që sot bijtë e tyre, që paratë i bëjnë duke shfrytëzuar korrupsionin qeveritar, duan të shiten fisnikë. Tash mua më duket se ky është harbutllëk që po na shitet për fisnikëri. Në lidhje me fisnikërinë e këtyre zhumileve që drejtojnë shtetin duhen përmendur katër gjëra të tjera që e vejnë shumë në dyshim të drejtën e tyre për tu quajtur pari e finiskë. Së pari, shumë individë prej handrakut të ish-kastës kanë filluar të na kujtojnë se i kanë rrënjët thellë në Perandorinë Ottomane apo në strukturat e mileteve në ndryshme të asaj perandorie. Ashtu si nuk na thonë se prindërit e tyre kanë vrarë e prerë djemtë e nënave shqiptare ashtu nuk na thonë se janë stërnipat e jeniçerëve e të bakallëve (çobanëve e lopçarëve e shqiptarvrasësve po t’i besojmë biografive që kanë lënë në parti) që gjithmonë kanë dashur vetëm paranë dhe pushtetin e që nuk janë ndalur kurrë para përdorimit të makinës së shtetit për të rrjepur e shtypur shqiptarët, e shpesh nuk janë ndalur as për të shkelur mbi nderin e tyre. Nderi matet me qëllimet që dikush i ven vedit e këto dikur të mos harrojnë se luftonin me muej me marrë leje për vendosë një banjo alla-franga e i merrnin shtëpitë me punë vullnetare prej fukarave për t’jua dhënë pinjollëve të tyre. Si më tha një herë një plakë e vuejtun, “more bir, prej lules del ferra e prej ferrës del edhe ferra kur fara është e keqe dhe këto paskan kenë farë e keqe.” Në vend që ta shohin si mundësi për të përmirësuar veten duke I shërbyer popullit ato vazhdojnë pa u ndalur në rrugën e krimit. Së dyti, kur ka ardhur puna te familja, handraku i parisë së Tiranës gjithnjë e ka mbajtur hundën me dorë. martesat i bënin ‘politike’, d.m.th. me partishmëri dhe me familjen e duhur në rangun e duhur pavarësisht se ç’hiqte familja e tërë. Qëllimi ishte për të mbetur në Tiranë me çdo kusht e me çdo çmim. Andaj, mbas përmbysjes së regjimit komunist, shkalla e divorcit në elitën e Tiranës u ngjit në qiell. Nevojat e tyre për martesat politike u zhdukën. E bashkë me to u zhdukën edhe fasadat e lumturive familjare. Njerëz që I kanë jetët e shkatërruara pikërisht për shkak të kompromiseve të bëra qëllimisht për të gjetur një jetë më të mirë dikur, nuk po kanë dashuri për njerëzit e tjerë. Nuk kanë si të kenë. Së treti, që ta dimë mirë, gjatë kohës së sundimit të Enver Hoxhës, kishte një perandor bizantin-sulltan e paria e Tiranës ishin të gjithë shërbëtorë e si shërbëtorë. Dikush ishte më I paguar se të tjerët por gjithsesi ishte shërbëtor. Kurrë të mos harrojnë ato që sot mbajnë fjalime si elitë se trinitrinat erdhën në Shqipëri pikërisht se baballarët e mamakat e tyre desh vdiqën nga zemra të terrorizuar prej atit shpirtëror të tyre, Enver Hoxhës. Origjinat e krenarisë së tyre janë në nivelin e krimit të kryer kolektivisht nga ajo shtresë. Tash me këtë shtërngim rradhësh rreth individëve të veçantë dhe që qëndrojnë në krye të piradimës shtetërore, paria po I kthehet rolit të shërbëtorit ‘fisnik’ duke e shfrytëzue deri në fund popullin e vet. Së katërti, le të mos na mburren me pasurinë që kanë venë. Në çdo euro a dollar që qarkullon në Shqipëri e ka një pikë gjaku shqiptari emigrant, është loti I një nëne të vuejtun, është shpresa e përdhunueme e atyre vajzave që enden rrugëve të botës. Është vuejtja e papërshkrueme e shqiptarëve si komb në sundimin e kësaj parie. Këto që sot janë pasanikë përmes politikës nuk janë nuk mund të jenë fisnikë. Finiskëria fillon te respekti per vete e dikush që don me ndërtue lumtuninë e vet mbi kufomat e vujetjet e dikujt tjetër është një kriminel ordiner, pari e Rognerit po jo fisnik, kurrsesi. Shqiptarët e dinë se ç’është fisnikëria. Puna është se ky handrak parie politike që përdhunohej pa mëshirë prej një garde pretoriane në bllok e ka mësuar përmendësh mësimin dhe po mundohet t’i bëjë popullit shqiptar të njëjtën gjë që dikur e përjetonte si viktimë. Megjithëse, krimi nuk të bën fisnik kurrsesi, në Tiranë mendohet ndryshe. Në marrëzinë e histerinë që e ka kapur handrakun apo zogorinë elitare të Tiranës për tu dukur ‘fisnikë’ e pari, nuk ka standarte që nuk janë shkelur e pisllëqe që nuk janë bërë. Të vetmit që dallohen janë ato bij të kastës kriminale të regjimit komunist që e kanë pasur kurajon ta shikojnë të shkuarën me qartësi dhe të ndalen aty apo të kërkojnë që të shihet e mira e popullit. Dhe keto duhen nderuar per guximin qe tregojne t’i dalin kunder nje parie bizantine si kjo e Tiranës. Por, nga një anë tjetër, si e sheh dhe si e fiton fisnikërinë e saj zogoria elitare e Tiranës? Duke shkuar për pushime në Turqi e Athinë kur populli s’ka bukë me hangër, duke shpikur pije idjote të quajtura ‘kaçurrel,’ duke blerë pallate e vila në Durrës, duke përkëdhelur qenin e sekretarit të tretë të ambasadës së një vendi të mërdhitun, duke kërkuar ndihma andej këndej, duke ja shitur të gjithë pasurinë kombëtare të huajve, duke ndarë televizorë në jetimore, duke u grindur si qentë mbi vuajtjen e shqiptarëve pa menduar aspak për mijra vajza shqiptare, bija nanash, që bredhin rrugëve të botës, për mijra shqiptarë që robtohen për me ju sjellë bukë të afërmve, pa e çarë kokën se është mundi e djersa e shqiptarëve qe paguan rrogat e pensionet e grekëve e italianëve, pa e vrarë mendjen për drogën që qelb shkallët e rrugët e Tiranës, e shpesh besa, as për fëmijët e tyre që të droguar gjenden në spitale e përkujdesje të hueja që paguhen me gjakun e vjedhur të shqiptarëve. Çka munden me pritë shqiptarët prej njerëzish si kryeministri që kur grueja i akuzohet si spiune greke prej kryespiunit të vendit, e pushon kryespiunin prej punës dhe bashkëjeton me gruan e akuzuar si spiune greke? Dhe kjo më sjell tek elementi tjetër i fisnikërisë, pasuria. Për dikënd është vjedhje, për dikënd është status, për dikënd mjet sigurie për jetesë e për të ardhmen; por për fisnikun është mjet me ba mirë. Për handrakun e parisë së Tiranës, pasuria është gjithçka. Nuk mund ta besojë njeriu se kryeministri i shtetit shqiptar, njeri i zgjuar dhe ekonomist, jeton me ndihmën e gruas, kur ish-kryeministri e akuzon për njëmijë e një gjëra që mua më vjen turp ti them. Nuk mund ta besojë njeriu se ish-kryeministri mban fjalime socialiste duke vjelur paratë e gurores në pronësi të gruas si e ka akuzuar Nano. Kryeministri i tanishëm Nano është kaq i zoti për vete sa nuk ka shtëpi dhe jeton me ndihmat e gruas e cila akuzohet nga të gjitha anët e për shumë gjëra jo fisnike ose kështu e ka akuzuar vetë miku i tij socialist ish-kryeministri Meta e ish-shefi i SHIK-ut Klosi. Tashti, kryeministrin Nano unë e kuptoj se duke u munduar për t’i bërë mirë atdheut të tij me sa duket e ka lënë veten një çikë pasdore. Por gjithsesi pasuria është vlerë kur përdoret për diçka. Në shtetin shqiptar ka ndodhur e po ndodh ajo që nuk ngjan as në përralla. Ekonomia shqiptare është një piramidë monopolesh në krye të cilës, si në çdo vend të varfër qëndron politika dhe politikanët. Pasuria e tyre është pasuri e vënë në mënyrë gangsteriale, korruptive, mafioze e kriminale, duke përdorur dhunën e shtetit për të kanalizuar përfitimet për vete e për njerëzit e tyre. E vetmja figurë politike me peshë që e përdor pasurinë për të bërë mirë është zonja e kryeministrit Nano e akuzuara për shumë gjëra të pabesueshme. Po si t’i besojmë ne asaj që e ka sinqerisht kur ish-shefi i SHIK e akuzon si të lidhur me interesa të tjera, spiunllëqe e ku di unë? Handraku elitar i Tiranës që dikur jetonte në dy dhoma e një kuzhinë dhe shkonin me leje në nevojtore dhe që e merrte lavatriçen me autorizim nga Komiteti Qëndror se prindi njihte dikë atje, sot ka vetëm një synim. Të pasurohet sa më shpejt pa e vra mendjen se çdo euro që shkon në bankat e llogaritë e tyre asht nji pikë e gjakut të shqiptarit të vuejtun. Të mos harrojnë vuejtjet e veta e le të shkojnë të pyesin prindërit se ç’hiqnin për të marrë autorizimin për frigorifer, për një lavatriçe, për një bufe të veshur me rimeso Elbasani apo për të blerë të plota veprat e Enver Hoxhës që i rreshtonin dikur në dhomën e gjumit e mbi shtratin martesor. Parja nuk të bën zotni. Zotni të bën ajo çka bën ti me paranë. Elita asht e pasur kur kombi asht i pasur por për handrakun elitar të Tiranës, elita asht e pasun kur kombi s’ka bukë me hangër e njerëzit e marrin bukën me lista, por ato i hypin helikopterit e shkojnë e hajnë drekën në Korfuz apo në Janinë. Kjo i ban në mendjen e tyre pari. Nuk gjen njeriu forca as me qeshë. Më në fund, është edhe forca. Këtu nuk ka dyshim se handraku elitar që erdhi në fuqi me revolucionin leninist të 1997 është i vendosur ta mbajë pushtetin me forcën e armëve po qe nevoja. Dhe armët e tij janë jo vetëm pushkët e automatikët. Armët e tij janë shumë. E para armë është opozita, një turmë që sillet rrotull dikujt që sheh ëndrra me sy hapur dhe e ka marrë popullin në qafë duke i bërë ‘group therapy’ në sheshin kryesor të kryeqytetit për vite me rradhë. Mandej është heshtja. Kjo elitë nuk e ka thënë një fjalë për krimet e veta apo të paraardhësve të saj ashtu si edhe paraardhësit e saj kanë pranuar të ngordhin por të mos flasin për krimet që kanë ba kur kanë qënë shqiptarvrasës, alvanokton, kriminelë e vegla të Enver Hoxhës. Po ashtu, këtu është edhe makina e fuqishme e propagandës që kontrollohet tërësisht prej tyre. Mandej janë shitja e paskrupullt që i kanë bërë pasurive kombëtare, shpërdorimi i vlerave vetëm për të korruptuar, për të ndrye, për me përdhunue e me zhdukë edhe atë pikë dinjiteti që e kanë pasur njerëzit në përgjithësi e shqiptarët në veçanti janë krime që nuk mund të falen. Ky handrak elitar që u përgatit për të ruejtë pushtetin e kriminelit Enver Hoxha po i zbaton bukur mirë mësimet e tij si në qeveri ashtu edhe në opozitë duke e përdhunue e zvetënue shpirtin e njeriut. Ato kanë gjetur mundësinë që duke ju dhënë punë një socialisti për familje dhe duke e mbajtur liderin e opozitës me hunj në majë të një kali të ngordhun, të rrjepin deri në vdekje shqiptarët dhe t’i kthejnë në një masë skllevërish modernë. Pra paria shqiptare nuk i përmbush asnjë prej standarteve me kenë pari por ajo është një bandë kriminale, handrak parie, zogori elitare. Atëherë pyetja shtrohet, po populli, pse duron? Na thuhet se populli shqiptar nuk din, se populli është i shtruar, se nuk kemi të tjerë e me rradhë. Por populli shqiptar është popull i mençur dhe po e duron këtë handrak elitar sepse nuk po sheh mundësi të tjera praktike që ti heqë qafe këto hiena politike. Jo për çudi po ka do kohë që përmes mjeteve të tyre të propagandës, handraku elitar i Tiranës po përpiqet me na bindë se ato janë e vetmja zgjidhje, qeveria e opozita bashkë. Por populli e gjen kohën e vet. Mjafton të shihet 1997-ta kur paria e çoi vendin në luftë civile dhe shqiptarët nuk u vranë me njëri tjetrin dhe ditën të sillen më mirë se paria e tyre. Problemi, pra, nuk është populli por zhumilet e kësaj parie që i ka hipur në kokë, mungesa e zgjidhjeve reale dhe e një force të drejtuar nga politikanë që duen me i shërbye popullit. Në përfundim, duhet thënë se edhe me një vështrim kaq të përgjithshëm e sipërfaqësor si në këtë shkrim, handraku elitar i Tiranës nuk mund të shihet si fisnikëri apo pari. Ato nuk kanë as një cilësi që të mund t’i dallojë si elitë. Dijen që kanë e përdorin për veprime të ndyta, pasurinë që kanë e kanë vënë me krim, të shkuarën duen që ta harrojmë e për ma tepër janë duke e përdorun makinën e varfërueme të shtetit për me i ble besnikët e tyre që mos me e lëshue pushtetin pa dhunë. Puna asht se kush rrin mbi një fuçi baruti e me pishtarin e ndezur duhet të ruhet fort pse shqiptarët i kanë urryer gjithmonë, në çdo formë proteane që të shfaqen Kristaq Zografët e Esad Pashët, e ato që i kanë poshtnue e shtye shqiptarët të vriten me njeri tjetrin qofshin në qeveri apo në opozitë.

Opozita proBerishë e Ramës dhe opozita.
Nga: Emiljano ALEKSI

Askush sot nuk ka asnjë dilemë se në Shqipëri ka dy opozita.Ngjarjet që kanë rrjedhur aksionet politike të ndërmarra,raporti me Berishën si dhe raporti me kauzat e mëdha kanë ndarë e diferencuar qartë praninë e dy opozitave.

Opozita pa kauzë proBerishë  e Ramës  dhe opozita e kauzave të mëdha e LSI dallohen shumë mirë nga njëra tjetra dhe kushdo që do të lodhej ti njëhsonte me njëra tjetrën do të jepte shëmbullin e një injorance të padëgjuar ose më keq akoma të një kapjeje të turpshme.

Kauzat e mëdha të opozitës se LSI problemi I madh i opozites proberishe të Ramës.Sot opozita e udhëhequr nga LSI me profilin e qartë të një opozite pa komplekse dhe kapje u është drejtuar kauzave të mëdha të cilat janë edhe dimensioni i një opozite të madhe qe ka ngjizur natyrshëm nje alternativë shumë të besueshme për qytetaret per pushtetin e nesërm.Kryekauza e mbrojtjes së kushtetutës është sot një cështje e madhe që ringjiz të gjithë majtën përreth dimensionit të LSI për disa arsye të mëdha.Ka qënë kushtetuta një kauzë e tillë kaq e madhe sa që I dha një armë parimore të pathyeshme PS  në opozitë që në vitin 1994 ajo të ndërmerte aksionin më të madh politik të saj per rrezimin e kushtetutes antidemokratike te Berishes, aksion që krijoi një kohezion të madh brënda vetë PS,por vuri për herë të parë në një vështirësi të pakapërcyeshme Berishën, I cili u thye e humbi në momentin kur diktatura e tij ishte më e egër se kurrë.Pra Berishën e thyejnë kauzat e mëdha dhe jo  opozita e thashethemit të vogël dhe e kulisave, ku për të qënë objektiv ai është një usta I spikatur për ti administruar e kthyer në favor të tij.

Duke ndërmarrë një kauzë të madhe atë të rivendosjës së Kushtetutës demokratike thënë ndryshe të asaj demokracie që Berisha e urren, opozita e LSI u dha qytetarëve arsyen e qënësishme për tu bërë pjesë e një fryme të re shumëdimensionale dhe për të mbrojtur vëndin nga diktatura e re, që startoi natën e 21 prillit kur u dhunua Kushtetuta qe u dhurua brenda tre oresh nga opozita proberishe e Rames.

Krimi shtetëror i Gërdecit ishte një kauzë e madhe dhe e pakapërcyeshme për Berishën, të cilës opozita e LSI e shndërroi në të tillë, që të nesërmen e ndodhjes së saj kur Meta kërkoi dorëheqjen e Berishës dhe vënien në dispozicion të drejtësisë si dhe ngritjen e menjëhershme të një komisioni hetimor parlamentar për të.Inisiativa u pengua nga opozita e Ramës dhe për turp të saj më parë se në Shqipëri ku Gërdeci ndodhi e mori dhjetra jetë njerëzish komisioni hetimor u ngrit në Amerikë.

Asnjë nuk ka harruar se opozita e Ramës i kërkon një informacion me shkrim Berishës per Gerdecin,  duke zëvëndësuar kauzën e një hetimi historik  të thellë shëmbullor të një krimi shtetëror te padegjuar me një informacion rutinor,të ngjashëm me  informacionin e një drejtorie të vogël diku në një qoshe të ndonjë ministrie,me qellimin e vetem clirimin e Berishes nga pergjegjesia e pashmangshme qe rendon mbi te e duke bere qe vetem pas reagimit te forte te nderkombetareve te hiqej imuniteti I Mediut me shume se nje muaj me pas tragjedise.

Kauza e madhe e zgjedhjeve të lira ku opozita e LSI, por jo ajo e Ramës, investoi gjithshka ishte dhe mbetet ajo kauzë që e ka bërë Berishën të humbë gjithmonë, kur përballët me to dhe 26 maji I 1996 ishte dhe mbetet një provë e pakundërshtueshme për këtë.Opozita e LSI që në 2004 dhë 2005 propozoi gjithshka, projekte konkrete për reformimin e sistemit zgjedhor, aplikimin e sistemeve të ndershme që eliminojnë “dushqe” të rinj,  ndershmëri absolute në numërimin e votës  dhe krijimin e një sistemi që I mundëson emigrantët që të votojnë atje ku jetojne.Opozita proberishe e  Ramës për të mos shqetësuar Berishën zgjodhi të bashkëpunojë dyshe me të, të dështojë qëllimisht komisionin parlamentar të ngritur për zgjedhjet, të ngrerë sërish një tjetër komision, që vepron praktikisht me veton e Berishës, pra ti krijojë të gjithë lehtësirat që Berisha ose “Tirani I votes se lire” sipas Rames, nuk I kishte menduar kurrë kaq të lehta.Opozita ë Ramës eci në një rrugë antikauzë duke lehtësuar Berishën dhe problemin e tij të vjetër, të pakapërcyeshëm dhe të humbur me zgjedhjet e lira,duke i ofruar alibine Berishës, që  nuk po bën gjë tjetër vecse po mbështet atë që opozita e Ramës po i propozon.

Opozita që bën opozitë dhe opozita proberishe e Ramës që bën “sikur”.Opozita e Ramës është demostruar tërësisht e paqëndrueshme,qellimisht e shpërqëndruar, e c`fokusuar dhe pa nerv, sepse të tillë e bën mungesa e kauzave të mëdha dhe kapja e shumeanshme per interesa te saj te perfitimit personal ne dem te qytetareve te pambrojtur dhe te varfer.Të gjithë kujtojnë se si në vënd të shkuarjes deri në fund krimit shteteror të Gërdecit, opozita e Ramës kërkonte mocion për Topallin ku edhe këtë e la rrugës.Kur në parlament u rrëzuan dekretet e presidentit për anëtarët e gjykatës së lartë, të nesërmen në parlament PS kërkonte sqarime për deklaratat në procesrverbalin e Arjan Madhit, ndërkohë që Berisha dhe të tijtë kishin treguar qartë se aspironin vendosjen e diktaturën se PD duke synuar të vënë nën kontroll edhe Presidentin e republikës.Të gjithë kujtojnë se të nesërmen e rrëzimit të dekreteve të presidentit ndërsa folën publikisht me shqetësim përfaqsuesit e partnerëve më të rëndësishëm ndërkombëtarë në Shqipëri vetëm Rama nuk foli, nuk foli as Berisha, por ky I fundit kishte një hall se cështja kishtë të bënte me të, po Rama c`hall kishte?

Kishte nje hall te madh sepse Rama nuk ka jetuar asnje sekonde si opozitar.Objektivi I Rames per te lene Berishen te konsumoje edhe sekonden e fundit ne pushtet eshte ky objektivi I tij nderkohe qe Bashkia qe drejton I jep atij shume pushtet dhe perfitime pafund, qe nuk kane asnje lidhje me mijra socialiste te papune dhe ne varferi te frikshme.Strategjia e Rames qe boll te jete aty si njefare opozitari se njerezit s`kane cte bejne do ti japin atij vota qe jane kunder Berishes, ky eshte thelbi I shperdorimit te mizeries se shkaktuar nga Berisha, qe Rama nuk ka zgjedhur ta luftoje por te konformohet me të per te konsumuar sa më shumë pushtet bashkiak.Ne fund te fundit socialistet nuk I intersojne aspak atij perderisa edhe Bashkia e tij ne qindrat e te punesuarave te tij nuk ka kembe socialisti.

Ankthi I Ramës me historinë e së majtës.C`përqëndrimi ideologjik dhe programor si dhe përcmimi e nulifikimi i kontributit të së majtës duke folur përtej së majtës dhe të djathtës është një injeksion deprimimi që tenton tu bëjë Rama mijra e mijra socialistëve, që votojnë që 18 vjetesh,kundër Berishës.Socialistet e kanë të pamundur të besojnë më Ramën i cili pak vjet më parë konsideronte kthimin e Berishës “tradhëti kombëtare” dhe pak vjet më vonë si “aleatin e tij të patjetërsueshëm”.

Socialistët e ndershëm e refuzojnë një shpërdorim të tillë të luftes se tyre ndaj Berishes si dhe perbuzin luften e Rames me cdo mjet kunder LSI dhe opozites, qe ka zevendesuar plotesisht luften me Sali Berishen.Sot problemi I madh I Ramës është me historinë e të majtës në Shqipëri, histori e cila është padyshim më e pasura në ngjarje dhe arritje.Ajo është një problem I pakapërcyeshëm për të dhe që do të kondicionojë në vazhdimësi Ramën që përfundimisht nuk mundet dhe nuk do qe të përballet me Berishën, sepse është e kompleksuar e kapur prej tij,por qe ka zgjedhur te luftoje ndaj Luan Rames ,Petro Kocit etj etj te cilet jane nje pjese e asaj historie te Partise Socialiste qe nuk ka bere kurre kompromise me Berishen.Të gjithë e kanë të qartë që edhe persona brënda PS-se, të cilët kanë një formim të majtë të konsoliduar dhe vokacion të fortë opozitar do të kufizohen e cenzurohen në vazhdimësi nga Rama sepse opozita e fortë shqetësuese për Berishën është shqetësim I madh edhe për të.

Këtu qëndron edhe problemi I madh i Ramës me opozitën e LSI e cila është fokusuar në kauza të mëdha të cilat e bëjnë Berishën të humbasë, përkundrejt opozitës së Rames si garë hipokrite dialogjesh me Berishen,që fillojnë nga NATO dhe përfundojnë tek shtegëtimi baritor nëpër fusha e male për njohjen e vëndit në formën  dialogut me Shqipërinë,nderkohe qe Tirana thahet per uje,dhe kanalet e ujrave te zeza kuterbojne ere te ndyre neper kryeqytet duke mos kursyer edhe zonat rezidenciale te tij.

Vlerësimi kooperativist i opozitës.Sot në mënyrë të komisionuar mëtohet që të bëhet një vlerësim në bllok thënë më thjesht kooperativist i opozitës.Ka analistë dhë opinionbërës që shqyhen nga lodhja duke folur për opozitën me terma të përgjithsuara e me një përdëllim mallëngjyes duke u shqetesuar nga thelbi I shpirtit se nuk ajo po bën opozitë dhe që po lë qytetarët pa përfaqësim.Të vërtetat flasin qartë dhe ndryshe.Më së fundi edhe te kapurit apo te komisionuarit,të gjithë duhet ti japin pak kurajë vetes dhe ti thonë të vërtetat sic janë ashtu sic edhe e ndjejnë dhe I mbështesin qytetarët shqiptarë.Në Shqipëri ka dy opozita një opozitë të madhe të kauzave të mëdha që drejton LSI dhe një opozitë proBerishë që drejton Rama.Edhe sikur të bënin një sondazh në fshatin më të humbur të Shqipërisë 100% e shqiptarëve do të tregonin që janë shumë të qartë qe ne Shqiperi ka dy opozita.Cdo lloj qasjë tjetër apo identifikim i pasivitetit proberishe të qellimshem te opozitës se Rames me opozitën e drejtuar nga LSI eshte nje sfidë e humbur sepse aksionet politikë të te dyjave janë në sytë e njerëzve gjithashtu edhe projektligjet e propozuara në parlament nga LSI janë aty, përkundrejt të asnjë të tilli nga PS si dhe qindra e qindra komunikime te perditshme me qytetarët ne cdo komune e bashki te Shqiperise.Analistët që e duan vertet zanatin e tyre duhet të kujtohen se sivëllezërit e tyre në Europë dhe Amerikë qindra ditë në vit veshin xhinset dhe shkelin edhe qoshet më të humbura të vëndeve të tyre si dhe te gjithe globit dhe vetem pastaj ulen e shkruajnë.Koha e bërjes së opinioneve e komenteve nga kafenetë ka mbaruar,gjithashtu ka mbaruar edhe koha e opinionbërjës së komisionuar e që i kundërvihet realiteteve që flasin qartë.

Tirana,qeverisja e shtrembëruar.
Tirana sot në mungesë të plotë të nje modeli të decentralizuar te qeverisjes është pa dyshim shëmbëlltyra e një qeverisjeje të një diktature bashkiake dhe kjo përligj plotësisht rezultatet e sondazheve të bëra,që e klasifikojne në menyre plebishitare atë si bashkinë më autokratike,më te centralizuar dhe më pak te aksesueshme për qytetarët,pra qytetarët e kanë percaktuar bashkinë e Tiranës si një model të një pinoçetizmi bashkiak.

Në tetorin e largët te 2000 si shumë e shumë të tjerë qytetarë të Tiranës edhe unë jo pak u josha nga modeli I propozuar për të drejtuar Tiranen ndryshe,pra të Tiranës që I afrohej qytetarëve nëpërmjet bashkisë së madhe dhe 11 minibashkive.

Në mëndjen time u konfigurua atëhere ideja se ne qytetarët e këtij qyteti do të shpëtonim një herë e mirë nga sundimtarët dhe do të kishim të zgjedhurit tanë,që do të ishin gjithnjë e më pranë banesave tona dhe halleve tona të vecanta dhe të përbashkëta.

Të gjithë e kujtojmë mirë se socialistët aso kohe në pushtet e përpunuan nje model të tillë te qeverisjes vendore te Tiranës në mënyre që cilido të ishte rezultati I zgjedhjeve, Bashkia e madhe të mos ishte në asnjë rast nje peshë e madhe dhe e pakontrolluar, por të ishte një pjesë e rëndësishme e pushtetit lokal të një metropoli që sa vjen e zmadhohet.

Por sot edhe ithtarët më të paarsyeshëm te kreut te bashkisë së Tiranës e kanë absolutisht të pamundur që të provojne të kundërtën e realitetit autokratik dhe klientelist te qeverisjes bashkiake te Tiranës.Përkundrejt nje modeli te decentralizuar të qeverisjes vendore në Tiranë ne sot përballemi me centralizimin ekstrem të saj duke I perngjarë dhimbshëm nje qeverisjeje diktatoriale antiqytetare, që kaq e përqëndruar nuk ka qënë as në ditët më të acarta të diktaturës.

Njësitë bashkiake të Tiranës te cilat drejtojnë komunitete të mëdha sa bashki të tera te marra se bashku ose ose sa dhjetra komuna jane sot në një gjëndjë të vajtueshme dhe kompetencat e tyre janë sot shume më të pakta se sa të komunës më të vogël të Shqipërisë.

Sot asnjë qytetar nuk ka ç`të zgjidhë në minibashkitë e Tiranës sepse kompetencat janë gllabëruar nga Bashkia e Tiranës dhe ndonëse populli ka votuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për Kryetarët e tyre si dhe për keshillat e tyre, kjo votë e mijra qytetarëve të Tiranës eshte përbuzur sot dhe nuk ka prodhuar praktikisht asgjë përvecse I ka dhënë fund një herë e mirë iluzionit të qeverisjes së decentralizuar të Tiranës.

Askush nuk mund të thotë sot se Kryetarin e bashkise së Tiranes e mundoi ndonje hall politik për ta kryer nje proces të tillë, sepse edhe sikur ti linim vënd kalkulimeve politike, në një pjesë të madhe të kohes mbi 80% e Njesive bashkiake ne Tiranë janë drejtuar nga te majtët,por duke mos pasur asnje llloj ndjeshmerie decentralizuese për një proces të tillë Rama kurrë nuk e ndërmori nje hap të tillë.Sigurisht vokacioni proverbial autoritarist I kryetarit te bashkise se Tiranës është tërësisht përjashtues ndaj një procesi të tillë që ndryshon filozofinë e qeverisjes së Tiranës dhe lehtëson hallet e përditshme dhe të shumta të nje qyteti që ndryshon dita ditës dhe të qytetarëve që përballen me to.

Qytetarët e Tiranës sot janë të detyruar të përjetojnë nje realitet te turpshëm, kur kryetarët e minibashkive që drejtojne komunitetet kaq të mëdha kanë kompetenca aq qesharake sa që nuk mund të krahasohen as me kryetarët e lagjeve ne kohën e partisë së punës.

Të shndërrosh thjesht dhe vetëm për interesa vetjake Njësite Bashkiake të Tiranë ne qëndra per dhenie certifikatash lindjeje është më shumë se sa një përdhosje e votës së qytetarëve të cilet kane votuar për veten e tyre dhe jo për individin Rama që kerkon me cdo kusht ti sundojë dhe tu krijoje idenë se cdo gjë që bëhet ne Tiranë është një dhuratë bujare e tij, nderkohë që jane as më shumë dhe as me pak shpesh taksat e shperdoruara te vetë popullit votues që realizojnë ndryshimet neTirane .

Sot asnjë qytetar I Tiranës nuk ka as iluzionin më të vogël se do të mund të propozojë dicka dhe se kjo do të mund të dëgjohet.Gjithashtu asnje qytetar nuk mund të thotë më asgje për sa kohë që lejet e pallateve te dhëna nga bashkia e tiranes kane krijuar ndertesa që jane aq afer sa qytetarët mund t`i japin nga dritaret dorën njeri tjetrit.Po kështu asnjë qytetar nuk mund të thotë asgjë për sa kohë që po I njëjti kryebashkiak me vare` në dorë përbetohej se nuk do të vazhdonte as edhe një metër më tej që të ndërtoheshin pallatet që po rrëzonin banesat e qytetarëve dhe ku më pas po ai bekonte vazhdimin e tyre mbas paraqitjes së “argumentave” bindëse prej firmave private të ndërtimit.

Sot qytetarët e Tiranës janë tërësisht të sunduar dhe cdo lloj avokatie prej të ardhurvë vonë në Tiranë për të justifikuar të kundërtën është sfidë ë humbur.Sot mijrat e tonelatave të betonit që cahen nën të nxehtin përvëlues që po vetë ky beton e amplifikon në mënyrë shkaterruese, janë dëshmitarë të cimentuar të masakrës që ka ndodhur në Tiranën tone si pasojë dramatike e qeverisjes së shtrëmbëruar dhe ku betoni ka zëvëndësuar pemët e gjelbërimin duke u dhënë qytetarëve një ajër shumë të ndotur, të pashëndetshëm dhe vrasës, shumë të ndryshëm nga ajri I pastër I Pezës që respiron kryebashkiaku kimetli i vetvetes.

Sot qeverisja thellësisht e shtrëmbëruar ka bërë që minibashkitë të mos jenë në gjëndje të bëjnë asgjë as për ujin e pijshëm që mungon,as për një pusetë që hapet dhe ku mund të bien fëmijët e të moshuarit,as edhe për të riparuar ujrat e qelbura që rrjedhin edhe në lagjet e ashtuquajtura rezidenciale as edhe për të asfaltuar një metër rrugë me asfalt e për të cliruar nga balta lagjet e Tiranës etj etj ndodhi pa fund, duke I lënë plotësisht banorët e Tiranës në dorë të Zotit të madh atje lart dhe të zotit bashkiak e të shurdhët këtu poshtë.

Qytetarët e Tiranës e kanë të qartë tashmë që kushtetutën edhe mund ta ndryshojë kryebashkiaku i tyre duke e gjetur fjalën për tre orë me Berishën, kurse fjalën për kompetencat e minibashkive dhe për ujin e pijshëm etj etj nuk e gjen dot.

Sigurisht që qytetarët e Tiranës nuk do të mungojnë të shndërrojnë opinonin e tyre plebishitar të shprehur në sondazhe për qeverisjen mbytëse të Tiranës nga kryebashkiaku I tyre në një vullnet elektoral ndryshues të shprehur me votë dhe kjo është dialektikisht e pakthyeshme sepse mashtrimi bashkiak prej tre mandatesh duhet të gjejë budallenj të tjerë përtej të majtës dhe të djathtës që të votohet, por jo më, prej popullit të Tiranës.

Deputeti i kërcënuar
Të themi atë që ndjejmë: Balla është një deputet i ri që më shumë flet se dëgjon, një ves jo i mirë për një të ri. Por duke qenë se, sipas Kushtetutës të Republikës, deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për problemet që ngrenë dhe kritikat që bëjnë, do të na duhet të respektojmë të drejtën e tij kushtetuese. Ai nuk po fyente dhe nuk po kërcënonte njeri.

Balla po kritikonte një dukuri që të tjerët e kanë kritikuar më parë. Qeverinë shqiptare të Berishës disa e kanë quajtur “qeveri e oborrit”, qeveri e kompozuar me shokë dhe shoqe të vajzës apo të djalit të Kryeministrit të cilët janë vendosur në pika kyçe të shtetit. Dhe kjo nuk e bën edhe aq dorëjashtë zotin Berisha.

Kritika publike janë bërë për afera në bregdet, në hidrocentralet dhe në pika nevralgjike të pasurisë kombëtare ku duket se vajza e Berishës është e përfolur.

Baxhanaku i Berishës për të cilin Kryeministri u betua se nuk e njihte dhe se punonte për bukën e gojës (që do të thotë se e njihte) ishte njeriu enigmatik që punonte si “syri dhe veshi” i kryeministrit në Gërdec. Për pasojë kryeministri Berisha, ndryshe nga betimi i tij përpara deputetëve e dinte ku ishte Gërdeci (një vendim qeverie, brenda ditës dhe kundër të gjitha procedurave duket se e kundërshton edhe këtë “fshehje pas gishtit”).

Pra duket se Balla, duke i prekur këto probleme, që kryeministri mendonte se kishin zënë “kore”, i shkaktonte atij “dhimbje” rishtazi edhe pse dosjet e spiunëve të hedhura në tregun e mediave “budallaqe”, duket se ia patën dalë të largonin vëmendjen e opinionit publik. Atëhere, ç’donte Balla, ky deputet që “prashiste e prashiste?!”

Ndoshta Balla pati ngacmuar një fushë të ndjeshme, thuajse “të minuar”, duke thënë se emërimi i zonjës Godo, Ministre e Shëndetësisë, do ta kishte bërë të ndjeshme vajzën e kryeministrit që tashmë ka plot pushtet (pushtetin e parasë, pushtetin e të atit), por nuk ka lavdinë e ëndërruar. Ndoshta Berishës kjo kritikë i digjte vërtet shumë sepse mbase kjo lidhej me gjendjen e vërtetë të konfliktit baba- vajzë dhe kjo (ose vetëm kjo) e detyroi të reagonte në atë mënyrë dhe se nuk mund të reagonte ndryshe. (Por ama, po ta mendosh në mënyrë diabolike, duket sikur kryeministri Berisha është gati të bëjë gjithçka që do ta spostonte vëmendjen nga 26 të vrarët dhe 200 të plagosurit e Gërdecit - supozimi im - N.T.)

Më duhet të them haptazi se as që e kam menduar ndonjëherë që Z. Sali Berisha të kishte një fjalor të një niveli të tillë që e prezanton aq keq një intelektual, mjek, profesor dhe kryeministër. Kam qenë vërtet i çuditur dhe i shokuar dhe me këtë rast do të doja të them se sjellja e tij i konvenon egërsisë, cinizmit dhe shfaqjeve prej të pagdhënduri në publik, që mund të kryej çdo delikt. Kërcënimi “Ta dish mirë se do të të vras” apo “Ti nuk shkel i gjallë në këtë parlament! Unë do të të vras”, personalisht me ka ngjethur mishtë (citimet sipas GSH, datë 23 Korrik 2008).

A është një shpifje ajo që thotë për motrën apo gruan e Ballës apo është rezultat i një ankete?

Në se është një shpifje e bërë me “aq sinqeritet”, e prezanton shumë keq në publik Berishën, e prezanton si një njeri shpifarak dhe kjo nuk është e denjë për një kryeministër.

Nëse është rezultat i një ankete, vjen nga implikimet e organeve informative të shtetit apo e organeve policore. Kjo do ishte jo vetëm një punë e shëmtuar, një keqpërdorim i pushtetit, por dhe një krim shtetëror, abuzim me pushtetin. Gjithsesi zoti Berisha është një njeri që i çkreh (i ndjek) prapa llafet. Ato duket se atij i japin jetë dhe gjallëri. Kontraditore është që ai “nuk ka asnjë dijeni për Gërdecin” dhe njëkohësisht e di që deputeti, ishministër Arben Malaj, ka shkollë të mesme jo dhe aq korrekte!!!

Fakti që Berisha Kryeministër shfaqet si njeriu me të drejta të plota dhe të pakufizuara që mund të kërcënojë, majtas dhe djathtas, cilindo që guxon të kritikojë, është një fakt shumë i trishtueshëm jo vetëm për një parlament, por për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Duke dashur të flasim për qëndrimin e Topallit në cilësinë e Kryetares së Parlamentit, fatkeqësisht ne nuk mund të kërkojmë një qëndrim të ndryshëm, të paktën në dukje dinjitoz, nga ana e saj.

Të kujtojmë që Topalli e ka të huaj qëndrimin në anën e të dobëtit dhe të pafuqishmit. Ky qëndrim do të ishte i denjë për njerëzit me karakter ndërsa ajo e shkreta na është paraqitur deri tani si një lepitkë e zotit Berisha (as atij nuk ka përse t’i vijë ndot nga qëndrimi i saj me atë fjalor dhe me atë urrejtje që ka për njerëzit).

Duhet të kujtojmë që Zonja Topalli, ditën që e zgjodhën kryetare parlamenti, u angazhua se do të ishte “avokate e opozitës”. (O Zot, kush dreqin ia përgatiti atë fjalim ose kush qe ai klysh bushtre që ia serviri këtë ide?!)

E pra “avokatja e opozitës” iu sul presë së kryeministrit, (Balla i shkretë nga të gjitha ato që tha në përgjigje të sulmit të Berishës, thjeshtë dukej që ishte i shastisur, i shokuar nga sjellja e kryeministrit). Ajo me një shenjë të Berishës iu sul T. Ballës me atë shqipen e saj arkaike. Ajo tha “nxirreni jashtë atë vakabond, urgjent, tani. Mos më shikoni ashtu se do ju shkarkoj”. Pasi e filloi disi njerëzisht “ulu zoti Balla, ulu, ulu!”, ajo e la mënjanë sjelljen e këshillueshme dhe u shpreh “Në fakt ky e meriton me kap prej zhelesh e jashtë”.  I tha “zhele”, “nxirreni jashtë këtë zhele”. (A nuk thotë Migjeni, në një nga tregimet e tij, i “unët e zhelemel”? Ja pra Balla, deputeti socialist, duhej nxjerrë jashtë si një zhele. Sa lart po fluturon zonja Topalli në qiejtë e saj të lavdisë, sa është shkëputur nga parlamentarët të cilët e zgjodhën dhe ajo po u tregon vendin. (Me këtë zonjë, parlamentit, po i ndodh si atij piktorit që e vizatoi Jezuin dhe pas kësaj nisi t’i falej pikturës së tij).

Kjo zonjë që u zgjodh në fillim jo aq për besnikëri sa për fustanin është shndërruar në një qënie besnike dhe të rrezikshme, që punon 49:51, për partinë, por edhe për veten e saj. Dhe kur ia do politika e vendit të saj (politikëzeza!!!) ajo mbulohet me shall si myslimane e mirë përpara zotërinjve udhëheqës arabo-myslimanë.

Kjo situatë e turpshme u zhvillua përpara auditorit më të çuditshëm në botë, përpara deputetëve të shumicës (urime zotit Patozi që e zgjidhi paragjyqësisht çështjen e tij të divorcit.) Mazhoritarët duhet ta përsërisin apo ta kuptojnë titullin e librit të Hemingueit “Përse bien këto këmbana”. Përgjigja është: “Këmbanat bien edhe për ty”, pra një ditë edhe atyre u vjen radha.

Nëse ata do të vazhdojnë të jenë të nënshtruar këmbanat do të bien edhe për ta. Një ditë…

Nuk ka si të mos ndjesh keqardhje të thellë për mazhorancën e sotme e cila pranon diktaturën e egër të një njeriu duke sharë çdo ditë sin ë kor komunizmin, diktaturën komuniste dhe diktatorin komunist. Këta njerëz të mjerë, prej 18 vjetësh kush më i vjetër e kush tani, kanë duruar edhe dajakun e Berishës (thonë se ai ia vishte i pari me shpulla viktimës dhe më pas ua dorëzonte badigardëve!!!)

Kjo shfaqje e shëmtuar me deputetin Balla ndodhi edhe përpara opozitës dhe opozitarëve. Ata e kundërshtuan me fjalë të drejta dhe të zgjedhura, por opozita shqiptare aktuale është një “pordhë e ftohtë”.

Sapo ikën, si dikur gjashtë mocionistët e PD, dhe krijuan një grup më vete ca “nanoistë”. Ky është një “grup i qendrës” që do të thotë se nuk është më me të majtën prej nga e përjashtuan socialistët për turpin e tyre. Opozita është e përçarë dhe jo e bashkuar siç do të donte elektorati i saj. Krerët e opozitës nuk janë në sherr me njeri-tjetrin për çështje principiale. Ata janë në thikë e në pikë për çështje interesash private. Dhe ky është një turp sepse vjen kundër interesave të elektoratit të majtë. Gjendja ma bëfsh, ta bëfsha, edhe pse shoqërohet me buzëqeshje majtiste, (me origjinë komuniste), shfrytëzohet mjaft mirë nga zoti Berisha. Eshtë krijuar ideja se partitë e mëdha (PD, PS) bashkëpunojnë me njera-tjetrën në dëm të partive të vogla.

Lidhur me çështjen në analizë mendoj se opozita nuk e menaxhoi situatën me mençuri. Kur do të bësh politikë “të madhe” herë-herë bie në “pordhacëri intelektuale”. Nëse do t’i pyesësh shqiptarët në 100 veta, 90 do të thoshnin: largohuni nga parlamenti dhe kërkoni demisionin e Berishës dhe të Topallit si një kërcënim për jetën, të drejtat dhe liritë e shqiptarëve. Kthehuni në parlament vetëm pasi ata të japin dorëheqjen. Në djall të huajt që do t’u këshillonin ndryshe: NATO, OSBE, ambasada, miq të Shqipërisë (jam i sigurt se Shqipëria kurrë nuk ka patur dhe as ka të tillë).

Mosmenaxhimi i kësaj situate çoi në atë që Berisha e deklaroi: “Balla e meritonte…”. Pra ai ende nuk e ka kuptuar sa gjë të turpshme dhe kriminale ka bërë ose ai do që të shkëpusë vëmendjen e opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar nga krimi shtetëror i Gërdecit.

Ne qytetarët kemi nevojë për mbrojtje dhe këtë mbrojtje asnjëherë dhe askund nuk mund ta gjejmë tek shteti. As ka lindur e as do zbres në tokë një shtet i “ambël” për të gjithë shqiptarët. Për aq kohë sa nuk kemi krijuar mekanizmat e duhur që të mbrojmë të drejtat tona, do të na duhet të mbështesim opozitën (pavarësisht se kush është në opozitë). Edhe pse e mbështetëm opozitën e Berishës duke ia varur ujkut “mëlçitë në qafë”, na takon të mbështetemi dhe ta mbështetim opozitën e majtë, por jo verbëtazi, pa ia dorëzuar lirinë tonë.

Indiferentizmi vjen nga goditja e egër që i është bërë opinionit publik. Sot po përsëritet si në 1996, në mënyrë spirale, “grushti i shtetit i bardhë”, i strukturuar mjeshtërisht:  personalizimi i shtetit, i institucioneve të pavarura, por edhe i vetë parlamentit (“nxirreni për zhelesh ose do t’u shkarkoj” dhe “ai nuk kthehet më këtu” (në parlament) tregojnë se mbi këtë vend po shtron “gunën” e saj një diktaturë e re, e njohur për ne, por ende e panjohur për Europën.

Ajo që trumbetojnë si “hapje e dosjeve e spiunëve” dhe konkludojnë me disa kategori qytetarësh që jo vetëm u heqin të drejtat dhe liritë qytetare, por ushtrojnë haptazi segregacion mbi ta, është e turpshme dhe kriminale.

Ajo që duhet thënë haptazi, për të gjithë është:

Te jemi syçelët! Diktaturat kanë një fytyrë!

E Majta majtas.
Konfuzioni I vendndodhjes ka qene njekohesisht dileme dhe drame e politikes shqiptare.Ne keto 15 vjet kjo drame-dileme eshte luajtur ne kufijte sarkastike te profanizmit politik.Sigurisht qe levizjet politike te cilat ka nje shpejtesi relativisht te madhe per mjedisin teper te ngadalte politik shkaktojne reaksione nga me te ndryshmet ku per hir ose te injoreances dhe ku per hir te kompleksit te inferioritetit me te shumtet jane ato negative dhe armiqsore.

Nuk kish se si ti shpetonte anatemimit te seksereve mediatike te pazarpolitikes edhe levizja me e fundit e se majtes.

Duke demostruar me shume mendim dhe natyrisht edhe deshire per te provuar ne forma e menyra nga me te ndryshmet qe permbajtjen e re te politikes e kthejne ne vlera elektorale e majta sigurisht u rivu ne krye te novatorizmit politik ne Shqiperi.Te gjitha analogjite me forma te tjera te komunikimit dialogut bashkepunimit apo riformesimit te se majtes me shtete te tjera dhe realitete historikoshoqerore te tjera jane natyrshem pa vend.

Cdo vendosje krahasimore e zgjidhjeve politike te vendeve te ndryshme me njera tjetren nuk do te perbente as me shume dhe as me pak se sa gracken vetevrasese te atyre qe do ta benin ate.

Porse cdo kqyrje a observim dashamires me qellim pervetesimi te elementeve pozitive te ketyre proceseve do te ishte me nje dobi fort te madhe dhe ne te mire te nje Shqiperie me te mire qe na duhet te gjitheve ne vend te krizes se vazhdueshme te saj qe sigurisht nuk do te kurseje askend.

Duke ju rikthyer edhe nje here veprimit politik qe e majta zhvilloi ne javen e fundit duke mbyllur vetem nje faze te pare te nje procesi te veshtire pse jo edhe polemik verehet lehte se pas shume kohesh e majta ne teresi filloi te qendroje majtas.

Debati sa parimor aq edhe I ashper sigurisht ishin ingredientet e nje procesi te vertete dhe jo fiktiv.

E kunderta pra arritja ne nje model mirekutimi politik ne kushtet e nje komunikimi hipokrito-miqesor idiliak do te prodhonin nje moster te paspjegueshme qe do te kishte ne brendesi nje kancer shkaterrimtar mosbesimi qe nuk do prodhonte nje produkt politik vertet te majte.

E majta aktualisht majtas dhe e djathta ne pushtet ne ekstremin e majte deshtak jane fenomenologjia me re e pas 3 korrikut, qe sigurisht fut ne krize edhe ideore ashtu edhe te ushtrimit te pushtetit ekzekutiv maxhorancen.

Duke riprure kohezionin mes vetes dhe leshimet per hir te parimeve e majta dha perseri shenjen e kultivimit dhe emancipimit politik aq shume te munguar dhe kontrastuese me bajraktarizimin politiko feudal te pseudo te djathtes ne pushtet.Ky proces I ri ashtu si procesi I centrifugimit qe fale shpejtesise se madhe nxjerr shume shpejt papastertite,vuri ne evidence nje rreshtim te ri te medias ne teresi dhe analisteve ne vecanti.Eshte butaforik ndryshimi spektakolar dhe I komisionuar I mjaft personazheve mediatike dhe mediave te cilat ju rikthyen logjikes se percjelljes se opinioneve dhe fakteve sipas logjikes se udherit qe vjen nga lart.Sado qesharake dhe jeteshkurter kjo menyre ende funksionon ne Shqiperi,porse harrohet se dialektika e sendeve per fatin e keq te ketyre shegerteve mediatike ecen ne nje drejtim tjeter atij te profesionalizmit koherent.Duke qene se kjo levizje e fundit e se majtes qe nuk ka ndermend aspak te dhuroje me pushtete te pamerituara te djathtes ka vene ne shqetesim ata meskine te vegjel qe ndjejne se pazaret e vogla te tyre cenohen nga ajo,e per kete shkak jane bere agresive dhe I ka shtyre te flasin per parime qe as nuk I bartin as nuk I besojne duke u bere sa qesharake aq edhe per te ardhur keq.E majta majtas dhe perplotesuse funksionale e pjeseve te njera tjetres ne zhvillim te identiteve politike e elektorale te gjithsecilit,eshte saktesisht ajo qe mjaft llomotites mediatike I shqeteson.Nuk do te mungojne ne ditet qe vijne edhe ngjarje qe do te provojne hipokrizine meskine te ketyre shkruesve dhe qe ka lidhje thjesht dhe vetem me interesa te vogla vetiake e qe s’ka fare te beje me parimet dhe te ardhmen e Shqiperise.Ndertimi I nje komunikimi mbi parime dhe fillimi nga c’montimi I Megadushkut eshte me bindesi dhe nje dimension thellesisht I munguar ne komunikimet e bashkepunimet politike ne teresi ne Shqiperi.Duke u ngritur mbi matematikat politike dhe duke e vendosur bashkepunimin parimor perkundrejt rreshtimeve polikoelektorale te tipit paramilitar dhe me shuarje te plote te identiteve politike te maxhornaces se sotme,e majta paraqet kesisoj nje fenomen te ri inovativ ne politiken shqiptare.Kultivimi I nje dialog-komunikimi me bazen e anetaresise dhe votesve te majte ka mundesuar zgjidhje realiste dhe te pranuara gjeresisht prej tyre.

Kjo ka siguruar gjithmone mbeshtetjen e plote te ketyre dy komponenteve vitale dhe sigurisht ky identitet I bazes se majte eshte ai qe nuk kuptohet por njekohesisht edhe tremb me shume ata qe ndjejene rrezikimin e interesave te tyre ose qe bejne pjese ne ate grup njerezish qe ende I konsiderojne mbeshtesist e tyre turme primitive pa forme dhe identitet.E majta qartesisht e vendosur majtas eshte nje proces qe shqetson maxhorancen dhe segmentet mediatike te saj sepse ky proces kerkon aktualisht natyrshem edhe nje riformatim ne themel te se djathtes ku nje fillese eshte partia demokristiane me levizjet e saj te fundit, qe natyrisht eshte shume pak ne kuadrin e se djathtes por sigurisht eshte nje femonen teresisht pozitiv ne optiken e nje politike qe tenton te kristalizoje veten dhe pozicionimet.Ndersa e majta eshte futur ne nje fenomen te persosjes se formave te bashkepunimit politik duke tentuar te jete sa me kohezive dhe me e qarte ne perkatesine e saj te majte,pra nje e majte majtas ne kampin e maxhorances kemi mbreterimin e vazhdueshem te paradoksit te se djathtes majtas.Ky lloj konfigurimi dhe perdorimi me inteligjence nga e majta do te mundesoje kapitalizimin e e nje fitore te natyrshme dhe ne themel te dobishme per te dhe shqiptaret ne pergjithesi.

Kur flet populli, flet Zoti!
Tashmë çështja “e atentatit ndaj Kushtetutës” të dy partive “të vjetra” dhe reagimi mbrojtës ndaj saj  …ka hyrë në finish. Është krijuar një strukturë mbarëshoqërore me inicialet KMK (Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës). Më saktë për mbrojtjen e Republikës Parlamentare. Ose më saktë fare, për mbrojtjen nga monarkia kryeministrore që synon Sali Berisha sot dhe Edi Rama nesër.Dje KMK u shfaq në një komunikatë zyrtare në median vizive dhe të shkruar. Pa shumë komente dhe lakonike. Megjithëse në zemrën e kësaj strukture qëndrojnë komentatorë të shquar politikë, ku më të afishuarit këto ditë dallojmë Zhejin, Stefanin, Kajsiun, Çilin, Dylgjerin, Lekën, Bushatin etj. Në të parashtroheshin rrugët në të cilën do të ecet javët e ardhshme. Në fakt, thelbi i kësaj komunikate të KMK, në të cilën nuk mund të fshihej entuziazmi, edhe përballë “digave prej kartoni”, ishte “No pasaran!” (Nuk do të kalojnë!!), të kujton ky slogan Republikën spanjolle 70 vjet më parë dhe republikanët spanjollë nga e gjithë bota përballë fashizmit të Frankos. Të kujton edhe Ernest Heminguejn, Petro Markon si dhe qindra personalitete të tjera botërore që u grumbulluan në mbrojtjen e Republikës spanjolle.

Ndërkohë siç ka njoftuar Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës, ai përgatit të nisë betejën “burokratike” me KQZ-në. E firmosur nga 20 personalitete të shquara të fushave politike, juridike, sociale etj., kërkesa ka marrë drejtimin për t’u formalizuar dhe konkretizuar. Që do të thotë këto ditë fillon procesi i madh i përkrahjes popullore për mbledhjen e nënshkrimeve të domosdoshme për referendum. Parashikimet flasin se kjo përkrahje do të jetë disa fish më e madhe se sa nevoja që përcakton ligji. Populli, vetë sovrani, kërkon të flasë, Latini thotë: “VOX POPULI, VOX DEI!”. E barabartë kjo me, “Kur flet populli, flet Zoti!”.

Gjithsesi në pritje të veprimeve noteriale, burokratike të KQZ-së, po ju sqarojmë dhe njëherë çfarë synojnë KMK-istat nëpërmjet këtij referendumi. Meqë këtu janë shfaqur pikëpamje, debate nga më të ndryshmet.

Diskutimi më thelbësor në lidhje me këtë çështje ka të bëjë me interpretimin nëse është apo jo i aplikueshëm neni 150, pika 1 i Kushtetutës, për të shfuqizuar ligjin apo dispozita të veçanta të ligjit nr. 9904, datë 21.04.2008, duke qenë se ky ligj ka për objekt të tij ndryshimin (amendimin) e disa dispozitave kushtetuese.

Po diskutohet në opinionin publik se në këtë rast kemi të bëjmë me një referendum kushtetues, procedura për zhvillimin e të cilit duhet të bëhet në përputhje me nenin 122 të Kodit Zgjedhor. Sipas këtij neni, nisma për zhvillimin e këtij referendumi mund të merret nga 2/3 e deputetëve sipas nenit 177, pika 4 të Kushtetutës, ose nga 1/5 e deputetëve, sipas nenit 177, pika 5 të saj.

Ky arsyetim është tërësisht i gabuar dhe vjen ndesh me përmbajtjen e dispozitave kushtuese të Republikës së Shqipërisë dhe me parimet mbi të cilat funksionon shteti i së drejtës.

Duke parë dy nene 177 dhe 150 të Kushtetutës, konstatohet se ato janë dy dispozita të cilat nuk bien ndesh me njëra–tjetrën, por rregullojnë procedura të ndryshme dhe garantojnë të drejta të ndryshme, nga njëra anë për Kuvendin e Shqipërisë, si përfaqësues i pushtetit të deleguar nga populli (neni 2, pika 2 i Kushtetutës); dhe nga ana tjetër, të popullit, të cilit i përket sovraniteti në kuptimin maksimal në Republikën e Shqipërisë (neni 2, pika 1 i Kushtetutës).

Në nenin 177 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë është përcaktuar procedura për rishikimin e Kushtetutës, në të cilën  duhet të kalojë nisma ligjore për t’u kthyer në amendim kushtetues. Për shkak të rëndësisë së veçantë që ka procesi i amendimit kushtetues, është përcaktuar se nisma duhet të merret nga jo më pak se 1/5 e deputetëve dhe projektligji miratohet nga jo më pak se 2/3-at e deputetëve. Neni 177, pika 4 i Kushtetutës, për shkak të rëndësisë së veçantë që ka ky proces, parashikon se 2/3-t e deputetëve mund të mos vendosin vetë për miratimin e projektligjit, por ta lënë në dorën e sovranit për t’u shprehur për miratimin e këtyre ndryshimeve. Këtë e përcakton edhe neni 122 i Kodit Zgjedhor, ku parashikohet se:

“Referendumi kushtetues, sipas pikës 4 të nenit 177 të Kushtetutës, zhvillohet me vendim të 2/3 të të gjithë deputetëve, që projekt-amendamenti kushtetues të votohet drejtpërdrejt nga populli”. Në këtë rast, populli bëhet pjesëmarrës në procesin legjislativ, duke miratuar apo jo projektligjin dhe duke përcaktuar fatin e projektligjit që i është propozuar Kuvendit nga 1/5-ta e deputetëve, nëse do të kthehet në ligj apo jo. Duhet thënë se ky është i vetmi rast, ku populli merr pjesë drejtpërdrejtë në procesin ligjbërës, por edhe në këtë rast nuk e ka ai iniciativën ligjvënëse.

Në rastin kur 2/3 e Kuvendit ushtrojnë të drejtën e tyre të parashikuar në nenin 177, pika 3 të Kushtetutës dhe miratojnë vetë projektin për ndryshimet kushtetuese, Kushtetuta në nenin 177, pika 5, parashikon edhe një garanci më tepër, që projektligji i kthyer tashmë në ligj, me votat e deputetëve, t’i nënshtrohet referendumit. Në këtë nen përcaktohet se 1/5 e Kuvendit ka të drejtën që këto amendime kushtetuese të miratuara nga 2/3 e Kuvendit t’i nënshtrohet referendumit popullor. Në këtë rast këto amendime të kthyera në ligj nga miratimi i 2/3-at e Kuvendit nuk hyn në fuqi pa u ratifikuar në popull.

Neni 125, pika 4 i Kodit Zgjedhor përcakton: “Në qoftë se amendimet kushtetuese nuk rrëzohen me referendum, ato shpallen nga Presidenti i Republikës dhe hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimin në Fletoren Zyrtare”. Pra, populli thirret në referendum, edhe në këtë rast, për të marrë pjesë në procesin e ligj-bërjes (law – making), për të finalizuar procesin legjislativ, përpara se të hyjë në fuqi.

Është për t’u theksuar se neni 177 e konsideron referendumin si mjetin më të mundshëm dhe aktin final të ligjshëm për realizimin e amendimeve kushtetuese, pasi në dy rastet e trajtuara më sipër, me kërkesë qoftë të 2/3-ve, apo 1/5 të anëtarëve të Kuvendit, ky proces kalon nëpërmjet referendumit. Këtu përfundon procedura që një nisëm për rishikimin e kushtetutës të kthehet në ligj me fuqi të plotë amenduese kundrejt Kushtetutës. Ky është një referendum i posaçëm, që ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullit në procesin e bërjes së ligjit, dhe që emërtohet në Kushtetutë “Rishikimi i Kushtetutës”.

Por ç’ndodh nëse as 2/3-t dhe as 1/5-a e Kuvendit, në mënyrë të qëllimshme apo jo, nuk e thërrasin popullin në këtë proces? Një e drejtë që i njihet 2/3-ve të përfaqësuesve të popullit, madje edhe 1/5-s së tyre, a mund të mos i njihet vetë popullit?

Në nenin 1 të Kushtetutës parashikohet parimi regnat populus, sovrani është populli. Në këtë frymë, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, si të gjitha kushtetutat e vendeve demokratike, “thërret në ndihmë” garancitë e përgjithshme dhe parimet thelbësore mbi të cilat ushtrohet sovraniteti.

Procesin, nga i cili e kanë shmangur gjatë procedurës së veçantë të krijimit dhe formëzimit të amendimeve kushtetuese, populli ka të drejtën ta korrigjojë duke e shfuqizuar nëpërmjet të drejtës së tij universale për të ushtruar drejtpërdrejt sovranitetin e tij, të drejtë që e realizon nëpërmjet referendumit të përgjithshëm të parashikuar nga neni 150 i Kushtetutës.

Të supozojmë se me nismën e 1/5 të anëtarëve të Kuvendit, iniciohet ndryshimi i nenit 1 i Kushtetutës, duke propozuar formulimin “Shqipëria është republikë monarkike” dhe ndryshimi i neneve të tjera në varësi të ndryshimit të formës së republikës. 2/3 e anëtarëve të Kuvendit ushtrojnë të drejtën që iu jep neni 177, pika 3 i Kushtetutës dhe e miratojnë këtë projekt të paraqitur. 1/5 e anëtarëve të Kuvendit nuk ushtrojnë të drejtën që u jep neni 177, pika 5 i Kushtetutës dhe nuk ia nënshtrojnë këtë amendim referendumit. Ç’bëhet në këtë rast? Quis custodiet ipsos custode? E vetmja garanci kushtetuese që ka populli (sovrani) për të shfuqizuar një amendim të tillë, është neni 150 i Kushtetutës. Duke shfrytëzuar të drejtën që i jep ky nen, populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, kërkon, dhe askush nuk ka të drejtë t’ia mohojë, referendum për shfuqizimin e ligjit me anë të cilit janë bërë ndryshimet e mësipërme.

Pra, Kushtetuta, nisur nga parimi se “Sovraniteti i përket Popullit”, i ka dhënë këtij vetëm të drejtën e kontrollit, që do të thotë se, edhe kur amendimet kushtetuese të miratohen nga Kuvendi, qoftë edhe me 100% të votave, populli, nëpërmjet 50.000

votuesve, ka të drejtë të kërkojë që amendamentet e miratuara, për të cilat nuk është pyetur, të kalojnë në referendum.

A është ligji për miratimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese i votuar nga Kuvendi, objekt i kërkesës për shfuqizim të tij nëpërmjet referendumit nga 50.000 votues?

Debatet e shumta me kontekst të theksuar politik tentojnë të ngushtojnë maksimalisht këtë të drejtë të ushtrimit të sovranitetit nga populli, deri në atë masë sa abuzojnë me teorinë se amendimet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi nuk mund të goditen nga 50.000 votues. Në të vërtetë, fryma e vetë Kushtetutës dhe dispozitat konkrete të saj, deri tani, garantojnë të drejtën e popullit (sovranit) të shfuqizojë çdo ligj të miratuar nga Kuvendi, me përjashtim të atyre të përcaktuara në mënyrë eksplicite në nenin 151, pika 2 të Kushtetutës. Në këtë nen përcaktohet se “Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, me kufizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë, nuk mund te ushtrohen asnjë referendum”. Këto janë të vetmet ligje, të përcaktuar në mënyrë të numërtuar dhe kufizuese, për të cilat nuk i është dhënë e drejta popullit nga Kushtetuta për t’i shfuqizuar nëpërmjet referendumit. Për çdo ligj tjetër, përfshirë këtu edhe atë për rishikimin e Kushtetutës, apo ligje të tjera të rëndësishme që votohen me 2/3-t e Parlamentit, populli ka të drejtën të ushtrojë pushtetin e vet obrogues nëpërmjet referendumit. Në rast se Kushtetuta do të mbante një qëndrim tjetër, përveç atij të argumentuar më lart, ligjet “Për rishikimin e Kushtetutës”, do të përfshiheshin në nenin 151, pika 2. Vetëm atëherë kërkesa e 50.000 votuesve për të thirrur referendum me qëllim shfuqizimin e ligjit nr. 9904, datë 21.04.2008 mund të mos pranohej.

Në vazhdim të debatit të hapur për këtë temë, nuk gjejmë më vend të ndalemi gjatë në disa arsyetime të çuditshme të hedhura për konsum në opinionin publik, sipas të cilave, ligji për ndryshimet kushtetuese nuk është ligj (!!!), prandaj nuk mund të shfuqizohet nëpërmjet referendumit të mbajtur sipas nenit 150 të Kushtetutës. Do të duhet të ndaleshim gjatë në formën e akteve në të cilat operon Kuvendi dhe do të ishte jashtë diskutimit profesional, por mjafton të evidentojmë faktin se vetë Kuvendi per forca i realizon ndryshimet kushtetuese nëpërmjet ligjeve, të cilat i nënshtrohen një procedure dhe një korumi të veçantë (si disa ligje të tjera të rëndësishme: Ligjet organike, kodet etj). Për më tepër edhe Kushtetuta në vetvete është thjesht një ligj. Neni 4, pika 2 i saj përcakton: “Kushtetuta është ligji më i lartë i Republikës së Shqipërisë”.

Pra, e drejta e popullit për të ushtruar drejtpërdrejt sovranitetin e tij, duke filluar që nga nisma për zhvillimin e referendumit e deri në mbajtjen e tij, është një e drejtë e pakufizuar dhe që parashikohet në nenin 150, pika 1 e Kushtetutës. Nëse do të tentohej nëpërmjet arsyetimeve konfuze dhe tërësisht të gabuara të kufizohej ky rast s’do të bënim gjë tjetër, veçse do të linim pa përmbajtje nenin 2, pika 1 të Kushtetutës, që parashikon se sovraniteti është i popullit.

Objekti i referendumit do të jetë shfuqizimi i një pjese të ligjit nr. 9904, datë. 21.04.2008 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, e ndryshuar dhe pikërisht nenet 5, 7  dhe 8 të këtij ligji dhe konkretisht populli të flasë e të shprehet nëse Presidenti duhet të zgjidhet nga vetë ai apo nga Kuvendi, edhe nëse Kryeministri duhet të shpërndajë Kuvendin sa herë votëbesohet.

Neni 7 i Kushtetutës përcakton se: “Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin nëpërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor”. Ndarja dhe balancimi i pushteteve janë forcat ndërvepruese midis institucioneve, të cilat ruajnë qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe formën e sistemit. Në një shtet ligjor, parimi i ndarjes dhe i kontrollit (check and balance) përvijohet nga mënyra e konstituimit të institucioneve kushtetuese, në raport me vëllimin e kompetencave që u jepet. Të tre dispozitat, të cilat mendojmë se duhet të shfuqizohen, ndryshojnë pikërisht mënyrën e zgjedhjes dhe konstituimit të Presidentit, pa ndryshuar vëllimin e të drejtave të tij, si dhe ndryshojnë raportet e balancës midis Kryeministrit, Kuvendit dhe Presidentit.

Giovani Sartori, ideologu i demokracisë moderne, analizon qartë në punimet e tij mbi demokracinë se: “Diktaturat lindin nga ushtrimi demokratik i pushtetit prej shumicës, në rastet kur mungojnë elementet kontrolluese e garantuese, mbi kufirin e ushtrimit të tij; (kur mungojnë institucionet që garantojnë të drejtën e pakicës për t’u kthyer në shumicë në mënyrë demokratike)”.

Përfundimisht ia vlen të theksohet se thirrja dhe kërkesa për zhvillimin e referendumit ka ardhur jo vetëm për shkaqe juridike e konstitucionale, por edhe për shkaqe politike e shoqërore (madje ato janë më të shumta dhe më të mprehta, madje edhe më të fshehta e kamufluara, pasi pas tyre qëndrojnë interesat politike të disa liderëve politikë).

Kushtetuta nuk mund t’i përshtatet politikës, në fakt duhet të ndodhë e kundërta. Ndryshe do të humbiste serioziteti i shtetit dhe do të viheshin në dyshim aftësitë shtetformuese i një populli. Papërgjegjshmëria e disa grupimeve politike që “atentauan Kushtetutën”, nuk mund t’ia mbyllin gojën popullit.

Një qëndrim ndryshe do të ishte fatal për ta.

Tani i TOP-it, një humbje për të gjithë
Një dekadë më parë Shqipëria ishte një nga vendet më të prapambetura në fushën e mediave, kryesisht atyre elektronike. Por shpejt u ndërmorën mjaft iniciativa të guximshme e novatore, ku “Top Media” spikati në mënyrë të veçantë, duke sjellë standardet më të larta, ashtu siç tregon edhe vetë emri i saj, duke e bërë Shqipërinë sot një nga vendet më të zhvilluara në këtë sektor, të paktën në rajonin e Ballkanit.

Natyrisht, këtu ka meritën e padiskutueshme Dritan Hoxha apo Tani i Topit, siç e thërrisnin të gjithë. Unë vetë vonë e kam fiksuar emrin e tij të vërtetë, pasi atij i shkonte aq shumë emri i medias që ai e konceptoi dhe e rriti në nivelet më të larta bashkëkohore. Ndaj humbja e tij aksidentale është një humbje për “Top Median”, pasi tashmë asaj i mungon themeluesi dhe frymëzuesi i saj.

Humbja e Tanit është gjithashtu një humbje për mediat në Shqipëri, sepse ai vendoste TOP-standardet, që konkurrentët duhet t‘i ndiqnin e t‘u referoheshin shpesh.

Por mbi të gjitha, kjo është një humbje për shoqërinë, e cila ka nevojë për njerëz me kurajo e me ide, që shërbejnë si katalizatorë për të renë, jo vetëm në media, por në të gjitha fushat e zhvillimit, për të kapërcyer prapambetjen historike të një populli që, heqja e kufijve të izolimit shekullor me Evropën dhe nevoja për një identitet të fortë kombëtar në procesin e integrimit, e kërkon më shumë kontributin e tyre.

Ndaj bashkohem me dhimbjen e thellë të familjes, të miqve e shokëve të Tanit të Top-it, të të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Por shpresoj se tradita, vizioni dhe standardet që vendosi Tani në media do të vazhdojnë të jenë në shërbim të gjithë shoqërisë shqiptare dhe modernizimit të pandërprerë të saj.

Autogoli i G99 me votën e emigrantëve
Që ish protagonistët e organizatës “Mjaft” do t’I futeshin një ditë politikës, kjo nuk kishte diskutim. Kapërcimi në politikë i njerëzve që në një mënyrë,ose tjetër, bëhen publikë, është një gjë e natyrshme dhe nuk meriton asnjë lloj qortimi. Por problemi është tek origjinaliteti dhe sinqeriteti I lëvizjeve. Pjellat politike të shartuara gjithnjë janë shoqëruar nga kontradiksione. I tillë është grupimi i quajtur G99. Kontradiksioni qëndron në krijimin e një zgjatimi institucional pa identitet për t’i shërbyer politikisht një formacioni tjetër. Grupi i quajtur G99 pavarësisht se si po shfaqet, është një mekanizëm i përdorur nga PS, herë për të bërë sondazhe në favor të saj, herë për të përforcuar

ide në qendër të të cilave është gjoja qytetari, e herë për të bërë opozitë qytetare. Po të bëheshin zgjedhjet sot, shifra e parë e G99 do të ishte 0. Aftësia e një individi apo subjekti për tu bërë fenomen mediatik është e pamjaftueshme për tu përkthyer në votë, ose në mbështetje elektorale. Në Shqipëri, por jo vetëm këtu,ka shumë shembuj grupesh apo personash që kanë arritur me meritë, ose jo, të bëhen mediatikë, por janë zhgënjyer sapo kanë marrë iniciativën për t’u shndërruar në personazhe të votuar. Zhgënjimi

kryesor duket tek politikanët parti, ose tek të ashtuquajturat parti të vogla të cilat për më shumë se një dekadë, nuk kanë arritur të garantojnë kurrfarë elektorati të qëndrueshëm dhe siç duket ka ardhur fundi për ta. Ato që të bëjnë përshtypje tek G99 nuk është as shfaqja si fenomen mediatik e as qëllimi I kësaj shfaqjeje, por spekulimet me ide që kthehen në kontradiktore, për shkak të mosnjohjes në thellësi të politikës, si dhe nxitimit për t’u shtirur si përfaqësues të interesave të gjëra popullore. Një nga këto mosdije është edhe qëndrimi ndaj votës së emigrantëve. Formacioni i parë politik dhe i vetmi deri tani që ka kërkuar me sinqeritet ligjërimin e votës së emigrantëve, në vendet ku ata janë, ka qenë LSI. Në vijim të kësaj kërkese LSI ka propozuar një sistem të

përshtatshëm zgjedhor i cili, do të ishte i lehtësisht favorizues për votën e emigrantëve. Një sistemi proporcional kombëtar, me prag elektoral

më të madh se ai që ishte, por gjithsesi të pranueshëm, do të krijonte shanse të mira për votën e emigrantëve të cilët janë kontribuuesit kryesorë në zhvillimin e Shqipërisë. Shqipëria është ndër vendet e pakta të Evropës që përjashton

shtetasit e saj nga votimi edhe pse për nga përqindja ajo ka shifrën më të madhe të emigracionit. Sistemi i adaptuar së fundi në kushtetutë, e vështirëson futjen e votës së emigrantëve deri në pamundësi. Kur bëhet fjalë për votimin e

emigrantëve ndarja rajonale, në rend të parë, krijon konfuzion. Në rend të dytë ajo krijon vështirësi serioze për të njohur protagonistët në listat rajonale të subjekteve politike. Sistemi rajonal shton disa hallka më shumë, në rastin e

emigrantëve. Përveç subjektit votuesi do duhej edukuar dhe ambientuar për mënyrën e votimit dhe pragun elektoral të rajonit të tij, ndërsa infrastruktura në procesin e votimit do ishte shumë e komplikuar. Po ku t’i gjesh votuesit?

T’i mbledhësh si zogjtë e korbit, të ndarë sipas rajoneve? Të mbledhësh herë kukësianët, herë shkodranët, herë tiranasit, herë vlonjatët, herë korçarët etj? Ajo çka duhet thënë, fjala vjen, për votuesin kukësian nuk vlen për votuesit e asnjë rajoni tjetër. Akoma më tej, edhe në një provincë jashtë vendit ku ka fare pak

emigrantë, do duheshin ngritur të paktën 12 qendra votimi! Dhe para se të ngrihej qendra e votimit p.sh. për rajonin e Kukësit këto qendra, do duhej pyetur p.sh. nëse ka ndonjë kukësian aty pari apo jo? Sipas kësaj logjike në çdo

provincë do duheshin bërë nga 12 pyetje…! Këto janë argumente të maftueshme (ka edhe plot të tjera) për tu bindur se sistemi i miratuar e bën praktikisht të pamundur votën e emigrantëve shqiptarë. Le të kthehemi tani te G99.Ky grupim, nga njëra anë, e ka shpallur hapur mbështetjen e vet për sistemin e sapo miratuar, nga ana tjetër, pa ditur, deklarohet për votën e emigrantëve. Duke dashur të shtiret si një formacion që ka ndryshime esenciale nga PS-ja, krijesë e së cilës është, duke dashur të sillet si origjinal, G99, mbetet, prapë pa ditur, në kornizën e një retorike boshe dhe false, gjithsesi me një mision tjetër, që edhe budallai i fshatit e ka kuptuar, Erjon Veliaj të bëhet deputet. Erjoni ka mundur të gjejë një rrugë më të thjeshtë për të shkuar aty ku synon. Një rrugë pa shumë zhurmë, pa shumë demagogji, pa shumë manipulime mediatike, pa shumë përsëritje të së njëjtës gjë, e më në fund

pa shumë kontradiksione si ky me votën e emigrantëve. Nuk duhet kaq shumë për t’iu mbushur mendjen socialistëve të vjetër që të mos bëzajnë kur Erjon Veliaj të jetë pjesë e kreut të listës së PS në ndonjë prej rajoneve elektorale

të saj, duke e justifikuar si një lëshim në funksion të një koalicioni PS-G99. Megjithatë kjo, se ku do të jetë drejtuesi i G99, nuk është fort e rëndësishme për opinionin publik, sa ç’është e rëndësishme të dihet falsiteti i mesazheve që

kërkojnë të japin krijesat politike artificiale, si ky me kërkesën për votat e emigrantëve. Ky falsitet vjen më së shumti prej mungesës së origjinalitetit.

I vetmi origjinalitet që kanë këso krijesa është qendra e ndërzimit rozë.

Thellohuni z.Ambasador!
Në një kohë që, edhe shqiptari më i fundit është thellësisht i tronditur nga dhunimi më antidemokratik dhe më i pashembullt bërë të drejtës së tij kushtetuese për të vendosur, z.Lohan, si ambasador që mëton të përfaqësojë Evropën në Tiranë, thotë publikisht se e mendon normale gjithçka që ka ndodhur me shkatërrimin e Kushtetutës, eliminimin e thelbit demokratik të saj dhe legjitimimin e diktaturës kryeministrore e partiake. Le ta thotë publikisht z.Lohan, se cili institucion evropian vlerësoi deformimet e fundit kushtetuese në Shqipëri dhe efektet e drejtpërdrejta të tyre mbi demokracinë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Në ç‘cilësi, z.Lohan vlerëson se Kushtetuta demokratike e vitit 1998, që u mbështet në mënyrë plebishitare nga shqiptarët e që u hartua pas një procesi të gjatë, plotësisht demokratik, politikisht gjithëpërfshirës dhe u mbështet në çdo hap të hartimit të saj nga KE dhe Komisioni i Venecias ishte plotësisht normal, sipas tij, që të shpërbëhej brenda një ore.

Në ç‘mënyrë është normale për z.Lohan që asnjë nga organizmat që mbështetën dhe asistuan hartimin e Kushtetutës së 1998 nuk u përfillën aspak në këtë proces, që asnjë nga konstitucionalistët më të njohur të vendit, por edhe të huaj, nuk u konsultuan, dhe që asnjë komision parlamentar i posaçëm nuk u ngrit për këtë qëllim. Z.Lohan duhet të mos harrojë dhe të kujtojë mirë se ne paralajmëruam me kohë dhe në mënyrë të dokumentuar degradimin e zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005, për arsye të Dushkut që po përgatisnin dhe që realizuan këto të ashtuquajtura konsensuse e të ashtuquajtura të gjera, PS-PD, të ngjashme me këtë të fundit që shkatërroi Kushtetutën.

Ishin po kolegët ambasadorë të z.Lohan, që e kishin trajtuar në mënyrë të papërgjegjshme të gjithë çështjen e Megadushkut, që pas faktit të kryer dhe pasojave katastrofike që ai prodhoi, të nxitonin të largonin përgjegjësitë nga vetja dhe të thoshin se ishte një gabim i jashtëzakonshëm që komprometonte e shtynte së tepërmi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Pra, pasojat ranë përsëri kobshëm mbi popullin shqiptar, z.ambasador.

Si është e mundur që z.Lohan nuk kujtohet se vetë shqiptarët, të traumatizuar nga regjimi thellësisht represiv dhe antidemokratik i Berishës, i viteve 1992-‘96 votuan më 1998 një Kushtetutë demokratike, e cila ndalonte çdo mundësi kushtetuese për rikrijimin e modeleve të tilla shkatërrimtarë e të rrezikshëm si ai i Berishës në ‘92-‘96.

Sigurisht që z.ambasador nuk mund të harrojë se ishte pikërisht kjo Kushtetutë, që jo vetëm nuk pengoi, por mundësoi nënshkrimin e MSA dhe marrjen e ftesës për në NATO. Kur thotë se “mendoj që çdo gjë është normale”, z.Lohan harron se tragjedia e zgjedhjeve të 26 majit 1996 dhe ajo që pllakosi vendin u parapri më 27 maj nga deklaratat e disa ambasadorëve të huaj në Shqipëri, që nuk e quajtën tragjike një ngjarje të tillë. Por ngjarjet që rrodhën provuan papërgjegjshmërinë e një qëndrimi të tillë, sepse më tej ndodhi ajo tragjedi për të cilën Shqipërisë dhe shqiptarëve iu desh mundim dhe sakrificë 10-vjeçare për të ringritur vendin, besimin e tronditur dhe ekonominë e rrënuar.

Z.Ambasador, ndërgjegjja evropiane e çdo shqiptari është sot më e shqetësuar se kurrë, sepse shqiptarët kanë vendosur një herë e mirë në Kushtetutën e tyre të vitit 1998, që në nenin e dytë të saj, se është populli që ka të drejtën e patjetërsueshme me vullnetin e tij të vendosë për Kushtetutën e tij. Sigurisht që për të gjithë ne sot është e pashpjegueshme, të kuptojnë, se pse një ambasador që përfaqëson Evropën në Tiranë flet e abuzon në emër të të gjitha vendeve evropiane, duke pranuar puçin kushtetues që u konsumua natën e 21 prillit e duke e quajtur normal atë. Z.Lohan njeh mirë së cilët janë mekanizmat normalë për ndryshimin e Kushtetutës së një vendi, se vjen edhe vetë prej një vendi demokratik dhe askush nuk kupton dot së ç‘gjë normale dhe demokratike ka parë z.Lohan në të gjithë procesin puçist nëpër të cilin kaluan këto ndryshime.

Votat e shumicave fiktive të parlamenteve të përçudnuar, të kapur dhe nën presion kanë prodhuar diktatura edhe në Evropë. Kushdo mund të kujtojë pa vështirësi, edhe z.Lohan besoj, se si u prodhua diktatura e Adolf Hitlerit nga një shumicë votash parlamentare, vota që instaluan një nga diktaturat më të përgjakshme në Evropë. Z.Lohan duhet ta dijë së askush në Shqipëri nuk provon më asnjë lloj impresioni të veçantë nga deklarimet e sipërfaqshme personale dhe pse jo makiavelike të disa përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, sepse shqiptarët janë sot më të ndërgjegjshëm se kurrë që fatet e vendit të tyre i kanë në dorë vetë shqiptarët dhe jo mandatet turistike disavjeçare të disa diplomatë të huaj.

Aspirata evropiane e disa milion shqiptarëve është madhore dhe në raport me të, është pa vend që z.Lohan të përdoret nga një Kryeministër dhe nga një kryetar partie, të cilët kanë prioritet jo Shqipërinë dhë shqiptarët, por fatin personal të tyre politik. Z.Lohan thotë se ai mendon se gjithçka ka ndodhur me shkatërrimin e Kushtetutës natën e 21 prillit është normalë e ne këtë rast përveç përgjegjësisë shumë të rëndë që ka marrë mbi vete ai, për arsye që ai vetë i di, ka shkuar edhe përtej mandatit diplomatik që përfaqëson. Por besoj se argumentet e mësipërme janë tepër të bollshëm për të provuar krejtësisht të kundërtën, si dhe për të provuar tronditjen shumë të madhe që ka marrë demokracia kushtetuese dhe thelbi europianist i orientimit të Shqipërisë.

Nëse edhe argumente të tillë kaq të qarta nuk mjaftojnë të bindin z.Lohan se jemi përpara një 26 maji të ri, jam i gatshëm që edhe duke u ballafaquar në një debat të drejtpërdrejt me të, t‘ia shpjegoj pa u lodhur edhe një herë nga e para, sepse për mua Shqipëria dhe fati i saj janë të shenjta e të pazëvendësueshme.

“Gerdeci” i Berishes dhe “Gerdeci” i Kushtetutes
Hetimet po provojnë se në themel të tragjedisë së Gërdecit qëndron marrja nga qeveria Berisha e vendimeve të befta dhe aspak transparente, duke kapërcyer të gjitha hallkat e ekspertizave të institucionalizuara të shtetit. Nëse ekspertët do të ishin pyetur dhe tragjedia nuk do të kish ndodhur, nuk do ishin humbur 26 jetë e qindra shtëpi. Natyrisht, të korruptuarit e qeverisë nuk do të kishin mundur të vilnin milionat nga trafiqet e Gërdecit. Dhe pikërisht për të mos humbur këto miliona, nuk trokitën në dyert e ekspertëve kur hartuan dhe aprovuan me urgjencë ato vendime (VKM) që hodhën themelet ligjore të punishtes vrasëse. Ato miliona janë të zhyera me gjakun e foshnjave, vajzave, djemve, nënave, baballarëve. Dhe jo vetëm të atyre që lanë jetën nën gërmadhat e këtij korrupsioni mafioz. Por edhe të atyre që mbetën gjallë vetëm për të qarë deri në amshim, pa ngushëllim dhe me gjakun e shpirtit të tyre, humbjen e të afërmve të dashur, humbjen e shpirtrave të tyre.

E njëjta teknikë sa e rrufeshme dhe e pabesë që u përdor për të ngritur mekanizmin vrasës që hodhi në erë Gërdecin, u përdor për të hedhur në erë Kushtetutën e Republikës. Dhe përsëri prapa këtij “Gërdeci kushtetues” qëndron e njëjta mendje diabolike që nuk rresht së projektuari skllavëri dhe katastrofa. Mendja diabolike e Kryeministrit Sali Berisha. Veçoria është se këtë herë, me projektet e këtij autokrati të palodhur, u bashkuan dhe dhanë votën të gjithë deputetët e partisë më të madhe të opozitës. Ky bashkim (apo bashkëpunim) bëri të mundur këtë tragjedi të dytë? Dhe pa ekzagjerim është një tragjedi. Sepse ndërsa në Gërdec u hodhën në erë jetët e mijëra njerëzve, me Gërdecin e Kushtetutës u hodh në erë liria e sistemit dhe gjaku i tij, ndonëse i padukshëm, po shkon rrëke. Pikërisht në momentin e dobësisë së madhe, kur po i rrëshqet toka nën këmbë, pikërisht kur me shumë gjasa mund të ngriheshin vota në Kuvend për të kërkuar largimin e tij, Kryeministrit Berisha i zgjatet dora dhe i jepen atributet “kushtetuese”, që të fusë nën tiraninë e tij edhe më keq Parlamentin dhe deputetët, ju dha mundësia të shantazhojë edhe më fort deputetët. Lidershipi i PS dhe lideri i saj, Edi Rama, nuk do të mund të ofrojnë dot asnjë argument parimor për të shpjeguar se përse ata pranuan që Kushtetuta e Republikës të ndryshohej në mënyrë të rrufeshme sipas një kapriçioje autoritariste të Kryeministrit Sali Berisha. Krahasimet me Kushtetutat e vendeve demokratike janë dokrra që nuk bindin njeri. Sepse atje nuk ka në pushtet autoritaristë të devotshëm si Berisha, atje nuk ka në pushtet parti të skllavëruara nga lideri si PD, nuk ka deputetë po ashtu të skllavëruar nga lideri. Në Perëndim liria dhe demokracia kanë hedhur rrënjë mjaft rezistente në institucione dhe në popull, që te ne mjerisht mund të krahasohen vetëm me ato të një Kanuni apo zakoneve shumë të lashta. Ndaj pyetja: përse në momentet e dobësisë së tij më të madhe merren vendime që i japin forcë Berishës si Kryeministër? - vështirë të gjejë dot përgjigje parimore nga lidershipi i PS dhe lideri i saj, Edi Rama.

Por pa u futur në përmbajtje pyesim se përse disa amendamente që nuk kishin lidhje me reformën zgjedhore (e cila vërtet duhet përfunduar sa më shpejt) kaluan në mënyrë më të rrufeshme pa iu nënshtruar një diskutimi të gjerë publik dhe me konstitucionalistë? Përgjigjja e parë që na vjen ndër mend është se ato nuk do të aprovoheshin nga shumica e publikut dhe e ekspertëve, ngaqë shihej qartë se kërcënonin interesat e publikut. Prandaj, si në rastin e Gërdecit edhe në këtë rast, ekspertët dhe publiku u shmangën me kast. Askush nuk e justifikon dot këtë nxitim. As edhe diplomatë të sprovuar si Helmuth Lohan, që janë shumë të kujdesshëm në prononcimet rreth politikës vendase. Ja si shprehet ambasadori i BE në Tiranë, për amendamentet rrufe: “Kushtetuta është një dokument shumë i rëndësishëm dhe ndryshimet në Kushtetutë nuk duhen bërë pa u menduar mirë, duhen bërë si duhet dhe duhet një analizë e thellë dhe një debat i gjerë, të ketë kohën e duhur për të marrë vendimet e nevojshme”. Por mos ishte një këshillë e panjohur kjo për Berishën dhe Ramën? Aspak! Në ato 10 ditë që përmbysën…Kushtetutën, pati gjithsesi shumë zëra që këshilluan maturi dhe kundërshtuan nxitimin e mungesën e transparencës. Kundërshtoi Presidenti i Republikës Topi, kundërshtuan hartues të Kushtetutës si Godo, kundërshtuan partitë politike nga e majta dhe e djathta, opinionistë në media. Por as Berisha (që dihet pse) as Rama (që ende nuk dihet se pse) nuk dëgjonin nga ai vesh. Dhe i vetmi argument që mund të jepet sot në favor të ndryshimeve është se ato u miratuan nga një shumicë e gjerë në Kuvend. “Shumica e legjislatorëve shqiptarë menduan se kishin kohën e mjaftueshme për këtë proces” - thotë Lohan, pasi kish cilësuar se “koha për ndryshimet… ishte e pamjaftueshme”. Aksioni autoritarist i Berishës gjen justifikim dhe përligjje te votat e deputetëve socialistë, që në këtë rast krijuan një shumicë të bashkuar dhe arrogante me PD. Pas kësaj askush “nuk ka të drejtë të ankohet”, sepse edhe pse nuk pati kohë për diskutim dhe thellim, del se “pati kohë”! Pati kohë sepse deputetët tanë mendojnë kështu. Ose më saktë, sepse deputetët tanë nuk mendojnë fare, se për ta mendojnë liderët. Ata vetëm votojnë. Por, gjithsesi dhe formalisht, asnjë shqiptar nuk mund të ankohet sepse procesi i amendimit të Kushtetutës, sado i pabesë, u bë legjitim në sajë të votave të 115 deputetëve. Sipas kësaj logjike pa logjikë, edhe gjermanët nuk kishin të drejtë të ankoheshin dhe të mbronin Kushtetutën e tyre, kur nazistët me shumicë dërrmuese votash (vetëm socialdemokratët kundërshtuan), miratuan “Aktin e riaftësimit ligjor” që i jepte pushtet gati absolut Kancelarit (Kryeministrit) Hitler. Nuk kishin të drejtë të ankoheshin, sepse procesi që i dha fund demokracisë liberale dhe Kushtetutës, kish qenë plotësisht kushtetues! Këto janë ironitë e historisë. Por ndërsa Adolfi arriti qëllimet, duke i frikësuar njerëzit, partitë, deputetët me terror, nuk kuptohet se përse PS dhe lidershipi i saj i hapin rrugë Berishës? Nga se frikësohen, ose me se i frikëson apo i shantazhon Berisha? Ka opinione që thonë se nuk është punë frike, por se Rama i pranoi amendamentet e Berishës që ky i fundit, të pranonte amendamentet për reformën zgjedhore. Po a i ka bërë mirë llogaritë? A pyeti të paktën partinë për këtë dhe në mos partinë, forumet e saj? Sepse mos vallë duke dashur t‘i marrë Berishës pushtetin i ka dhënë (duke bërë “politikë të re”) si pa dashur shtetin? Ka të tjerë opinione që këmbëngulin se Rama i ka pranuar amendamentet e Berishës ngaqë “beson që mund të vijë shumë shpejt në pushtet, e rrjedhimisht, këtë komandë e kontroll mbi maxhorancën do ta ketë ai vetë”. Zoti na ruajt, sepse atëherë ndërrimi i pushtetit do të sillte vetëm ndërrimin e autoritarizmit blu me atë rozë. Ka edhe opinione të tjera, por asnjë për be, nuk e mbështet dot parimisht bashkimin e votave socialiste me Berishën. Dhe vetëm për faktin që këto amendamente u aprovuan pa marrë mendimin e thelluar të ekspertëve dhe opinioneve të organizuara të shoqërisë civile, për faktin që injoruan me arrogancë sugjerimet për maturi deri edhe të institucioneve e partive të tjera, duhet të testohen në një referendum popullor, sikundër propozoi së fundi edhe LSI. Vetëm vota e popullit mund të shmangë rreziqet dhe tragjeditë që mund t‘i lindin popullit nga ky “Gërdec” i Kushtetutës që shmangu popullin.

PD-PS dhe të tretët
Marrëveshja PD-PS për reformën zgjedhore dhe ndërhyrjet kushtetuese, ka qenë në fokusin e kritikave të aktorëve të tjerë politikë, kryesisht të partive të vogla, pasi kjo marrëveshje është parë si një marrëveshje kundër të tretëve. Pavarësisht faktit se ka një teprim me theksimin e këtij rreziku, e vërteta është se kjo marrëveshje mund të shihet edhe si një marrëveshje kundër të tretëve Po kush janë të tretët e rrezikuar nga kjo marrëveshje? Së pari, LSI-ja. Është fare e qartë se PS-ja dhe Rama me këtë marrëveshje kërkon të kufizojë mundësitë për zgjerim të LSI-së brenda spektrit të majtë. Prej kohësh, LSI-ja është shndërruar në një formacion politik brenda së majtës, që bën një presion të konsiderueshëm tek PS-ja, presion ky jo vetëm elektoral, por edhe programor. Edi Rama e ka futur PS-në në një proces reformimi, proces që synon shndërrimin e PS-së nga një parti tradicionale ideologjike në një parti elektorale, gjë që natyrisht është e domosdoshme, por bart edhe rreziqe. Rreziku kryesor ka të bëjë me faktin se në këtë proces reformimi, Partia Socialiste në përpjekje për t’iu përshtatur ndryshimeve socio-ekonomike që kanë ndodhur në Shqipëri në këto 15 vjet, do të kërkojë që ta shtrijë bazën e saj elektorale në shtresa dhe grupe shoqërore të tjera, duke humbur një pjesë të bazës elektorale tradicionale. Kjo kategori mund të jetë e pakënaqur ndaj ndryshimeve të mëtejshme të PS-së dhe mund të joshen nga LSI, e cila fare mirë si parti e majtë mund të shërbejë si një lloj strehe për të pakënaqurit. Është kjo arsyeja pse prodhohet një sistem zgjedhor pervers, i cili reflekton më tepër intuitën matematike të Kastriot Islamit, se sa intuitën e profesionistëve të çështjeve elektorale apo problematikën elektorale në Shqipëri. Por nëpërmjet sistemit të ri elektoral Rama godet edhe disa të tretë të tjerë. Të tretët e tjerë janë Nano (në rast se ai ka ende dëshirë dhe forca për t’u marrë me politikë), dhe kundërshtarët potencialë brenda partisë. Sistemi i ri zhduk thuajse çdo “rrezik” oponence brenda partisë, pasi kryetari i partisë shndërrohet në një lloj figure të gjithëfuqishme nga varen fatet politike të gjithë figurave të partisë. Me një kontroll të mirë të strukturave të partisë, ai mund të zhdukë çdo kundërshtar nga listat e kandidimit për deputet.

Ndërkohë që Berisha me marrëveshjen e fundit kërkon të dëmtojë kryesisht Presidentin Topi. Nuk është fjala vetëm për propozimin gjenial të Trashanit, për ta shndërruar institucionin e Presidencës në një institucion pa kurrfarë peshe. Është fjala për faktin se ai i ndërmerr reformat kushtetuese pa u konsultuar fare me institucionin e Presidencës, që është bashkë me Gjykatën Kushtetuese një nga institucionet kryesore që garantojnë Kushtetutën e vendit. E parë në kompleks, strategjia e fundit e Berishës kërkon ta shmangë Topin si një pol centërzues të opozitës së brendshme ndaj Berishës, ose si një alternativë ndaj Berishës. Por reforma e re është jo vetëm kundër zotit Topi dhe institucionit që ai përfaqëson, por edhe kundër çdo prirje kundërshtuese brenda partisë. Rasti i tërheqjes së deputetëve nënshkrues të kërkesës për votimin popullor të presidentit, tregon se te deputetët që tani ka filluar të japë efektin skema e re elektorale që do të zbatohet. Kundër vullnetit të kryetarit të partisë askush nuk mund të kandidojë, kështu që asnjë rezistencë kundër vendimeve të tij. Nga ana tjetër, ai është edhe një masë preventive ndaj partizave aleate, të cilat me sistemin e ri shërbejnë si një depozitë rezervë votash për dy partitë e mëdha.

Është e qartë pra, se marrëveshja për reformat, në vend që të ishte një marrëveshje rregulluese, është një marrëveshje kundër të tretëve. Të tretët janë të zemëruar. Por vetëm kaq. Edhe pse PD-PS prishin punë si kur janë në konflikt, si kur bëjnë marrëveshje, të tretët duhet të binden, të nënshtrohen. Siç i nënshtrohen fatit. Dhe fati është shpeshherë i padrejtë

Boll, Bollano!
Ndjeshmëria e një deputeti të vetëm të Parlamentit shqiptar (nuk ka rëndësi i cilës ngjyrë politike është) bëri atë që disa seanca të mëparshme të Kuvendit të Shqipërisë, apo edhe me dhjetëra deklarata politikanësh tanë nuk e kishin bërë dot: Zgjoi vetëdijen tonë kombëtare për tragjedinë çame. Forma e zgjedhur ishte sa njerëzore, aq edhe fisnike: Një lutje e përbashkët, një përkujtim, një përshpirtje për të sakrifikuarit e racizmit fqinj. E megjithatë, edhe pse kjo formë ishte sa e butë aq dhe fetare, ajo polli refuzim nga ana e drejtuesit të Kishës Ortodokse Shqiptare, Kryepeshkopit Janullatos. E përse u krye pak ditë më parë kjo lutje e përbashkët? Për një martirizim kolektiv të 4.250 fëmijëve, grave, pleqve dhe burrave 62 vite më parë, krimi i vetëm i të cilëve ishte të qenit shqiptarë. Nuk duhet të harrojmë se më datën 11 shtator 2001, në sulmet terroriste kundër dy kullave binjake në Nju-Jork dhe kundër Pentagonit në Uashington vdiqën 3 mijë e shtatëqind veta. Nga i gjithë kombi amerikan, kjo ditë konsiderohet si një tragjedi kombëtare, më e madhja pas masakrës së Pearl Harbur në ishujt Havai në vitin 1942, kur forcat e marinës amerikane u sulmuan në mënyrë të pabesë nga forcat ajrore japoneze, pa u shpallur luftë. Të dyja masakrat, ajo e 63 viteve më parë dhe ajo e shtatë viteve më parë, në numër jetësh të humbura janë secila më pak sesa tragjedia jonë e 27 qershorit 1945 në trojet çame në Greqi (vrasja e mijëra çamëve nga bandat e Napoleon Zerves).

Amerikanët i sjellin në mendje me plot të drejtë humbjet e tyre kombëtare dhe i kanë madje ditë zie kombëtare e përkujtimi masiv. Po ashtu prodhojnë filma kolosalë, dhjetëra dokumentarë e qindra libra historie apo përmbledhje dëshmish të të mbijetuarve. Po ne? Për rreth 62 vjet “po prodhojmë” gati një shurdhëri të plotë nga shteti shqiptar. Më e pakta që ne mund të bëjmë, është ta shpallim ditën e masakrës, 27 qershorin, ditë zie kombëtare. Këtë mund dhe duhet ta bëjë Parlamenti ynë. Po më e shumta? Është për t‘u përshëndetur veprimi i lutjes së përbashkët(përshpirtjes) në hotel “Tirana Internacional” disa ditë më parë, një nismë e frymëzuar nga një deputet i vetëm dhe e mbështetur pastaj nga shoqata “Çamëria”. Dy vite më parë, Parlamenti ynë kishte mundësinë të miratonte një rezolutë për kauzën çame, me rastin e 60-vjetorit të masakrës, sidomos në mbrojtje të të drejtave të popullsisë çame mbi pasuritë dhe shtëpitë e tyre në Greqi. Por nuk e bëri. Organi legjislativ më i lartë i vendit tonë u zbyth pikërisht nga ndikimi i fortë i lobit ekonomik grek në Shqipëri. Tani ka ardhur koha që gjasat të ndryshojnë.

Boll parlamentarëve evropianë në Bruksel lobi grek u ka mbushur kokën me gjoja shkelje të përbindshme të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Boll kryebashkiaku Bollano në Himarë luan pingpong me historinë dhe i bën greke troje mijëravjeçare shqiptare. Sigurisht, ne kemi probleme me minoritetin grek, që janë ato që hasen në të gjitha sferat e jetës shqiptare dhe në gjithë tokën tonë në këto vite të vështira tranzicioni. Por ama këto shkelje të përbindshme që pretendojnë greket se i bëjmë ne i dimë fort qartë që mungojnë. Mbi të gjitha, në Shqipëri nuk ka një ndjenjë shoviniste të përhapur kundër grekëve, sikurse ka kundër shqiptarëve në Greqi. Këtë diplomacia jonë dhe të gjitha mjetet e komunikimit që ne kemi me Bashkimin Evropian duhet ta bëjnë të qartë. Nëpërmjet konferencave për shtyp, komunikatave në të gjitha zyrat e Brukselit që merren me të drejtat e njeriut, qoftë edhe manifestimeve spontane të protestës në ndonjë vend tjetër të BE-së(për shembull, në Romë, qytetet në Gjermani apo edhe në vetë Brukselin). Korteu i zhvilluar po pak ditë më parë në Qafë-Botë është për t‘u përshëndetur, por qarqeve shovene greke do t‘u therte pikërisht protesta legjitime shqiptare pranë dyerve të BE-së. Dhe sa më shumë t‘i mëshohet shkeljes dhe mospërfilljes së të drejtave të popullsisë çame nga të gjitha qeveritë greke të pasluftës së Dytë Botërore, aq më shumë fiton kauza gjithëkombëtare shqiptare dhe venitet tharmi antishqiptar në Greqi. Le të shërbejë përshpirtja e organizuar në hotel “Tirana Internacional” si një nxitje për më shumë veprim të organizuar dhe qytetar kah ambasadave perëndimore këtu në Shqipëri dhe kah strukturave të BE-së kudo ku ato janë, në mbështetje të kauzës çame. Mbrojtja e të drejtave të popullsisë çame të shkelura përbindshëm nga autoritetet greke është në radhë mbrojtje e të drejtave të 700 mijë emigrantëve tanë në truallin grek. Po ashtu është ngritje e identitetit tonë kombëtar. Pjesë e këtij veprimi duhet të ndihet çdo shqiptar i ndershëm.

Himara dhe kodi i ri elektoral
Një incident nga ata që shihen rëndom në të gjitha rrugët e cepat e këtij vendi, i ka dhënë jetë para pak ditësh në Himarën e qetë dhe të harruar, një furtune të vogël diplomatike. Përplasja mes policisë dhe dy banorëve, nuk do të kishte tërhequr vëmendjen ndoshta në asnjë qytet apo fshat të këtij vendi. Nuk ka ndodhur kështu në buzë të Jonit, aty ku prej kohësh ka një tendencë të habitshme për t’i dhënë çdo ngjarjeje një sfond përplasjeje …etnike, si dhe për të gjetur pretekste për të afishuar “autonomi” nga Tirana, apo kërkesa të tjera të këtij lloji. Dje në Kuvendin e Shqipërisë, Spartak Ngjela, kërkoi shkarkimin dhe penalizimin e kryebashkiakut të Himarës. Një qëndrim që nuk duhej të ishte vetëm reagimi sporadik i një apo dy deputetësh, por një pozicion unanim i një institucioni të lartë, siç është Parlamenti, kur bëhet fjalë për të dhunuar rendin kushtetues. Kështu të paktën na mësojnë “në letër” ata që dje dhe sot heshtin për turpin e tyre.

Himara, në fakt, është vetëm një qytet i vogël, që vështirë se do të shërbente për të ndërtuar tipologji dhe skema logjike apo edhe politike në skakierën kombëtare. E megjithatë ja që ndodh edhe kështu. Ja që Himara kthehet, kur rrethanat e lejojnë (dhe të tilla ka më shumë se një apo dy), në një mollë sherri të çuditshme, të sforcuar dhe të fryrë deri në absurd. Ky qytet krejt anonim për nga pesha, numri i banorëve dhe jeta ekonomike e sociale, ky stacion autobusësh që shkojnë drejt Sarandës, i cili nëntë muaj në vit është thuajse i shkretë, ka kohë që është kthyer në një pikë të nxehtë politike dhe diplomatike. Dhe arsyet janë të qarta, të brendshme dhe të jashtme. Ato arsye nuk ndodhen domosdoshmërish në Himarë, as dalin apo ideohen prej saj. Ato ndodhen, e dinë të gjithë, sa në Tiranë, aq edhe në Athinë.

Ka një parti politike në Shqipëri, për të cilën duket se nuk funksionon kodi i rreshtimit sipas krahëve dhe ai i programeve politike. Kjo parti ka një qëllim të vetëm, çuditërisht të pranuar si moralisht korrekt, nga të gjithë aktorët e mëdhenj politikë: ky qëllim ka të bëjë me qëndrimin me çdo kusht të saj në qeverisje. PBDNJ, një parti që nën emërtimin hipokrit të të drejtave të njeriut, kamuflon dhe përfaqëson interesa të caktuara etnike, duket se është e përkëdhelura e të gjitha qeverive, e të gjitha maxhorancave, e të gjitha kohërave dhe epokave. Një parti e predestinuar për të pasur një portofol ministror, që në ditën e parë pas zgjedhjeve, atëherë kur askush nuk e ka të qartë ende se ç’formë do të ketë kabineti qeveritar i fitimtarëve të zgjedhjeve.

Nuk përbën sekret fakti që kjo forcë, ky sharm, kjo tërheqje fatale për PD dhe PS (sot kjo parti drejton me një person thuajse anonim, njërën ndër ministritë financiarisht më të fuqishme të shtetit), buron nga fakti i thjeshtë i imponimit aspak elegant që fqinji ynë jugor ka bërë ndaj politikës tonë me kartën PBDNJ, si një parti që duhet të jetë me çdo kusht në qeveritë shqiptare, majtas dhe djathtas. Madje, me një imunitet zyrtar që zbret deri tek të zgjedhurit e saj lokalë, siç është rasti i kryebashkiakut të Himarës, një person që më shumë sesa me kanalizimet e qytetit të tij, merret rregullisht me politikën minoritare në kuadër “global”.

A do të ketë një rregullim të gjërave në kodin e ri elektoral që përgatitet të votohet, edhe për këtë segment të harkut tonë politik? A do t’i jepet fund nga dy partitë e mëdha, aleancave skandaloze kundër njëra-tjetrës në zona si Himara, ku gjithmonë kanë humbur të gjithë, përveç PBDNJ-së? A do të vijë dikur dita që një qeveri shqiptare të quhet politikisht korrekte, edhe kur brenda saj të mos jetë një ministër i PBDNJ-së? Kodi i ri elektoral, ashtu siç duket se do të marrë formë, do ta bëjë tejet të vështirë, edhe për partinë e zotit Dule, që të mbijetojë në Kuvendin e ardhshëm. Mbetet të shihet nëse PD e PS do të evitojnë, siç thuhet se po bëjnë në këto orë, akrobacitë dhe gjetjet e orës së fundit, për t’i siguruar edhe një herë artificialisht mbijetesën një force politike që, ashtu si të tjerat, ka jetuar këto vite me “rentën” që u ka marrë të mëdhenjve.

Jetojmë në një periudhë qeverisjeje në Shqipëri, e cila duket veçanërisht e kujdesshme, e madje pasive, ndaj problematikës së nxehtë të marrëdhënieve me Greqinë. Ashtu siç u pa edhe gjatë vizitës së ministres Bakojani në Tiranë, apo pak orë më parë gjatë udhëtimit të dyshimtë të zëvendësit të saj në Himarën e tensionuar artificialisht, diplomacia jonë belbëzon në vend që të flasë për çështje që, në fakt, kanë kërkuar dhe kërkojnë një qëndrim nga ana e shtetit shqiptar. Ashtu siç është thënë edhe më parë, Tirana zyrtare duket tejet e zbutur ndaj fqinjit jugor, nga momenti që me fqinjin perëndimor, Italinë, marrëdhëniet politike janë thuajse zero. Nuk do të ishte normale që ky skenar rajonal të influenconte drejtpërdrejt, siç ka ndodhur rëndom këto 18 vjet, edhe skenën tonë politike. Megjithatë, mesa duket çdo gjë mund të ndodhë me këtë vend, megjithëse ka kaluar tashmë derën e NATO-s.

Qytetari i NATO-s
Tani kam shansin të flas, mendoj e shkruaj si qytetar i NATO-s. Mbase më ngjit më shumë fjala se deri më sot, se si qytetar i Shqipërisë askush nuk e ka çarë kokën. Mbase me dëgjojnë më mirë shtetarët e vendit tim, që vetëm gënjejnë dhe tregojnë përralla me reforma. Nuk e di?! Mbase!

Si qytetar i NATO-s kam të drejtë themelore të jem i sigurt. Mirëpo puna është se aq i pasigurt ndjeshëm sa nuk e di a jam qytetar i NATO-s. Jam i pasigurt si nga krimi i rrugës, ashtu edhe nga krimi shtetëror. E përjetova këtë pasiguri me gjithë familjen time ditën e shpërthimit, kur po kaloja aty pranë. Jam akoma më i pasigurt, sepse Presidenti dhe Kryeministri i vendit tim gënjejnë më shumë se sa kanë kokën, sa herë që u jepet rasti, mëngjes-drekë-darkë. Ditën dhe natën. Para dhe pas buke. Si e ku t‘u vijë! Turp më të madh nuk ka. Në fakt, nuk e di a duhet të kenë turp qytetarët e NATO-s?! Mos ndoshta e kam unë gabim! Mbase kur je në NATO gënjehet!

Prona ime (pra, e qytetarit të NATO-s) është e pasigurt, sepse po shqyhet nga reforma agrare e ALUIZNI-t. Shteti im është latifondist i madh i pronës sime dhe i pronave të gjithë të tjerëve si unë. Ai nuk më jep as një copë letër për të provuar që unë, qytetari i NATO-s, e kam një dreq shtëpie apo prone në këtë vend të NATO-s.

Me shëndetin kam kohë që kam hyrë në NATO, sepse prej disa vitesh kurohem në një vend të vjetër të saj. Më besoni, të kurojnë më mirë spitalet e NATO-s, sesa të NDOKËS.

Nejse, t‘i lëmë këto privilegje e të kthehemi te shteti im gënjeshtar, tashmë në NATO. U kënaqa shumë kur pashë Kryeministrin tim, i cili kur erdhi nga NATO (samiti) gjeti një Shqipëri tjetër. Ndoshta ngaqë erdhi natën. Paska qenë e thjeshtë kjo punë, - thashë me vete, - ti çon Presidentin dhe Kryeministrin të takojnë Bushin, dhe sa hap e mbyll sytë, vendi ndryshon. Meqë qenka kështu puna, them se do ishte me mirë që të dy të rrinë me Bushin, që të ndryshojë sa më shumë Shqipëria. Në fakt, nuk kanë faj udhëheqësit e shtetit, sepse shumë prej nesh e dimë që NATO është aleanca e veriorëve, si e tillë nuk ka sesi të mos anëtarësojë Kryeministrin tonë nga Veriu.

Unë e di që kur je në NATO protestohet, apo jo? Po si ka mundësi që qytetarët e Vlorës arrestohen dhe mbahen në burg jashtë çdo ligji të NATO-s? Ndoshta meqë këto janë nga jugu dhe nuk i mbulon NATO! Por mirë që nuk i mbulon, pse i arreston?

Si qytetar i NATO-s, më në fund më ka ardhur radha të merrem pak edhe me Bushin. Nuk kam këllqe ta kritikoj, se mua shteti im më paguan me lek, pra me monedhën më të fortë të shekullit, siç tha Kryeministri im para do kohësh. Nejse, nja dy fjalë nuk mund të rri pa ia thënë edhe Bushit. Si qytetar i NATO-s, ky Bushi s‘më pëlqen fare, sepse ka do kohë që është bërë palë me gënjeshtrat lokale të shtetarëve të mi. Jam i bindur se as bashkëqytetarët e mi amerikanë nuk pajtohen me gënjeshtrën dhe korrupsionin. Kështu që, kjo që po them unë është legjitime. Megjithëse edhe ai e di fort mirë që këta tanët gënjejnë dhe janë të korruptuar. Zaten nuk shpjegohet ndryshe tallja e menderes, kur foli vetë Kryeministri im.

Tashmë të gjithë duhet të ndryshojmë. Kur ishim shqiptarë na mësonin se “zëri i gomarit nuk shkon në qiell”. Tani të shpresojmë se si qytetarë të NATO-s do na dëgjojnë pak më shumë këta shtetarët tanë. Ndryshe, do të vazhdojmë të jemi shteti i gomerëve m‘u në mes të NATO-s.

Kushtetuta, masakra e Gërdecit dhe Presidenti i Republikës
Në mes të së shtunës së 15 marsit, populli shqiptar pa me llahtar se si disa megaton municion u hodhën në erë dhe dhunuan jetën dhe pronën e banorëve të fshatrave Gërdec, Marqinet, Muçaj e Vorë.

U bë dy javë nga ajo masakër dhe në shtyp e televizione lexohet, shikohet e dëgjohet se si të ashtuquajturit politikanë të Shqipërisë janë rreshtuar në llogoret e tyre mesjetare bashkë me taboret e shpurave zagare. Politikanët i vërsulen njëri-tjetrit si hajdutët mesjetarë a modernë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kriminale, që kanë të bëjnë me tjetërsimin e pronës në Shqipëri, në favor të atyre që janë në pushtet. Publiku rri e ndjek shfaqjet e tyre. Populli i Gërdecit ka pesëmbëdhjetë ditë pa drita e pa radio, televizion e gazeta. Populli i Gërdecit e i Shqipërisë nuk di se çfarë do të bëhet për kthimin e jetës në normalitet dhe nuk di se kur janë afatet për plotësimin e kësaj detyre kushtetuese, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në atë zonë. Langojtë dhe zagarët gjithfarësh, mediatikë dhe shpura të ngjyrosura gjoja politike, nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse përforcojnë avazin e atyre, prej të cilëve presin ndonjë kockë në formë pronash, evazioni fiskal, mbulim krimesh, a vende pune ose detyre partiake. Hipokrizia vrasëse qeverisëse është shndërruar në pseudo-sulme parlamentare, në pseudo-hetime, në para të nxjerra për mbulimin a zvogëlimin e masakrës së llahtarshme. Në Borovën martire, në tetor 1943, nazistët dogjën 100 shtëpi dhe vranë 107 njerëz. Në Gërdec, deri tani nuk dihet numri i të vrarëve dhe nuk është i besueshëm numri i mbi të treqind të plagosurve; janë mijëra shtëpi të shkatërruara e të dëmtuara. Janë mijëra njerëz pa shtëpi, pa punë e pa katandi. Janë mijëra gjëra që nuk i dimë mirë, se zëri qytetar është shuar nga ata që janë të interesuar të mbulojnë provat e dhunimit të të drejtave të njeriut për jetën, pronën dhe mjedisin, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, mbrojtës i të cilave është Presidenti i Republikës.

Neni 88 i Kushtetutës :

3…. Presidenti bën këtë betim: “Betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar”.

Presidenti i Republikës duhet të vërë re se, në masakrën e Gërdecit janë dhunuar të drejtat e njeriut, me pasojë të vdekur, të humbur, të plagosur dhe shkatërrim pronash e mjedisi, të mbrojtura nga neni 15 i Kushtetutës.

Neni 15 i Kushtetutës:

1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.

Gjithashtu, presidenti i Republikës, pa dhe dëgjoi dëshmitarë mediatikë, se në masakrën e Gërdecit vdiqën, u plagosën e u shfrytëzuan në punë fëmijë.

Neni 54 i Kushtetutës:

3. Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë… që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij moral.

Presidenti i Republikës, në zbatim të detyrave të tij të përcaktuara nga neni 92, pika h e Kushtetutës, ka për detyrë të kërkojë mendim dhe të dhëna nga Kryeministri i Shqipërisë, në cilësinë e këtij të fundit si drejtues i institucionit shtetëror të Kryeministrisë, për çështje që kanë të bëjnë me detyrën e Kryeministrit, të përcaktuar në nenin 102, pika c e Kushtetutës, në lidhje me sigurimin e zbatimit të legjislacionit të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për asgjësimin dhe shitjen e municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë..

Neni 92 i Kushtetutës:

Presidenti ushtron edhe këto kompetenca :

c) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore, që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

Neni 102 i Kushtetutës :

1. Kryeministri :

c) Siguron zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave.

Neni 15 i Kushtetutës :

2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si edhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.

Deri më sot, unë nuk e kam dëgjuar Presidentin e vendit tim, të flasë publikisht në bazë të nenit 15 të Kushtetutës, mbi të drejtat e dhunuara të njeriut në masakrën e Gërdecit, si edhe në bazë të nenit 92 pika c, për kërkim mendimi dhe të dhënash me shkrim nga Kryeministri i Shqipërisë, për sigurimin e zbatimit të legjislacionit që ka lidhje me masakrën e Gërdecit.

Gjithsesi, i uroj punë të mbarë Presidentit, në zbatim të detyrave të tij kushtetuese.

Kushtetuta, Berisha kerkon kompetencat e Presidentit
PD kerkon te ndryshoje Kushtetuten. Ndryshimi i propozuar është pikërisht amendimi i nenit 93 të ligjit themeltar. Nëse ky amendim miratohet, atëherë Berisha fiton të drejtën për “të emëruar” krerët e funksionarët më të lartë të institucioneve të pavarura qe aktualisht i kryen Presidenti  Kryeministri Sali Berisha kërkon zgjerim të kompetencave të tij. Nëpërmjet një ndryshimi kushtetues të paraqitur dje në Parlament nga Partia Demokratike, ai po tenton përqendrimin në duart e tij të pushtetit të Presidentit të Republikës. E thënë ndryshe, ai kërkon që të jetë edhe shefi i qeverisë, e njëherësh të ushtrojë kompetencat e kreut të shtetit. Ndryshimi i propozuar është pikërisht amendimi i nenit 93 të ligjit themeltar në variantin, “Dekretet e Presidentit kundërfirmohen nga Kryeministri ose ministri përkatës, me përjashtim të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit në përputhje me nenet 87 dhe 104”. Nëse ky amendim miratohet, atëherë Berisha fiton të drejtën për “të emëruar” krerët e funksionarët më të lartë të institucioneve të pavarura, sikundër janë Shërbimi Informativ Shtetëror, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Akademia e Shkencave, Guvernatori i Bankës, Kontrolli i Lartë i Shtetit etj, e drejtë kjo që Kushtetuta aktuale ja sanksionin kreut të shtetit. Kësisoj, duke marrë me ligjin themeltar kompetencën për të kundërfirmosur dekretet e Presidentit, Berisha gjithashtu fiton të drejtën për të caktuar ose në rastin më të mirë, për të imponuar edhe datën e zgjedhjeve, qofshin këto lokale apo parlamentare, referendumet, të drejtën për të administruar të burgosurit si edhe për të miratuar dhënien ose lënien e nënshtetësisë shqiptare, kompetenca që të gjitha ushtrohen aktualisht me dekrete të posaçme të Presidentit të Republikës. Kryeministri Berisha, nëpërmjet amendimit të nenit 93 të Kushtetutës siguron gjithashtu me ligj të drejtën për të kundërfirmosur edhe dekretin për shpalljen e gjendjes së luftës si edhe të gjitha dekretet normative nën një situatë të tillë. Ai do të miratojë edhe planin e veprimeve të Forcave të Armatosura në kohë paqeje dhe në rastet e vendosjes së masave të jashtëzakonshme, shpërndarjen apo mobilizimin e tyre si edhe kompetencën për të dhënë apo ulur gradat për oficerët e rangut të lartë, përfshi këtu edhe shkarkimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Pra, me grumbullimin e të gjitha këtyre kompetencave në duart e tij, Berisha po tenton të zhvendosë gravitacionin e pushtetit në duart e tij, sikundër e ka pasur në mënyrë autoritariste në periudhën ’92-’97. Kur ishte President i Republikës, ai bëri që të gjitha pushtetet në shtetin shqiptar të përqendroheshin në zyrën e kreut të shteti, tashmë me një skemë të re ai kërkon të realizojë të njëjtën gjë, por kësaj here në zyrën e Kryeministrit.

Nisma me e re ne politiken shqiptare,krijohet “Instituti IDEA”
Një grup të rinjësh profesionistë dhe intelektualë, në kohën e shqetësimeve më të mëdha në të cilën ndodhet sot rinia shqiptare, u pajtua, gati spontanisht, duke themeluar sot një lëvizje rinore, e cila do të artikuloi më vendosmëri kërkesat e rinisë shqiptare. Iniciativa për themelimin e një lëvizje rinore, që u pagëzua “Instituti IDEA”,ka si qëllim shkëmbimin e ideve nga të rinjtë Shqiptarë, ku kjo kategori përbën rreth 1/3 e popullsisë në Shqipëri. IDEA do të përdorë idetë dhe

(more…)

Pas NATO-s, do na mërziten “Burrat e Shtetit”?!…
Që Shqipëria do të marrë ftesën për në  NATO, kjo tashmë duket e dekonspiruar nga fryma që ndihet si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe atë ndërkombëtar. Por, për ata naivë që e kuptojnë këtë hop të madh të Shqipërisë në planin politik (se atij ushtarak i’a pamë hajrin me Gërdecin) vetëm si një firmë në letër dhe sukses të vetin, besoj se do të jetë një zhgënjim i madh. Do të jetë zhgënjim, pasi do të ndryshojnë shumë gjëra pas këtij akti formal. Sepse pikërisht pas këtij akti,

(more…)

Për Gërdecin dhe 9 Janarin 2004
Sot natyrshëm mbrojtja dhe sulmi reciprok mbi tragjedi të mëdha ka qenë lajtmotivi politik i debatit që ka lindur pas tragjedisë së Gërdecit Sot natyrshëm mbrojtja dhe sulmi reciprok mbi tragjedi të mëdha ka qenë lajtmotivi politik i debatit që ka lindur pas tragjedisë së Gërdecit. Gara për krahasimin dhe analogjitë midis tragjedive ka qenë e pamëshirshme pa kompromis dhe ato janë shndërruar në kryeargumente të këtij debati. Po kaq natyrshëm janë shfaqur edhe koracat politike që janë vendosur pas secilës dhe ku për Gërdecin e 9 janarin

(more…)

Ftesë për NATO, pastaj bashkëqeverisje
Delegacioni shqiptar në mbledhjen e NATO-s (North Atlantic Treaty Organisation) në Bukuresht, është i përbërë nga dy partitë kryesore të Shqipërisë: PD e PS (mungon LSI e PBDNj), opozita dhe mazhoranca bashkë. Na e dhanë ftesë shyqyr, sepse edhe ata e dinë mirë se vetëm, pa NATOn, nuk bëhemi dot. Por një nga rrjedhimet logjike të kësaj ftese, duhet të jetë heqja e qeverisjes aktuale, me kryeministrin Berisha në krye: vendi duhet të drejtohet menjëherë, nga një qeveri (more…)

EMILJANO ALEKSI
EMILJANO ALEKSI

Shqipërisë i duhen BURRA SHTETI e jo aventurierë e gangsterë politikë.
Shqipëria sot përjeton krizën më të rëndë të autoritetit. Vendin e burrave të shtetit e kanë rrëmbyer xhuxhmaxhuxhët politik, të ç’ekuilibruarit, amoralët, të korruptuarit, të ngriturit në majën e piramidës jo sipas “meritokracisë” që proklamon Berisha, por sipas shkërdhatokracisë që satirizon Agolli.

Vendi ynë, pikërisht në këtë moment historik, ndjen nevojën e domosdoshmërisë për një BURRË SHTETI të përmasave të mëdha. Po, duke perifrazuar Hamletin e Shekspirit, këtu puna ngec. Nga mosnjohja e vetvetes,

(more…)

Mallkimi që na vjen në mars
Më 14 mars, megjithëse punoj në Elbasan dhe jetoj në Tiranë, nuk isha as në Elbasan dhe nuk u gëzova as me festën e Ditës së Verës që, ashtu e shpëlarë e pa ngjyrë, festohet edhe në Tiranë. Më 15 mars, isha në Universitet në Elbasan dhe në komentet e pakta për ballakumet e festën e Ditës së Verës, po diskutonim edhe për tortën e famshme që disa punishtarë të Elbasanit kishin ndërtuar me fytyrën e Sali Berishës. Në humor e sipër po kujtonim edhe barsoletat që qarkullonin në kohën e diktaturës, por po flisnim edhe për indiferencën tipike të elbasanlinjve për politikën. Në këto e sipër mësuam lajmin për shpërthimin në Gërdec. Në fakt, askush nuk u kujtua të thoshte se ajo tortë me fytyrën e S.Berishës kishte sjellë fatkeqësi, kishte qenë një ogur i keq, natyrisht, askush. Më pas, shumë më vonë, u kujtova se muaji mars qenka shënuar në kalendarin enigmatik, apo në mitologjinë e shqiptarëve, si muaji që sjell fatkeqësi.

Në një nga ato ditët me shi që pasuan tragjedinë i telefonova Kadaresë, që ndodhet në Tiranë, për të fiksuar takimin që do të zhvillonim me rastin e Kolokuiumit Ndërkombëtar që do të mbahet për të në Universitetin Paris X Nanterre, Francë, ku do të marr pjesë edhe unë. E dija që ishte momenti më i papërshtatshëm për këtë takim, por, meqenëse e kishim lënë që të flisnim, formova numrin. Nga ana tjetër, zëri i tij thuajse ishte si i shuar. M’u duk se vuante nga një peshë faji e pashpjegueshme, ndoshta ngaqë e ndiente veten fajtor pse kishte zgjedhur muajin mars që të vinte në Tiranë. I kujtova romanin e tij “Lulet e ftohta të marsit” dhe parandjenjën e tij për këtë muaj. Ai, ashtu i përhumbur, m’u përgjigj se ndjehej ende i tronditur, por më tha se i kishte lënë një shije të pështirë festa që parapriu tragjedinë. E lamë që të takoheshim një ditë tjetër. Ndërkaq ditët rridhnin me ritmin fatal të një morti dhe askush nuk mund të thoshte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ndërsa mua mendja më kishte mbetur te ky muaj, te muaji mars dhe, ashtu si në ëndërr, më vinte në mendje thënia “Shkurti shkurton urët, marsi mbledh lëkurët” që, në imazhin kolektiv, i vishte marsit një tis vdekjeje.

Nuk e di pse m’u kujtuan edhe “plakat”, tri ditët e ftohta të këtij muaji, që janë ngulitur në vetëdijen kolektive si mendjelehtësia fatale e një plake që dogji rrobat e dimrit dhe u nis për verim në mal, pastaj hakmarrja e marsit, që i merr borxh një ditë vëllait të vet, muajit prill, dhe e ngrin plakën me gjithë çka, siç thotë rrëfimi. Nga të gjitha rrëfenjat primitive kjo më është dukur më e bukura, sepse shënjon me një ironi të hollë, mendjelehtësinë dhe shkujdesjen tipike shqiptare. Natyrisht që, në gjithë këtë përsiatje për muajin mars, apo për fatalitetin e tij, nuk mund të gjesh asnjë gjë të përbashkët me atë që ndodhi më 15 mars. E vetmja gjë që mund të hetohet është mendjelehtësia dhe krimi. Përfundimisht, ne duhet të bindemi të gjithë se jemi mendjelehtë, se në krye zgjedhim me mendjelehtësinë më të madhe njerëzit më mendjelehtë sesa ne, se lemë hapësirë pa fund për hienat e kriminelët që zotërojnë sot miliona e miliona, duke qenë klientët standardë të shtetit tonë mendjelehtë. Sot mund të zbulohen afera pa fund kriminale, mafioze dhe të tjera mund të zbulohen në të ardhmen, por kjo nuk zgjidh asgjë për sa kohë që ne jemi mendjelehtë dhe zgjedhim njerëz që të na drejtojnë, ata që janë më mendjelehtë se ne të gjithë. Kështu, ne do të vazhdojmë të zbavitemi në festa pagane dhe do të zdërhallemi në gëzime pa kuptim, për të përgatitur pastaj skandale të tjera, sepse Shqipëria, në këta 17 vjet dhe sidomos qeveria e Sali Berishës në këta tre vjet e gjysmë, e kalçifikoi mafien.

Shpeshherë me miqtë e mi brenda vendit, apo edhe me ata që vijnë nga jashtë, kur më pyesin se a vazhdon të jetë e korruptuar edhe qeveria e re, i marr me vete dhe udhëtojmë deri në Elbasan. Kjo rrugë është vetëm një shenjë e megakorrupsionit aktual. Pse? Ka tre vjet që mbi këtë rrugë janë hedhur miliarda lekë për ta riparuar dhe pas tri vjetësh ajo i ngjan rrugës që lidh Kabulin me Kandaharin.

Unë kam pesë vjet që e bëj këtë rrugë, por asnjëherë tjetër më shumë sesa në këta tre vjet ajo nuk është shkatërruar si tani. Dhe të mendosh se vetëm para gjashtë muajsh, Ndërmarrja e Rruga Urës dhe Mirëmbajtjes së Elbasanit ka marrë një fond prej mbi 600 milionë lekësh të reja për ta… shkatërruar. Se çfarë ka bërë ajo me këto para këtë ndoshta e di vetëm Berisha, i cili kur shkoi në Elbasan më 14 Mars për të prerë tortën me fytyrën e tij, e nuk u kujtua të pyesë se si ka mundësi që kjo rrugë është në këtë gjendje.

Ndërsa rruga e Saukut, që ka një vit që ka filluar dhe nuk po përfundon, është një histori më vete. Nuk e di sa mallkime merr kjo qeveri nga ata që udhëtojnë me makinë nga zona verilindore e nga Elbasani për të ardhur në Tiranë, por megjithatë, nuk ndodh asgjë, sepse ne jemi mendjelehtë dhe në muajin Mars nuk tregohemi të kujdesshëm. Tani ndoshta duhet të shtojmë në vetëdijen dhe në imazhin kolektiv, përqasjen e plakës mendjelehtë të rrëfimit mitologjik, me fytyrën e Sali Berishës, tani, këtej e tutje, duhet t’u tregojmë atyre që do të vijnë pas nesh, se “plakat” e marsit, tri ditët e ftohta, ose hakmarrja e marsit për plakën, ka në themel edhe një përmasë tjetër: është hakmarrja për një mendjelehtë tjetër që ne e kemi zgjedhur dhe i kemi besuar, ndërsa ai nuk djeg rrobat e trupit si plaka e rrëfimit, por djeg njerëz, ngaqë është mendjelehtë si plaka e rrëfimit.

Ndaj, sa herë që vjen muaji Mars duhet të kujtohemi se ky muaj ka gjithmonë një mallkim për ne, për sa kohë që kemi në krye atë që në vetëdijen tonë kolektive, këtej e tutje, do të njëjtësohet me plakat dhe me tortën e punuar në Elbasan.

Të gjithë gënjejnë, përveç Berishës?!
“Gërdeci” në historinë politike të Shqipërisë do të mbahet mend edhe si tragjedia që ndau përfundimisht nga mbështetja elektorale për lidershipin aktual, atë pjesë të shqiptarëve, të cilët gjatë viteve të fundit janë treguar rezistues në mbështetje mëdyshëse për Sali Berishën. Leximi jo thjesht politik, i mijëra reagimeve publike të ditëve të fundit, lë të kuptosh lehtësisht zhgënjimin e madh edhe tek ata, të cilët kanë gjetur përherë argumente për të shfajësuar gabimet, gafat, papërgjegjshmëritë apo korrupsionin e liderit të tyre historik. Tashmë nuk kanë ngelur shumë fjalë në mbrojtje të tij. Ndoshta edhe për shkak të përpjekjeve të dukshme të Berishës, për t’u sjellë gjatë këtyre viteve jo si lider kalimtar politik, por si personazh që i pëlqen të drejtojë nga pozita pak a shumë prej heroi, dukja e tij e ditëve të fundit, lë shumë për të dëshiruar. Përpjekjet e përditshme për të mbuluar gënjeshtrën e djeshme me një gënjeshtër të re, i kanë dhënë kryeministrit të sotëm, pamjen e një burreci që fshihet pas gishtit.

Jo vetëm pse bie vetë brenda në gënjeshtrat e tij (Anatol Frans këshillonte gënjeshtarët që të mos jepnin kurrë hollësi kur gënjenin), por edhe sepse kësaj radhe, “Ai” që është dalluar përherë për “mbrojtje të besnikëve”, pas Gërdecit,është i gatshëm të hedhë poshtë këdo. Për të shpëtuar kokën e vet? Koha do ta tregojë qartë pse-në, gjithsesi ajo që dimë tani është që tmerri i Gërdecit, nuk na mbërriti rastësisht.

Prej kohësh e veçanërisht vitin e fundit, Tirana gumëzhin nga përfoljet për implikim të kryeministrit dhe familjarëve të ngushtë të tij, në prapaskenën e pothuajse çdo tenderi a çdo vendi ku mund të bësh para të shpejtë nëpërmjet komisioneve a gjobave. Kabineti qeveritar gjithashtu është nën akuza të hapura apo ende gjysmë të fshehura për përfshirje në afera korruptive të rënda. Kjo përfolje për korrupsion që ka ardhur në formë orteku sa më shumë ditë që konsumon kjo qeverisje, është edhe arsyeja pse në këto ditë edhe makina e propagandës e kryeministrit Berisha gjendet ne krizë idesh.

Hidhen teza pas tezash për Gërdecin. Janë gati të betohen edhe për një atentat të UFO-ve atje, por kurrsesi të pranojnë implikimet dhe përgjegjësit që duken sheshit. Disa prej këtyre tezave janë vërtet qesharake, dhe nuk ngjisin as tek mbështetësit e deri djeshëm e jo më në publikun e gjerë. E para, sepse disa janë ezauruar njëherë që në 97-tën dhe e dyta sepse askush s’mund ta besojë se “Ai” njeriu, që në këto vite ka ndarë me ne lloj-lloj informacionesh intime për kundërshtarët e vet të momentit, të mos dijë asgjë për një aferë skandaloze në dyert e Tiranës.

Ditët e fundit, të konsumuar në strategjitë mbrojtëse që ndërrohen me shpejtësi dhe ecin paralelisht me gjetjen e përditshme dramatike të kufomave të tjera në Gërdec, këshilltarët e kryeministrit e nxorën dhe mbrojtjen e radhës. Për çudi, është e njëjta që përdori edhe F.Nano në vitin 2005, ku para zgjedhjeve thoshte: “Unë mund të jem i papërgjegjshëm e i korruptuar, por po të iki unë, do t’ju vijë Berisha…

Sipas kësaj strategjie të ditëve të fundit, e vetmja alternativë që i ka ngelur Berishës për të përfunduar mandatin, është të thotë që socialistët që u larguan nga pushteti më 2005 janë njëlloj të korruptuar e të papërgjegjshëm, si edhe qeveria që drejton ai vetë.

Nëse në këtë sjellje, ka një attachment këshillues, konkluzioni që mund të nxjerrësh është se niveli i njerëzve që i kanë ngelur afër Berishës është për të ardhur keq. Ka shumë mundësi që radhët e lëna bosh nga personat me integritet e aftësi, të cilët i janë larguar gjatë dy viteve të fundit kryeministrit (ikjet kanë qenë thuajse të përmuajshme, duke nisur që në javët e para të qeverisjes) po mbushen nga kokëboshë ekstremistë apo persona pa skrupuj, të cilët nuk i kanë aftësitë e nevojshme për të qenë pjesë e ekipit që merr përsipër drejtimin e vendit. Për më tepër, shanset që ekipi të përmirësohet janë minimale, pasi Berisha përherë është treguar stoik në vazhdimin e një drejtimi të caktuar (pa marrë parasysh interesat e përgjithshme) kur ky drejtim në planin e ngushtë personal është përfitues. Por a kemi mundësi t’i kursejmë vetes e vendit 1 vit tjetër moszhvillim, a ndoshta regres..??? Nuk është një përgjigje që mund të kthehet në prill.

Afera e armëve, zbulohen lidhjet me zyrtarët shqiptarë
Nga C. J. Chivers , Publikuar më 27 mars 2008 në “New York Times”

Që prej vitit 2006, kur kryengritjet afgane u intensifikuan, qeveria afgane u bë e varur nga ushtria amerikane dhe mbështetja u dha më shumë në luftën kundër Al-Kaedas dhe talebanëve.

Por për të armatosur forcat afgane, të cilat kanë qenë edhe udhëheqësit e kësaj lufte, ushtria amerikane ka kërkuar ndihmën e një kompanie të udhëhequr nga një 22-vjeçar.

Me një kontratë nga SHBA, të vlefshme 300 milionë dollarë, kompania AEY Inc., e cila operon e paregjistruar në një zyrë në Miami Beach, u bë furnitori kryesor i ushtrisë afgane dhe forcave të policisë.

Që atëherë, kompania ka furnizuar municion që është shumë i vjetër, mbi 40 vjet, dhe i demontuar nëpër arka. Municioni është vëzhguar nga vetë gazetarët e “New York Times”, ndërkohë që është konfirmuar edhe në intervistat me zyrtarë amerikanë dhe afganë.

Shumica e municioneve ka ardhur nga rezervat e vjetra të bllokut komunist dhe është konsideruar e pasigurt dhe e pavlefshme nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga NATO. Për ta asgjësuar këtë municion të rrezikshëm për jetën e njerëzve, janë vënë në dispozicion miliona dollarë.

Në blerjen e municioneve, kontraktori ka punuar gjithashtu me ndërmjetës dhe një kompani demontimi, që në listën e rezervës federale rezulton si kompani ilegale e lidhur me trafikimin e armëve.

Për më tepër, miliona nga këto pushkë dhe armatime janë prodhuar në Kinë, duke qenë kështu të ndaluara sipas ligjit amerikan. Presidenti i kompanisë, Efraim E. Diveroli, është regjistruar fshehtas në një bisedë që tregon qartë korrupsionin në blerjen e më shumë se 100 milionë armatimeve në Shqipëri.

Këtë javë, pas hetimeve mbi performancën e kompanisë AEY nga “The Times”, ushtria mënjanoi kompaninë nga çdo lloj kontrate federale dhe tha se Diveroli i kishte mashtruar duke thënë se armët ishin hungareze dhe jo kineze.

Z. Diveroli, i kapur me telefon në një intervistë, tha se ai nuk kishte dijeni për këtë ngjarje.

Problemet me municionin ishin evidente në vende si Nawa, Afganistan, një vend afër kufirit me Pakistanin, ku një zv/kolonel afgan bëri ekspertizën e arkave me fishekë dhe armatime. Menjëherë pasi municioni kishte arritur atje, arkat shpërthyen dhe municioni doli jashtë duke zbuluar se ishte me të vërtetë municion i prodhuar në Kinë në vitin 1966.

“Ky ishte municioni që ata na jepnin për të luftuar”, tha koloneli, Amanuddin, i cili si shumë të tjerë afganë ka vetëm një emër. “Ky municion na bëri të shqetësoheshim, pasi ishte shumë i vjetër dhe municioni pas shumë dekadave bëhet më pak i fuqishëm, dhe shumë më pak i sigurt.

AEY është një kompani mbrojtjeje e panjohur më parë, e cila ka lulëzuar që prej vitit 2003, kur Pentagoni mori vendimin të shpenzojë miliarda dollarë për të trajnuar dhe dërguar forca në Afganistan dhe Irak. Është një kompani e dalë nga errësira dhe duket se është një sukses i pashembullt i administratës së Bush-it dhe strategjisë së tij së luftës.

Duke hetuar mbi të kaluarën e kompanisë AEY, nëpërmjet intervistave të bëra në shumë vende të botës, duke investiguar mbi shumë dokumente konfidencialë qeveritarë dhe duke ekzaminuar një pjesë të municionit, u bë e qartë se “Ushtria” nën presionin e lartë të Pentagonit për të furnizuar trupat afgane me municion, lejoi një kompani të pakonsoliduar të futej në botën e errët të tregtisë ndërkombëtare të armëve. Kjo kompani arriti të futej lehtësisht në këtë treg me ndihmën e Pentagonit, me një kontratë të shkruar shumë të paqartë me pak kufizime.

Pas pezullimit të punës, AEY është nën investigim nga Departamenti i Mbrojtjes dhe nga forcat e Imigrimit, rreth cilësisë dhe origjinës së municioneve që ajo furnizonte, si dhe për korrupsion e tregti të jashtëligjshme.

Z. Diveroli në një intervistë të shkurtër telefonike, hodhi poshtë zërat për mashtrime: “Unë e di se kompania ime bën çdo gjë shumë mirë”, tha ai.

Ai gjithashtu sugjeroi që aktiviteti i tij të mos bëhej objekt publik. “AEY është duke punuar nën një projekt të Departamentit të Mbrojtjes. Unë nuk dua të flas për detajet”, tha ai.

Pyetjet në drejtim të tij, ai ia dha një avokati, Hy Shapiro, i cili ktheu këtë përgjigje me e-mail: “Ndërkohë që AEY po punon me shumë intensitet për të përmbushur detyrimet që ka sipas kontratës me ushtrinë amerikane, drejtuesit nuk kanë kohë për t’u ulur në diskutime për detaje”.

Si pjesë e pezullimit të punës në kompaninë AEY, as z. Diveroli, as kompania e tij nuk mund të marrin më përsipër punë nga shteti federal, derisa të zgjidhen lidhjet e saj me Ushtrinë e USA.

Por atij mund t’i lejohet të furnizojë municionin që ka në kontratë për Afganistanin, sipas një ligji ndërkombëtar të ushtrisë.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili la detyrën e tij si ministër pas shpërthimit të depos, nuk pranon korrupsionin në shitjen e armëve.

NJË KOMPANI E VOGËL AMERIKANE NDËRTON NJË BIZNES GLOBAL

Një djalosh i ri 25-vjeçar, David M. Packouz, ishte zv/president në kompaninë AEY, dhe është licencuar si masazhit.

Në muajin janar, komandot amerikane në Kabul, të shqetësuar nga municionet e pasigurta që sillte për ta AEY, kanë kontaktuar ‘Army’s Rock Island Arsenal, në Ilinois, dhe kërkuan përfundimin e kontratës me AEY. Komandot që shërbenin në ‘Army Sustainment Command’ pasi u takuan me përfaqësues të AEY në fund të shkurtit, thanë se kishin kërkuar të ulnin sasinë e municioneve që vinin për në luftë, për shkak të standardit që ato kishin.

Por menjëherë pas takimit, AEY dërgon një tjetër anije me të paktën 1 milion fishekë në Afganistan. Koloneli David G. Johnson, nga departamenti i sigurisë, tha se armatimi ishte jashtë standardit dhe shumë i papërshtatshëm për luftim. “Ne nuk jemi të kënaqur nga mënyra se si ai municion u soll këtu”, tha kolonel Johnson.

Shumë zyrtarë thanë se problemi mund të ishte shmangur nëse ushtria amerikane do të kishte bërë një kontratë të qartë për kontraktonin.

Dokumentet publikë tregojnë se kontratat e AEY-së që prej vitit 2004 kanë qenë të vlefshme më shumë se 1 e treta miliardë dollarë. Z. Diveroli vendosi vlerë më të lartë; ai deklaroi se arrin të fitojë më shumë se 200 milionë dollarë në këtë biznes çdo vit.

Shumë oficerë të lartë dhe zyrtarë të qeverisë, të cilët duhet të mbeten anonimë për shkak të investigimit, kanë bërë të qartë se si z. Diveroli dhe një grup njerëzish të papjekur, të cilët nuk i kanë arritur as të 20-at, dhe pa mbaruar asnjë shërbim ushtarak apo shkollë të ngjashme, futen në një biznes të tillë me përmasa qeveritare.

“Shumica prej nesh ngrenë pyetjen, si ia kanë arritur të futen në këtë biznes?”, tha një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

NJË KOMPANI AMBICIOZE

Kryengritjet e rebelëve afganë alarmuan Pentagonin në vitin 2006, dhe njësia amerikane që trajnon dhe mbështet forcat afgane kërkoi një sasi shumë të madhe municioni te Komanda e logjistikës së Ushtrisë.

Porosia ishte për 53 tipe të ndryshme municionesh: karabina, pistoleta, fishekë, granata dore, raketa, plumba shotgani, murtajë, tanke e shumë të tjera. Si fillim forcat afgane kanë përdorur armë të prodhuara në Bashkimin Sovjetik. Kjo do të thoshte se shumica e municionit nga lista e paraqitur duhej të blihej diku jashtë nëpër botë.

AEY ishte një nga 10 kompanitë që ka dhënë ofertën për t’u futur në këtë biznes në fund të shtatorit 2006, dhe pikërisht në fund të afatit kohor të vendosur nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Michael Diveroli, i ati i Efraimit, ka themeluar kompaninë në vitin 1999, kur Efraim ishte vetëm 13 vjeç. Për disa vite, kompania punonte me aktivitet minimal dhe Michael Diveroli ishte i vetmi punonjës i kompanisë AEY.

Në vitin 2004, AEY fut në skenë Efraim Diverolin, në atë kohë vetëm 18 vjeç, si oficer me 1% të aksioneve.

I riu Diveroli me një eksperiencë të vogël pune në municione kishte punuar më parë në një kompani në Los Angeles, Botach Tactical, e cila merrej me furnizimin me armë të ushtrisë dhe që ishte nën pronësinë e xhaxhait të tij, Bar-Kochba Botach.

Z. Diveroli ndërpreu intervistën kur u pyet për Botach Tactical. Ndërkohë z. Botach, në një intervistë telefonike, tha se të dy, si Michaeli dhe Efraim Diveroli kishin punuar pak kohë për të, por më vonë duke parë intensitetin e kontratave qeveritare për furnizimin me armë, me fillimin e luftës, ata themeluan kompaninë e tyre dhe u ndanë më vete.

“Ata më lanë dhe morën te kompania e tyre edhe një pjesë të klientëve të mi”, tha ai. “Ata sigurisht që thanë: Pse duhet të punojmë për Botach? Kur mund ta bëjmë vetë këtë punë”.

Kur Efraim Diveroli u bë pjesë e AEY-së, filloi të bëhej shumë agresiv për të kapur kontratat e qeverisë amerikane.

Ai fitoi 126.000 dollarë për furnizimin me municione dhe materiale të Forcave Speciale; të Departamentit të Energjisë, të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit; për Administratën e Sigurisë dhe Departamentin e Shtetit.

Në vitin 2005, kur Z. Diveroli u bë president i AEY-së, në moshën 19-vjeçare, kompania bënte oferta në të gjitha agjencitë qeveritare për të furnizuar me armë, helmeta, goma, bateri për makinat X-ray- për ndihmat amerikane në Pakistan, Bolivi dhe kudo tjetër.

Koloneli i moshuar Amanuddin ka survejuar municionin kinez të vjetër 42-vjeçar që furnizonte AEY në Afganistan.

Kjo kompani ka furnizuar gjithashtu ushtarët amerikanë në Irak, biznes i vlefshëm 5.7 milionë dollarë.

Dy zyrtarë amerikanë të përfshinë në kontratën e Bagdadit thanë se AEY krijoi menjëherë një reputacion të keq. “Ata nuk ishin të besueshëm dhe sillnin municion shumë të rrezikshëm”, tha njëri prej tyre, i cili kërkoi që emri i tij të mbahej anonim, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste me reporterët.

Nga ajo kohë, presionet kanë arritur deri te jeta e Efraim Diverolit. Në nëntor 2005, një grua e re mori një urdhër për mbrojtjen e tij në “Dade Country Circuit Court”.

Gruaja në fakt nuk u paraqit në gjyq, dhe lidhjet e saj me Diverolin asnjëherë nuk ecën. Por në letrat e gjyqit, gruaja tha se pasi marrëdhëniet e saj me Z. Diveroli u mbyllën, ajo kishte marrë disa mesazhe kërcënuese.

Sipas të dhënave, sjellja e tij ndaj kësaj gruaje ishte shumë arrogante. “Herën e parë kur kanë pasur një debat ballë për ballë, ai e ka shtyrë dhe hedhur në dysheme dhe i ka kërkuar të mos ikë”. Herë të tjera, sipas saj, Z. Diveroli erdhi në shtëpinë e saj nën efektin e pijes dhe ka goditur dyer e dritare”.

Gruaja ka deklaruar në gjykatë se sjellja e tij e ka frikësuar dhe se nuk duhej anashkaluar nga policia.

Z. Diveroli foli me shumë bindje në gjyqin e sigurisë. “Unë jam Presidenti dhe i vetmi punonjës zyrtar i biznesit tim”, shkroi ai në gjyqin e datës 8 dhjetor 2005. “Biznesi im është i një rëndësie të madhe për vendin, pasi unë jam i licencuar nga Mbrojtja e SHBA-së, për të mbështetur luftën kundër terrorizmit në Irak, dhe po bëj ç’është e mundur për të furnizuar trupat me armatime dhe pajisje luftarake”.

Vështirësitë e Z. Diveroli filluan kur AEY po përpiqej të fitonte kontratën më të madhe qeveritare të bërë ndonjëherë.

Në 26 nëntor 2006, policia e Miami Beach është thirrur në godinën e tij për të zgjidhur një keqkuptim midis tij dhe të dashurës. Sipas raportit të policisë, ai e ka kërcënuar atë “e ka zhveshur dhe i ka kërkuar të dilte jashtë”.

Dëshmitarët kanë thënë në polici se Z. Diveroli e ka zvarritur atë më pas nga korridori në apartamentin e tij. Policia e gjeti gruan duke qarë; por ajo para policisë tha se Diveroli nuk e kishte zvarritur, kështu që ai nuk u dënua për këtë.

Në datën 21 dhjetor 2006, policia është njoftuar prapë për të shkuar në shtëpinë e tij, pasi Z. Diveroli dhe zv/presidenti i AEY-s, David M. Packouz, ishin duke u grindur me rojën e parkingut.

Sipas policisë, sherri filloi pasi roja refuzoi t’i jepte Z. Diveroli çelësat e tij dhe z. Diveroli hyri në garazh për t’i marrë ato me forcë. Një dëshmitar tha se z. Diveroli dhe z. Packouz të dy kanë qëlluar mbi rojën; policia kishte fotografuar burrin mbi të cilin dukeshin qartë shenja dhune në kurriz dhe në fytyrën e tij.

Kur policia kërkoi z. Diveroli, ata panë se patenta e tij ishte me moshë 4 vjet më të madhe, dhe kjo me synimin për të blerë alkool, pasi mosha e tij ishte minoren. Ditëlindja e tij ishte një ditë më parë.

“Mua nuk më duhet më kjo patentë”, tha ai në polici. “Tani jam 21 vjeç”.

Z. Diveroli është akuzuar për prapësira, krime, agresivitet dhe falsifikim dokumentesh.

Akuzat e tij e vunë biznesin e tij në rrezik. Z. Diveroli kishte një licencë me SHBA-në, e cila duhej për punën e tij. Me një akuzë për krim, licenca mund të anulohej.

(Z. Packouz gjithashtu ishte i mbushur me akuza, por më vonë ato u hodhën poshtë; ai refuzoi të intervistohej për këtë. Për të shmangur ndonjë kundërshti në raportim, z. Diveroli u fut në një qendër rehabilitimi në maj 2007, gjë që e shpëtoi atë nga gjyqi).

Një i afërm pagoi z. Diveroli për 1000 dollarë si garanci pasi kontrata e tij për furnizimin me armë të Afganistanit po konkretizohej.

Që të pranohej, sipas ligjit kompania duhej të ishte një “kontraktor i përgjegjshëm”, dhe për këtë duhej të bëheshin ekzaminimet financiare, të kishte kapacitete transporti, një background të pastër në përputhje me ligjin dhe të ishte kompani serioze.

Një javë pasi i afërmi pagoi garancinë, ‘Banc of America Investment Services’ në Miami lëshoi për z. Diveroli një letër, ku vërtetohej se kompania e tij kishte para ‘cash’ të mjaftueshme për të blerë municione me sasi të madhe. U tha se AEY kishte në llogari 5,469,668.95 dollarë.

AEY e fitoi kontratën në janar 2007. Të pyetur pse zgjodhën AEY, Komanda e Ushtrisë u përgjigj me shkrim se: “Oferta e AEY ishte më e mira për qeverinë”.

ARMATIMET E BLLOKUT LINDOR

Si Ushtria Amerikane (Army) ashtu edhe AEY i kanë mbajtur sekret blerjet e municioneve. Ata e kanë quajtur një çështje konfidenciale dhe nuk kanë dhënë asnjë informacion se ku blihej municioni, për çfarë çmimi dhe sasie.

Por faktet e dhëna nga një zyrtar hidhnin dyshime mbi performancën e kompanisë, si kompani që merrej me trafikimin e armëve në Evropë. Raporti tregonte se AEY merrte armë nga rezervat e armëve në bllokun lindor, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Hungarinë, Kazakistanin, Malin e Zi, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Armatimi ripaketohej në mënyrë që të mos dukej si i vjetër. Disa ishin me cilësi më të mira, por kishte të tjera që ishin jashtë përdorimit.

Kontrata që kishte bërë Ushtria Amerikane (Army) me AEY nuk kishte përcaktuar qartë dallimin midis llojeve të municioneve.

Kur SHBA ose NATO blejnë municione për nevojat e tyre, përcaktojnë qartë edhe standardet që duhet të ketë municioni përfshirë prodhimin, paketimin, ruajtjen, testimin dhe transportin.

Standardet janë të ndara sipas armatimeve, pasi ka municione që prishen. Me kalimin e kohës, armatimet e eksplozivët degradojnë dhe pjesa e jashtme merr ngjyrë tjetër. Kushtet e mjedisit - lagështia, ndryshimi i temperaturës, lëkundjet etj. - përshpejtojnë ndryshkjen duke i bërë municionet më pak të sigurta.

EVDIN u krijua pak ditë para tenderit 300 milionë

Rregullat e NATO-s kërkojnë që municioni të testohet vazhdimisht gjatë jetës së tij; dhe test regjistrohet.

Për fishekët e pushkëve, testimi fillon që në moshën 10-vjeçare, sipas Peter Courney -Green, shef i municioneve në Zyrën e NATO-s.

Bashkimi Sovjetik, i cili ka përcaktuar municionin që ka blerë AEY, ka zhvilluar të njëjtat testime, të cilat janë akoma në përdorim. Por kur Ushtria amerikane (Army) shkroi kontratën për Afganistanin, nuk mori parasysh as standardet e NATO-s, as ato të Rusisë. Në kontratë është shkruar vetëm se municionet duhet të jenë “të fortë dhe rezistentë në të gjitha njësitë pa kualifikim”.

Se çfarë do të thotë kjo nuk mund të përcaktohet. Një zyrtar në Komandën Mbështetëse të Ushtrisë (Army) tha se municionet ishin për armë të huaja, dhe e rëndësishme ishte që fishekët të futeshin në armë.

“Nuk është kërkuar asnjë testim, dhe nuk ka limit vjetërsie”, tha Michael Hutchison, drejtori i komandos për blerjen. “Përderisa municioni nuk është për inventarin e SHBA-së, Ushtria (Army) nuk ka pse kërkon standarde cilësie apo paketimi për këtë municion”.

Kur blihej ky municion, z. Hutchison tha se, Ushtria kufizohej nga standardet që vinte “klienti”, d.m.th njësia e Ushtrisë në Afganistan. Dhe, sipas tij, “klienti” nuk kishte vënë as kritere vjetërsie as testime për municionin.

Me këto standarde të paqarta në dorë, AEY e kishte rrugën të hapur. Stacioni i parë ishte Shqipëria, një shtet i pakalueshëm gjatë kohëve sovjetike, që tani kërkon t’i bashkohet NATO-s. Në Shqipëri ka sasi të mëdha stoku municionesh, të prodhuara nga Kina në vitin 1960-1970.

Cilësia e rezervave të armatimeve ndryshon shumë, tha William D. G Hunt, një oficer britanik tashmë i dalë në pension, i cili ka pasur në ngarkim të gjithë armatimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë nga viti 1998 deri në vitin 2002. Sipas tij të paktën 90% e rezervave në Shqipëri janë më shumë se 40-vjeçare.

“Nëse do të kërkohej një raportm unë dyshoj se shumica e municionit do të ishte jashtë standardit”, tha ai.

Kjo firmë e vogël amerikane, e cila u fut në këtë biznes global nuk kaloi pa probleme për Shqipërinë, kur depo shpërtheu në afërsi të Tiranës, duke vrarë të paktën 23 persona, plagosur 300 të tjerë dhe duke shkatërruar qindra shtëpi.

Para se kontraktorët e Ushtrisë Amerikane filluan të blejnë nga këto depo, municionet shqiptare ishin në listën e asgjësimit nga NATO dhe Perëndimi. Gjatë vitit 2007, SHBA ka kontribuar me 2 milionë dollarë për të asgjësuar armët e kalibrit të vogël dhe 2.000 tonë municione shqiptare, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit.

Një program i NATO-s që përfundoi në fund të vitit të kaluar, kishte në plan shkatërrimin e armëve në 16 vende lindore. Ajo ka dhënë 10 milionë dollarë për të shkatërruar 8700 tonë municion të vjetruar. SHBA kontribuoi gjithashtu me 500.000 dollarë në këtë program. Midis armëve të shkatërruara ishin 104 milionë fishekë 7.62 milimetëra, që janë ekzaktësisht municionet që AEY bleu nga Shqipëria.

Shqipëria ofroi shitjen e 10 milionë fishekëve të prodhuar para vitit 1950. Pas testeve, një përfaqësues i AEY mori 1000 fishekë për t’i asgjësuar. Kjo sipas Ylli Pinarit, drejtor i agjencisë së eksportit në kohën e shitjes. “Asnjë test balistik nuk është bërë me fishekët”, tha ai. “Çdo gjë është artizanale”.

Sipas të dhënave, AEY bleu më shumë se 100 milionë fishekë me urdhrin e Pentagonit. Municioni sipas listës së paketimit daton në vitin 1960.

Kompania kontraktoi gjithashtu një biznesmen lokal me emrin Kosta Trebicka, për të hequr municionin nga arkat e vjetruara prej druri dhe duke i vendosur në kuti metali hermetike - sipas standardit ushtarak të paketimit që mbron municionet nga lagështia dhe plasja, si dhe lehtëson transportin.

Në intervistën e tij, zoti Trebicka tha se zoti Diveroli kërkonte që të eliminonte arkat e drurit dhe kutitë metalike për të pakësuar peshën dhe koston në fazën e saj të transportit, vetëm për të rritur përfitimet e tij. Disa zyrtarë amerikanë thonë se ata dyshojnë se paketimi i tyre është hequr për shkak se në të tregohej firma e tyre (prodhimi) kinez dhe viti i prodhimit.

Lidhjet me Çekinë

Ndërkohë që fishekët po përgatiteshin për transport nga Shqipëria në Afganistan, zoti Deviroli filloi të kërkonte municione nga Republika Çeke për të përmbushur porosinë e ministrit të Brendshëm irakian.

Në maj 2007, sipas zyrtarëve amerikanë, qeveria çeke kontaktoi me ambasadën amerikane në Pragë për një problem: AEY po blinte 9 milionë fishekë nëpërmjet Petr Bernatik, i cili është akuzuar edhe më parë nga zyrtarët çekë për trafik ilegal armësh. Në akuzat e bëra përfshiheshin transportimi në kundërshtim me embargon ndërkombëtare për në Kongo i raketave me helikë dhe transportimi ilegal i armëve të zjarrit në Sllovaki.

Zoti Bernatik i mohoi publikisht akuzat. Sipas zyrtarëve amerikanë, ato kishin informacione të mjaftueshme në Uashington që ai ishte në listën e Kontrollit Tregtar të Mbrojtjes.

Kjo listë që është në zyrat e Departamentit të Shtetit, përdoret për të ndaluar bizneset amerikane që të lidhin marrëdhënie kontraktuale me bizneset e caktuara ilegale, për të ndaluar zgjerimin apo legjitimimin e rrjetit të tregut të zi.

AEY nuk ka qenë asnjëherë e implikuar në këtë rrjet. Sipas dy zyrtarëve të lartë amerikanë, të cilët kërkonin të ruanin anonimitetin e tyre për shkak të informacioneve sekrete, Qeveria çeke në fshehtësi i ka kërkuar ambasadës amerikane nëse dëshironin zotin Bernatik të përfshirë në marrëdhëniet tregtare me AEY.

Shtetet e Bashkuara nuk u përpoqën për të bllokuar transaksionin, tha një zyrtar amerikan. Kjo për faktin se furnizimi i Irakut ishte në interes të SHBA-së dhe për faktin se zoti Bernatik kishte qenë i akuzuar edhe më parë.

Në 7 maj të vitit 2007, qeveria çeke lëshoi një licencë eksporti. Në një intervistë telefonike, zoti Bernatik tha se vitin e shkuar kishte caktuar shtatë fluturime në Irak për t’u takuar me përfaqësues të AEY. Ne kemi bashkëpunim normal biznesi tha ai.

Një pjesë e biznesit ndërkombëtar të armëve zbardhet, ndërkohë që pjesa tjetër e tij zhvillohet në hije me kompani jetëshkurtra, ndërmjetës dhe zyrtarë të lartë të korruptuar. Qeveritë janë përpjekur të ndryshojnë diçka për vite të tëra, por suksesi ka qenë i kufizuar. Ndërkohë që zoti Diveroli po fillonte për të përmbushur porositë për armët, ai po hynte në atë botën e errët të biznesit. Në intervistën e tij të përmbledhur, ai tha se ishte i vetëdijshëm se korrupsioni do të ishte pjesë në marrëdhëniet tregtare me Shqipërinë. Çfarë po ndodh me Ministrinë e Mbrojtjes? - tha ai. Se kush është i pastër dhe kush është i përfshirë, unë nuk dua t’ia di fare.

Mënyra se si ishte strukturuar biznesi AEY, bëri që zoti Diveroli të paktën zyrtarisht nuk ka vepruar në mënyrë të drejtpërdrejtë me zyrtarët shqiptarë. Në vend të tij një kompani e regjistruar në Qipro me emrin “Evdin Ltd”, bleu municionet dhe ia shiti atë kompanisë së tij.

Paketuesi vendas që ishte përfshirë në marrëveshje, zoti Trebicka, tha se ai dyshonte se qëllimet e kompanisë “Evdin” ishin të devijonin paratë te zyrtarët shqiptarë. E gjithë tregtia ishte brenda një rrethi vicioz, tha zoti Trebicka: Shqipëria i shiste municione “Evdin Ltd” 22 USD për 1000 gjerdanë, tha ai dhe nga ana tjetër “Evdin” i ka shitur tek AEY për më shumë. Trebicka dyshon se diferenca ndahej me zyrtarët shqiptarë përfshi këtu edhe zotin Pinari, kreu i agjencisë se eksportit të armeve dhe ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. (Zoti Mediu dha dorëheqjen javën e shkuar pas shpërthimit të depos së armëve; Zoti Pinari u arrestua). Qeveria shqiptare u tërbua nga deklaratat e zotit Trebicka. Kryeministri Sali Berisha, zoti Mediu dhe zoti Pinari mohuan në mënyrë kategorike përfshirjen për marrje ryshfetesh. Zoti Trebicka shtoi se, pasi ngriti shqetësimin e tij me Ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me “Evdin”, kompania u detyrua për ripërsëritjen e kontratës.

Në 11 qershor 2007, zoti Trebicka dhe zoti Diveroli, biseduan në telefon përsa i përket problemeve të biznesit në Shqipëri. Zoti Trebicka regjistroi bisedën telefonike dhe më pas ia dërgoi investiguesve amerikanë. Sipas tij, në bisedë telefonike dëshmoi se kompania amerikane ishte jashtë korrupsionit në marrëveshjet tregtare të saj në Shqipëri dhe se Heinrich Thomet, një tregtar zviceran armësh, fshihej pas “Evdin”. Në bisedat e regjistruara, të cilën zoti Trebicka e ndau edhe me “The Times”, zoti Diveroli sugjeron se zoti Thomet (i quajtur Henri), ishte ndërmjetësi. “Pinarit i duhet një djalë si Henri që të merret me të dhe shokët e tij, të gjitha këto nuk janë punët e mia, tha zoti Diveroli. Unë nuk dua t’ia di për këtë biznes, mua më intereson të di vetëm për biznes të ligjshëm”.

Zoti Deviroli tha se zoti Trebicka u përpoq që të ndryshonte kontratën, duke dërguar një nga femrat e tij për të bërë seks me zotin Pinari. Ai sugjeroi se lekët mund të ndihmojnë gjithashtu.

“Le ta bëjmë atë të lumtur, mbase ai të jep një shans tjetër, tha ai. Nëse ai merr 20.000 USD nga ty ……

Në fund zoti Diveroli filloi të ankohej në lidhje me biznesin e tij me Shqipërinë. “U përpoqa me Kryeministrin dhe djalin e tij, tha ai, por unë nuk mund të luftoj këtë mafie. Është shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit”.

Në shkëmbimet me e-mail, zoti Thomet mohoi një rol në “Evdin”. Përfshirja e tij në marrëveshjen me Shqipërinë, tha ai, është ndërmjetësuar me partnerë potencialë dhe zyrtarë të lartë nga zoti Diveroli. Bogdan Choopryna, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë “Evdin”, tha se deklaratat e zotit Diveroli nuk ishin të vërteta. “I dëgjuam fjalët e Diverolit. Unë jam përgjegjësi për atë që ai po thotë? Zoti Choopryna, 27 vjeç, shet produkte për një kompani zvicerane e drejtuar nga zoti Thomet. Debati për rolin e “Evdin” dhe se kush e zotëron atë mbeten ende çështje të pazgjidhura. Sipas kryesekretarit të Qipros, “Evdin” është inkorporuar në 26 shtator 2006 - një javë pasi Diveroli i ofroi kontratën afganeve. Kompania ka regjistruar zyrat e saj në Larnaca, Qipro dhe drejtori i saj i përgjithshëm është Pambos Fellas.

Vizita e një reporteri në adresën e regjistruar e gjeti këtë biznes mbi një klub nate. “Evdin” nuk kishte zyra apo staf atje dhe zoti Fellas, i cili ishte në atë ndërtesë tha se nuk ishte drejtori i përgjithshëm i “Evdin”, por drejtori i nominuar, i cili kishte si rol të vetëm regjistrimin e kompanisë. Ai kishte regjistruar me qindra kompani kundrejt një fature, tha Fellas dhe nuk ishte aspak në dijeni të biznesit “Evdin”.

Sipas disa informacioneve në Zvicër, Pinari në fillim u tha dy reporterëve se ai kishte punuar me “Edvin” përmes zotit Thomet (por pasi një gazetar i tha këtë çështje zotit Thomet, Pinari e ndryshoi historinë duke e referuar gazetarin në zyrën e “Edvin”-it dhe zotit Fellas në Qipro. Edhe Diveroli tha se kompania në Qipro drejtohej nga një individ zviceran. Thomet është akuzuar në të shkuarën nga grupe të ndryshme, përfshirë dhe Amnesty International, për transferta ilegale armësh, duke përdorur emra të ndryshëm korporatash. Aktivitetet e tij kanë shkaktuar shqetësim dhe në Uashington, ku ashtu si zoti Bernatik, ai dhe “Evdin” janë në listën e kontrollit të tregtisë ushtarake. Kështu ka deklaruar një zyrtar amerikan. Thomet tha se pretendimet e kaluara se ai ishte i përfshirë në trafik ilegal armësh, ishin shkaktuar nga deklarata të rreme nga ish-rivalë. Hjug Griffiths, menaxheri i operacioneve të Iniciativës së Transfertave të Armëve, një organizatë private që heton transfertat e trafikut ilegal të armëve, e përshkruan Thometin si një ndërmjetës në kontratat me vendet e ish-bllokut lindor për municionet dhe fabrikat e armëve. “Lidhja me blerjet nga AEY, thotë Griffiths, ngre pyetje nëse Pentagoni e bënte këtë biznes nën emrin e kësaj kompanie”.

“E themi me gjuhë shumë të thjeshtë, shumë njerëz të përfshirë në trafikun e armëve në Afrikë janë gjithashtu të njëjtë me ata të përfshirë në marrëveshjet e kompanive që mbështeten nga Pentagoni”. Pas urdhrit të pezullimit të mërkurën nga Pentagoni, ushtria planifikoi të pranonte armatimet që kishte urdhëruar më herët nga firma AEY. Në 21 mars ushtria kishte urdhëruar një sasi prej 155 milionë dollarë municione sipas komandës ushtarake. Në Afganistan, zyrtarët amerikanë të municioneve po hetojnë të gjitha armatimet e lehta që ka sjellë AEY. Dërgesa e fundit që arriti në arka druri dhe ku përfshiheshin fishekë të prishur, sipas tre zyrtarëve të ndryshëm. Në Rok Ajland Arsenal, autoriteti kontraktues tha se po bashkëpunonte me hetuesit që kishin vizituar po ashtu Shqipërinë dhe Afganistanin. Dhe në Miami Beach, edhe përpara pezullimit AEY kishte humbur anëtarë të stafit. Majkëll Diveroli, themeluesi i kompanisë, i tha një gazetari se ai nuk kishte më lidhje me kompaninë. Zoti Pakouz, që ishte zëvendës presidenti i AEY dhe Levi Mejër, 25-vjeçar, që kohët e fundit thuhet se ishte menaxheri i përgjithshëm, ka ikur po ashtu nga kompania. Zoti Mejër tha se, “nuk jam i përfshirë në këtë rrëmujë”.

Shënim:

C. J. Chivers ka raportuar nga Nawa, Afganistan, Rusia dhe Ukraina; Eric Schmitt nga Uashingtoni dhe “Miami Beach”; dhe Nicholas Wood nga Tirana, Shqipëri. Për artikullin kontribuuan Alain Delaquérière dhe Margot Williams nga Nju Jorku, James Glanz nga Bagdad dhe Stefanos Evripidou nga Qipro.

Çfarë ka pas Kosovës?
Në një shkrim të botuar së fundi në “Panorama” kolegu Arian Çani ngrinte një pyetje shumë serioze, sipas stilit të tij të njohur provokativ. Pyetja kishte të bënte konkretisht me atë që mund të bëjnë shqiptarët e Maqedonisë në kushtet e pavarësisë së Kosovës dhe më në përgjithësi, rreth të ardhmes së tezës së shumëpërfolur të krijimit të Shqipërisë së Madhe.

Natyrshëm, problemi i shtruar në këtë mënyrë ka dy anë. Atë të problemit shqiptaro-maqedonas dhe më gjerësisht atë të një projekti panshqiptar, që deri më sot është fryrë dhe anatemuar kryesisht nisur nga interesa anti-shqiptare. Në shkrimin e tij, kur pyet se çfarë do të ndodhë tani me 800 mijë shqiptarët e Maqedonisë, Çani duket se përdor metrin më të thjeshtë – atë që lidhet me parimin e enëve komunikuese. Pra, tani që Kosova fitoi pavarësinë, të gjitha subjektet shqiptare në rajon duhet t’i nënshtrohen të njëjtës logjikë dhe të njëjtit evolucion. Kjo logjikë duket vetëm pjesërisht e saktë e racionale, pasi realiteti shqiptar në Ballkanin e sotëm nuk është as uniform e as i zgjidhshëm në bazë të formulave të dhëna një herë e mirë. Më shumë sesa për një çështje shqiptare, ndoshta është rasti të flitet për disa çështje shqiptare, të cilat luhaten nga nocioni i të drejtave kombëtare, tek të drejtat njerëzore, ato kulturore e deri tek të drejtat pronësore.

Problemi i madh që qëndron sot përballë shqiptarëve kudo në Ballkan, është se ata në fakt nuk janë “enë komunikuese”, por realitete të ndryshëm e të ndarë nga kufij, shpesh hermetikë dhe armiqësorë. Për të mos folur për shqiptarët e Malit të Zi, Serbisë apo Greqisë, rasti i shqiptarëve të Maqedonisë ka qenë ndoshta më klasiku. Në vitet ’80, kur statusi i shqiptarëve në Jugosllavi filloi të merrte tatëpjetën, republika maqedonase rezultoi subjekti federativ më i ashpër ndaj shqiptarëve, të cilët ishin grupimi i tretë etnik në shkallë federate, pas serbëve dhe kroatëve. Shumëkush kujton sot sesi shtëpitë e shqiptarëve mbetën në atë kohë pa mure rrethuese, me urdhër të autoriteteve të Shkupit, me pretekstin gjoja të zbulimit më të lehtë të elementëve terroristë dhe separatistë. Kosova kishte universitetin e saj dhe një jetë sociale mjaft të spikatur në atë kohë, shqiptarët e Tetovës kishin vetëm përbuzjen e maqedonasve, të cilët, të kompleksuar siç ishin në gjirin e shtetit të madh federal, e shfrynin përbuzjen mbi shqiptarët.

Situata, me shpërbërjen e RFJ dhe krijimin e shtetit të pavarur maqedonas, ka ndryshuar mjaft. Gjithsesi jo deri në atë shkallë sa shqiptarët ta konsiderojnë veten si të barabartë me grupimin tjetër rival, atë maqedonas. Konflikti i Tetovës i disa viteve më parë dhe marrëveshja e Ohrit që pasoi, nuk e kanë lëvizur shumë statusin e shqiptarëve, megjithë praninë e rregullt të partive shqiptare në qeverisjet qendrore dhe lokale. Ka ende shumë pak shqiptarë në administratë, ushtri dhe shërbime sekrete, ka ende shumë rezervë në ngrehinën institucionale të Shkupit për avancimin e statusit të tyre. Të gjitha këto e bëjnë pozitën e sotme të shqiptarëve të Maqedonisë mjaft të pangjashme dhe të pakrahasueshme, me atë të kushërinjve të tyre në Kosovë. Nga ana tjetër, çdo projekt mëvetësie i shqiptarëve të Maqedonisë do të rezultonte jorealist dhe i rrezikshëm, në kushtet kur shtrirja demografike e zonave shqiptare në shtetin e sotëm maqedonas, ka pamjen e një lëkure leopardi, plot zona të izoluara të shpërndara aty-këtu, pa harruar çështjen e Shkupit, i cili në rastin e një konflikti që do të sillte shkëputjen e zonave shqiptare të Tetovës, do t’i mbetej Maqedonisë, megjithë popullsinë shqiptare mjaft të madhe që jeton në këtë qytet. Këto llogari, të cilat bëhen prej vitesh nën zë në ambientin shqiptar, janë veçanërisht sugjestionuese sot, kur Kosova është e pavarur. Por jo për këtë arsye, ato janë sot më të realizueshme sesa ishin dje. Maqedonia është një shtet i krijuar si pasojë e një vullneti që buron jashtë këtij rajoni. Ajo është një konvencion që garanton sot ekuilibra mjaft delikatë brenda dhe jashtë Ballkanit. Për pasojë, prekja e këtij shteti ende pa emër, është diçka që i tejkalon fuqitë e shqiptarëve që jetojnë aty ose në vendet përreth.

Nga ana tjetër, vetë ideja e ekspansionit shqiptar në Ballkan, ndoshta do të pësojë një frenim të fortë pas 17 shkurtit. Duket paradoksale, por mund të jetë vërtet kështu. Kjo sepse tashmë që shqiptarët morën një kompensim të madh historik për përpjekjet e tyre afirmuese, do të duhet që t’i bëhen lëshime të reja palës tjetër, përkatësisht serbëve dhe të tjerëve në rajon, që e shohin si të rrezikshëm këtë ndryshim kufijsh në mes të Evropës. Mund të ndodhemi në pragun e një stine dashurie, fillimisht të njëanshme të komunitetit ndërkombëtar ndaj Serbisë, një lëvizje që synon të afirmojë idenë e diskriminimit pozitiv për serbët në Kosovë (pra të fryrjes artificiale të të drejtave të tyre), si dhe të joshë Serbinë e Rusinë e zemëruar. Kjo është loja tradicionale e Perëndimit në këtë pjesë të kontinentit, kjo mund të jetë faqja tjetër e monedhës së pavarësisë së Kosovës.

Në këto kushte, popullsitë shqiptare të shpërndara në Mal të Zi, Maqedoni, Serbinë Lindore apo edhe në Greqi, do të duhet të pajtohen me idenë se lindja e një shteti të dytë shqiptar në Ballkan mund të ketë ndodhur me çmimin e lënies në harresë (të paktën përkohësisht) të pozitës dhe të drejtave të tyre. Si në çdo transaksion, dhe Kosova ka qenë në fakt një i tillë, ka një kompromis në themel të gjithçkaje, ku jo të gjithë dalin të kënaqur. Megjithatë ndoshta ne shqiptarët duhet të mjaftohemi sot me shtetin e ri të Kosovës. Për pjesën që mbetet, le t’i lëmë kohë kohës. Ashtu siç bëmë edhe me vetë Kosovën për dhjetëra vjet

Gërdeci “tjetër”…
Hë xhan, si je”?…

-”A të ka marrë malli”?…

-”Për kë të ka marrë malli më shumë, për mamin a babin”?…

…Dhe fëmija i shtruar në spital nga plagët e shpërthimit të municioneve në Gërdec shpërthen në vaj…

E kush nuk do të përlotej në një rast të tillë?!… Jo fëmijë të jesh, po veç mish mjafton të kesh dhe sytë do të të përloten nëse ke disa ditë pa i parë prindërit.

Këto janë pyetje të një gazetar-i-(eje), parë dy ditë më parë në një televizion lokal. Do të vazhdoja me plot “mutacione” të tjera gazetarie si këto, (që s’thonë asgjë), por nuk po e zgjas se nuk ia vlen. Nuk ia vlen jo se edhe çaste të tilla nuk janë njerëzore, por nuk ia vlen për t’i përmendur pikërisht për atë që thashë pak më parë: se nuk thonë asgjë!

A, po! Kur ke hedhur tutje cinizmin dhe brenda gazetarit dhe ngjarjes është shkrirë njerëzorja dhe misioni, kur emocionet e papërballueshme vijnë në mënyrë spontane, nuk i kërkon, atëherë edhe një e qarë apo një lot ka lezet, është “i bukur dhe i mirë”. Po përmend dy raste. Kam parë të qajnë në ekran këto ditë Sonila Meçon, gazetaren e njohur të Vizion+ pas një kronike tronditëse dhe prezantuesen Alketa Vejsiu në TV-Klan po pas një kronike tepër emocionale. Si njëra dhe tjetra, shprehën atë lidhje organike mes gazetarisë dhe njerëzores gjer në pakufinj, por duke i menaxhuar këto emocione me një dinjitet lakmitar, për të shprehur pikërisht edhe atë që ne, gazetarët, kemi për detyrë: misionin dhe jo emocionin!

I përmenda shembujt e mësipërm për të paralelizuar në përgjithësi dy lloj qëndrimesh lidhur me tragjedinë e Gërdecit. E para ka të bëjë me informimin tendencioz dhe shpesh deri në manipulator (këtu gazetaria bëhet “profesionalisht” si muhabet kafenesh); dhe e dyta ka të bëjë me informimin korrekt (gazetaria profesionale). Nuk kërkon shumë “profesionalizëm” për t’i dalluar këto dy anë të medias, mjafton të shohësh televizionet apo të lexosh gazetat. Që tragjedia e Gërdecit është një krim me fajtorë në qeveri e institucione të tjera, gjer edhe individuale, kjo tashmë është e vërtetuar. Do të mjaftonte vetëm fakti se kjo soj fabrike nuk e kishte vendin në Gërdec për të treguar me gisht si fajtor qeverinë. Por, të mundohesh ta “vërtetosh” këtë me cinizëm, me emocione të pakontrolluara, duke na nxjerrë çdo orë një fëmijë fatkeq me dorë të fashuar nga plagët që qan se e ka marrë malli për prindërit (pas pyetjes së gazetarit, kjo nuk është etike, madje e patolerueshme. Kjo tregon se edhe mes nesh, gazetarëve, ka nga pak “Gërdec” që vjen më shumë nga autocensura. A nuk duken disa syresh si ata fëmijët që punonin në çmontimin e armatimeve nga halli, për bukën e gojës?!…

Si shumë të tjerë, shkova dje në Vorë për të parë “historinë” e javës, Gërdecin. Rrugës së autostradës që të çon atje, janë dëmtuar edhe dhjetëra biznese nga vala e madhe e shpërthimit. Shumë syresh kanë bërë gati preventivat e dëmeve për t’i dorëzuar në qeveri për dëmshpërblim. Eshtë normale, është një e drejtë. Por ka edhe disa që nuk janë lodhur fare për ta bërë një gjë të tillë. Arian Musa është njëri prej tyre. I ka riparuar vetë të gjitha dëmet e shkaktuara. “Le të jetë ndihma ime për të dëmtuarit e tragjedisë”, thotë ai, duke e quajtur këtë gati-gati si një detyrim. Në fakt, ky rast e të tjerë, si ai i Niko Shimanit diku më larg, tregojnë pikërisht “anën tjetër” të Gërdecit: qytetarinë, solidaritetin, forcën dhe shpresën për të ardhmen.

…Mund të gjeja një fëmijë nga Gërdeci e t’i bëja ca pyetje. Mund të gjeja edhe një grua apo vajzë apo një plak. Ju siguroj se do ju bëja të qanit të gjithë. Por nuk duhet.

…”Qaramanët” kanë për shpresë vuajtjen, fatalitetin…!

Një fund i logjikshëm
Kush e ka parë deri në fund seancën e fundit të debatit parlamentar rreth ngjarjes së Gërdecit, nuk ka mbetur pa u habitur me imazhin e panatyrshëm të kryeministrit. Një njeri krejt i huaj, i largët me vite dritë nga tribuni dhe kalorësi i një mijë e një betejave që jemi mësuar rëndom të shohim. Një zyrtar i vogël që fshihet pas rregulloreve të ushtrisë, porsi një intendent reparti ushtaral, një politikan që ka harruar papritur thelbësoren e asaj që e ka ulur në atë vend – përgjegjësinë politike ndaj zgjedhësve të vet, po aq sa edhe ndaj kundërshtarëve, që sot i qeveris të gjithë bashkë. Një figurë e mpakur, e tkurrur dhe “hyrë në ujë” në harkun e pak orëve – ja çfarë ishte Sali Berisha në podiumin e Kuvendit të mërkurën e shkuar.

E ka një shkak e gjitha kjo metamorfozë spektakolare e politikanit më të fortë dhe jetëgjatë që ka njohur ky vend që nga koha e Enver Hoxhës. Dhe shkaku s’ka si të mos jetë në përpjestim të drejtë me atë që ndodhi mesditën e 15 marsit në portat e kryeqytetit. Shpërthimi i Gërdecit, bashkë me mijëra kologramët e tritolit, shkatërrimin, të vrarët, të plagosurit dhe të zhdukurit, mesa duket i ndryshoi pamjen brenda një fraksioni sekonde edhe politikës së Tiranës, duke i kthyer skifterët në pula dhe shqiponjat në pëllumba. Kush priste me shpatë nga të gjitha anët kundër korrupsionit, në emër të ndershmërisë, transparencës, një politike të ndryshme nga ajo e klaneve dhe monopoleve, kush gjëmonte tribunave e foltoreve kundër “babëzisë” dhe krimit politik – të gjithë këta burra që për tre vjet rresht bënë kohën e mirë dhe të keqe ndër ne, sot duhet ta mendojnë gjithçka nga e para. Në Gërdec u hodh në erë jo vetëm një repart ushtarak i konvertuar në një punishte korrupsioni, por mesa duket eksplodoi një herë e mirë edhe një model politik i ndërtuar mbi moton hipokrite “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”. Në krye të tre vjetëve nga ardhja në pushtet, qeverisja aktuale ka prodhuar shumë fjalë dhe pak ose aspak vepra. Incidenti tragjik i Gërdecit shënon një vijë ndarjeje të qartë, mes premtimit dhe dështimit të një qeverisjeje që s’ka mundur të prodhojë stabilitetin, begatinë dhe legjitimitetin e duhur. Sot jemi dëshmitarë sesi ata që përbetoheshin se do të ndërtonin shtetin e të drejtës, qeverisjen e “dritës së diellit”, duhet të fillojnë të gjejnë një terminologji të re, konform shkallës së tyre të korrupsionit. Një fazë e re, e cila ka nisur prej kohësh me rrugën Durrës-Kukës, apo me tenderat hileqarë dhe vjedhjet kudo nëpër trupin e administratës shqiptare.

Sot ka dështuar një model. Problemi është se ata që kanë vendosur të mos i zbresin kalit, nuk kanë një model tjetër, nuk kanë ide dhe mesa duket motivacion për të vijuar të na qeverisin, përveç frikës së lënies së pushtetit, e cila mund të prodhojë rrezikshëm pasojat që i kemi parë në të gjitha qeverisjet që kanë tentuar ta mbajnë pushtetin me çdo kusht. Gërdeci zbuloi me zhurmën e tij brutale, se nën cipën e retorikës qeveritare, flinte një oqean abuzimesh. Shumëkush i ka drejtuar sytë në këto rrethana nga drejtësia, me shpresën se ajo mund të sjellë, e vetme, atë ndryshim që politika e mpirë nuk është në gjendje ta prodhojë. Vetëm se ky impas është shumë i madh për supet e brishta të një drejtësie që vazhdon të jetë oborri i pasëm i partive. E këtu duket se mbyllet çdo mundësi që ky ekuacion të marrë një zgjidhje për të qenë.

Tragjedia-Gerdec, zbulohet firma e dyte fantazme, “GARIETTA LTD” e njejte me “EVDIN LTD”
Firma “EVDIN LTD” qe ka bere blerjen e municionineve ka nje seli fantazme, por nuk eshte firma e vetme me te dhena false. Edhe “GARIETTA” ka nje adrese false ndersa ka te njejtat numra kontakti si “EVDIN”. Te dyja kompanite jane krijuar ne nje dite ndersa faqja e tyre ne internet eshte ende ne ndertim.

Qeveria shqiptare ka shitur 100 milionë fishekë, të destinuar për forcat e armatosura afgane, pa ditur se kush është blerësi. Në fakt, blerjen e municioneve e ka bërë një firmë fantazmë, e quajtur “EVDIN Ltd”, e regjistruar në Qipro, por që në të vërtetë ka një seli (fantazmë dhe ajo) në Zelik, në Bosnjë. por nuk ekzistone vetem kjo firme fantazme. Kush krijoi shoqërinë false “EVDIN Ltd”, të njëjtën ditë, krijoi edhe një tjetër firmë fantazmë të quajtur “GARIETTA Ltd”, edhe ajo me seli në Qipro dhe me të njejtët numra telefonikë boshnjakë, si të “EVDIN”: 00387 62 94 24 52 (që është numër celular) dhe 00387 32 40 72 72 që duhet të jetë faks, i fikur prej ditësh. Ekzistenca e shoqërisë së dytë fantazmë është zbulimi më i fundit i “Gazeta Shqiptare”.

“EVDIN Ltd” deklaron adresë të sajën numrin 1 në rrugën “Thermophylon”, në Larnakë. “GARIETTA Ltd” zgjedh si adresë false adresën  “

Lord Byron Street

” numër 33, gjithnjë në Larnakë. Në këtë adresë ndodhet selia e një banke, ndërsa në atë të “EVDIN Ltd” korrespondon adresa e një berberi: quhet “FIGARO BARBER SHOP ATHANASSIS’’, ndodhet tamam në rrugën “Thermophylon” nr. 1:  ” numër 33, gjithnjë në Larnakë. Në këtë adresë ndodhet selia e një banke, ndërsa në atë të “EVDIN Ltd” korrespondon adresa e një berberi: quhet “FIGARO BARBER SHOP ATHANASSIS’’, ndodhet tamam në rrugën “Thermophylon” nr. 1: Të dy shoqëritë janë krijuar të njejtën ditë, më 21 shtator 2007, me të njëjtin “internet provider” (shoqëria boshnjake “TopHosting”, me seli në rrugën “Pinjagiça” numër 15, në Visoko). Dy website identike, të lënë që të dy në ndërtim e sipër, ku nuk kanë ndryshuar as emrin e referentit: Adnan.

Por, emrat e dy shoqërive rezultojnë edhe në regjistrin tregtar të Qipros, që, gjithashtu u kontrollua nga “Gazeta Shqiptare”. Edhe këtu duket që dy shoqëritë janë identike, me një “drejtor”, emri i të cilit ndryshon vetëm me ndonjë gërmë, por që kanë dhe e-mail të njëjtë. Pambos Fellas quhet drejtori i “EVDIN Ltd”, ndërsa Pampos Felas, ai i “GARIETTA Ltd”. Emra plotësisht të panjohur edhe për internetin, ku nuk

del as edhe një citim i thënë prej tyre. E gjithë kjo histori mund të përbëjë material për çfarëdolloj mashtrimi. po të mos përmendej emri i shoqërisë “EVDIN Ltd” nga kryeministri apo qeveritarë, si “garanci për transparencë dhe respekt të ligjit” në operacionin e shitjes së armëve në Afganistan, të cilat ishin porositur nga Pentagoni.

E, megjithatë, kjo shoqëri fantazmë, mes majit dhe nëntorit 2007, ka realizuar një aferë gjigande, falë hutimit të MEICO-s dhe të qeverisë shqiptare, që i besuan 100 milionë plumba për t’ia dorëzuar ushtrisë afgane. Shteti ia ka shitur municionet “EVDIN Ltd” me 22 dollarë për arkë, ndërsa firma fantazmë i ka rishitur të njejtat municione me 40 dollarë për arkë. Duke fituar 1.8 milionë dollarë në më pak se 6 muaj. Rekord, për një shoqëri që duket se s’ekziston.

” numër 33, gjithnjë në Larnakë. Në këtë adresë ndodhet selia e një banke, ndërsa në atë të “EVDIN Ltd” korrespondon adresa e një berberi: quhet “FIGARO BARBER SHOP ATHANASSIS’’, ndodhet tamam në rrugën “Thermophylon” nr. 1:” numër 33, gjithnjë në Larnakë. Në këtë adresë ndodhet selia e një banke, ndërsa në atë të “EVDIN Ltd” korrespondon adresa e një berberi: quhet “FIGARO BARBER SHOP ATHANASSIS’’, ndodhet tamam në rrugën “Thermophylon” nr. 1: Të dy shoqëritë janë krijuar të njejtën ditë, më 21 shtator 2007, me të njëjtin “internet provider” (shoqëria boshnjake “TopHosting”, me seli në rrugën “Pinjagiça” numër 15, në Visoko). Dy website identike, të lënë që të dy në ndërtim e sipër, ku nuk kanë ndryshuar as emrin e referentit: Adnan. Por, emrat e dy shoqërive rezultojnë edhe në regjistrin tregtar të Qipros, që, gjithashtu u kontrollua nga “Gazeta Shqiptare”. Edhe këtu duket që dy shoqëritë janë identike, me një “drejtor”, emri i të cilit ndryshon vetëm me ndonjë gërmë, por që kanë dhe e-mail të njëjtë. Pambos Fellas quhet drejtori i “EVDIN Ltd”, ndërsa Pampos Felas, ai i “GARIETTA Ltd”. Emra plotësisht të panjohur edhe për internetin, ku nuk del as edhe një citim i thënë prej tyre. E gjithë kjo histori mund të përbëjë material për çfarëdolloj mashtrimi. po të mos përmendej emri i shoqërisë “EVDIN Ltd” nga kryeministri apo qeveritarë, si “garanci për transparencë dhe respekt të ligjit” në operacionin e shitjes së armëve në Afganistan, të cilat ishin porositur nga Pentagoni. E, megjithatë, kjo shoqëri fantazmë, mes majit dhe nëntorit 2007, ka realizuar një aferë gjigande, falë hutimit të MEICO-s dhe të qeverisë shqiptare, që i besuan 100 milionë plumba për t’ia dorëzuar ushtrisë afgane. Shteti ia ka shitur municionet “EVDIN Ltd” me 22 dollarë për arkë, ndërsa firma fantazmë i ka rishitur të njejtat municione me 40 dollarë për arkë. Duke fituar 1.8 milionë dollarë në më pak se 6 muaj. Rekord, për një shoqëri që duket se s’ekziston

Dorëheqjen e Berishës e kërkon populli
Vox populi vox dei. Zëri i popullit është zëri i Zotit, thoshin latinët e lashtë. Dhe populli ka folur me të gjitha mjetet e shprehjes së tij, edhe pse të kufizuara, të censuruara hera-herës për përgjegjësitë e kataklizmës së Gërdecit.

Shumë të qartë në dëshmitë e tyre njerëz të shumtë, viktima të kësaj tragjedie, kanë vënë gishtin mbi plagë dhe kanë zbardhur edhe përgjegjësitë politike, morale dhe shtetërore të kësaj tragjedie. Ata të gjithë kanë arritur në konkluzionin se të gjitha përgjegjësitë shkojnë tek një përgjegjës i madh dhe ai është Kryeministri i vendit, Berisha.

Kjo dorëheqje e Berishës, marrje e përgjegjësive prej tij dhe të tijve si dhe vënia pa hezitim në dispozicion të drejtësisë, janë vetëm fillimi i një reflektimi të përgjegjshëm politik e moral, përkundrejt sjelljes dhe drejtimit autoritarist, autoritarist deri në pakufi, që prodhoi atë papërgjegjshmëri shtetërore, e cila kushtëzoi gjithçka që ndodhi në Gërdec dhe që ka krijuar premisa tragjike negative edhe për ngjarje të tjera.

Lind pyetja përse janë njerëzit, me një fjalë akoma më të thjeshtë populli, që e kërkon këtë dorëheqje? Sepse Berisha dhe të tijtë janë aty ku janë, thjesht dhe vetëm, sepse votat e popullit jua dhanë këtë të drejtë.

Populli votoi gjithashtu me shpresën e madhe se shumica e Parlamentit shqiptar do ta kërkonte sot këtë. Populli besonte gjithashtu se të zgjedhurit e tij, pra deputetët, borxhli të besimit që populli vetë ju dha, do të silleshin me respekt ndaj votuesve të tyre e do t’i kërkonin Berishës në bllok pa dallime majtas-djathtas që ai të largohej nga qeverisja, sepse depot e hapura të 1997 u zëvendësuan me bomba alla “Hiroshimë” dhe kaosi, mosbesimi dhe pasiguria u rishfaqën përsëri frikshëm ndër ne.

Por deputetët e Dushkut e kanë të pamundur ta bëjnë këtë. Aq më keq akoma ka deputetë në të djathtë, që qetësisht kanë rizgjedhur Berishën President në 1997, edhe kur Shqipëria ishte e ngujuar nga gjendja e jashtëzakonshme dhe nën krisma, ashtu sikurse Hitleri martohej në bunker me Eva Braunin, ndërkohë që Berlini ishte në duart e aleatëve antihitlerianë.

Eshtë logjike që në këtë parlament në agoni dhe që po përjeton fundin e tij të natyrshëm, vetëm Ilir Meta kishte të drejtën politike dhe morale ta kërkonte prerë dorëheqjen e Berishës. Meta po shpie në Parlament, në çdo familje shqiptare, në të gjithë median e këtij vendi zërin e popullit të indinjuar, shumë të varfër dhe të masakruar nga eksplozivi i qeverisë së Berishës.

Tragjeditë nuk mund të lejohet të jenë më bashkudhëtare të jetës tonë, e cila ka qenë vazhdimisht ndër vite shumë e trazuar dhe plot me ngjarje, ku jetët e humbura të njerëzve e kanë helmuar gjithnjë e më shumë zemrën dhe mendjen e këtij populli.

Më së fundi në këtë vend përgjegjësit duhet të kenë emër dhe duhet të marrin përsipër e vuajnë përgjegjësitë e tyre.

Populli i Gërdecit dhe Vorës ia ka vënë emrin e përgjegjësve që pas pak minutash nga ndodhja e tragjedisë. Sepse ka firmosur Berisha që një fabrikë apokaliptike të ndërtohej në zemër të shtetit pak kilometra nga kryeqyteti, pak kilometra nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit, pikërisht ai aeroport që priti Presidentin Bush.

A ka një përgjegjësi më të drejtpërdrejtë se kjo? Asnjë nga ne nuk ka harruar ato që ka deklaruar Berisha në Parlamentin shqiptar, kur mjaft shqiptarë humbën jetën në det në mes të dimrit, në janar të 2004. Berisha bubulliti e ulëriti për këtë tragjedi, kërkoi fajtorët, kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit të asaj kohe dhe bëri mirë.

Por sot më shumë se kurrë dhe njëherë e përgjithmonë ne duhet t’i themi mjaft më kësaj talljeje dhe hipokrizie. Ky kryeministër që qeveris sot vendin që nuk bëri asgjë për të ndihmuar dhe për të zbardhur deri në fund tragjedinë e 9 Janarit 2004, që u konsumua në det pak milje larg bregut e që në fund të fundit nuk ishte një përgjegjësi direkte e tij. Në vend të saj kryeministri i vendit prodhoi me një vendim të papërgjegjshëm të tij, një tragjedi e cila përveç shkatërrimit të jetëve njerëzore dhe dërrmimit ekonomik dhe psikologjik, rrënoi imazhin e vendit dhe me të drejtë shumëkush jashtë vendit, edhe ata më dashamirësit, sigurisht që në mënyrë të paevitueshme kanë bërë asociacionet e tyre me masakrën e hapjes së depove të vitit 1997, e ku autori ishte po Berisha.

Këto ditë që po jetojmë sot e ku përjetimi kombëtar është më i rëndi pas ngjarjeve të 1997, ka një hap të parë, ku në mënyrë të pashmangshme fillon zgjidhja; përgjegjësit dorëhiqen menjëherë dhe i hapin rrugën pa kufizime drejtësisë që të thotë si duhet ajo fjalën e saj, ndryshe askush në këtë vend nuk do të gjejë prehje.

Eshtë e pamundur që viktimat dhe fajtorët të bashkëjetojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Eshtë e pamundur që ndokush të besojë se në këtë vend funksionon diçka.

Eshtë e pamundur që të ringjallet shpresa nëse shqiptarët shikojnë se të zgjedhurit me votën e tyre shndërrohen në uzurpatorët edhe të dhimbjes së tyre, duke mos marrë përgjegjësitë që u përkasin.

Eshtë e pamundur që të besojmë tek integrimi nëse antishteti vazhdon të fitojë mbi shtetin e ta vërë atë përfund.

Eshtë e pamundur që të ndihemi mirë në Shqipërinë tonë nëse e shohim atë të plaçkitur, të përdhunuar, të shfrytëzuar deri në palcë dhe ku qeverisësit e saj aktualë e bekojnë këtë shpërbërje të frikshme.

Përpara hetimit, dorëheqja
Teksa davaritet tymi dhe tronditja e    shpërthimit të Gërdecit dalin në pah edhe përmasat në rritje të kësaj tragjedie. Të vrarëve, të plagosurve, të pastrehëve u shtohen edhe bizneset që falimentojnë nga dëmi material dhe ekonomik. Pasojat mbeten ende për t’u parë, me shpresën dhe urimin që do të tejkalohen sa më shpejt. Gjithsesi implikimet e Gërdecit shkojnë shumë përtej tragjedisë së dhimbshme njerëzore. Përveç qytetarëve dhe besimit tonë tek qeverisja, është goditur edhe zemra ekonomike e vendit.   Është hedhur në erë edhe imazhi i Shqipërisë si një vend drejt normalizimit, veçanërisht pas paqes pozitë–opozitë dhe shpresës për anëtarësim në NATO.

Pavarësisht deklaratave të politikanëve se ngjarja nuk do të ndikojë në pranimin e Shqipërisë në NATO, fakti mbetet se në kushtet aktuale ky pranim zbehet së tepërmi. Shqipëria nuk e synonte anëtarësimin në NATO, sepse kërcënohej nga ndonjë fqinj agresiv apo për të ruajtur integritetin e saj territorial.  Qëllimi ishte që Shqipëria të klasifikohej si një vend “normal” me stabilitet dhe disa garanci themelore që të tërhiqte investime nga jashtë, duke nxitur kështu zhvillimin ekonomik. Pas Gërdecit, edhe sikur Shqipëria të pranohej në NATO nesër, vështirë të besosh se ndonjë investitor i huaj do të vraponte drejt nesh.  Nëse siguria mungon në zemrën ekonomike të vendit, Tiranë – Durrës, si mund ta kërkosh atë gjetkë. Imazhet e Shqipërisë që ndjekin shpërthimet e Irakut në CNN, fshinë një sërë përpjekjesh qeveritare për të promovuar imazhin e Shqipërisë në botë si një vend tërheqës për investime.

Natyrisht për t’i kuptuar më mirë përmasat e tragjedisë duhen parë edhe rezultatet e hetimit. Zyrtarët e theksojnë këtë pafund dhe prokuroria është vënë në punë. Por përpara hetimit duhet kuptuar dhe pranuar dimensioni politik i kësaj tragjedie, dimension që hetohet, por nuk përcaktohet nga prokuroria.  Përpara se të presim rezultatet e hetimit duhet të kuptojmë se kemi të bëjmë me një dështim spektakolar të shtetit dhe të qeverisë. Vendndodhja e municioneve, afërsia me vendbanimin, teknologjia dhe punëtorët e demontimit, janë që të gjitha një dështim që ka ndodhur në dritën e diellit. Që implikon dhe vesh me përgjegjësi jo vetëm Ministrinë e Mbrojtjes, por të gjithë ekzekutivin dhe veçanërisht kreun e tij. Ky është edhe dimensioni politik i ngjarjes që mund të qartësohet nga prokuroria, por jo të përcaktohet prej saj. Prandaj sa më parë duhen marrë përgjegjësitë nga ekzekutivi dhe kryeministri për këtë dështim tragjik.

Dhe dështimi nuk ka të bëjë thjesht me tragjedinë e Gërdecit, por edhe me menaxhimin politik të saj. Pas shpërthimit kreu i ekzekutivit lëshoi të paktën tre deklarata publike të pavërteta. Së pari, u deklarua se Ministria e Mbrojtjes nuk kish përgjegjësi, sepse merrej me transportin e municioneve. Pak minuta më vonë mediat publikuan vendimin e Këshillit të Ministrave VKM, ku përcaktoheshin qartë përgjegjësitë e Ministrisë së Mbrojtjes për inspektimin e “fabrikës”. Edhe pa botimin e VKM-së është lajthitje të besosh që qeveria që inspekton edhe një qebaptore nuk inspektoka një fabrikë demontimi predhash. Së dyti, u deklarua po nga kryeministri se firma që merrej me demontimin ishte amerikane, ndërkohë që mediat botuan deklaratën e firmës që pretendonte se kontrata e saj që nuk mbulonte predhat kish mbaruar në 2007, ndërsa dëshmitë tregojnë se “amerikanët” e fabrikës ishin banorë të zonës. Së treti, u deklarua publikisht nga kryeministri se punëtorët ishin të trajnuar, teksa dëshmitë pafund tregonin se aty ishin punësuar edhe të mitur apo adoleshentë, pa folur për të tjerë hallexhinj.

Në kushtet e krizës secila prej këtyre deklaratave do të ish e mjaftueshme që kryeministri të dorëhiqej. Të tria së bashku e bëjnë dorëheqjen të domosdoshme. Pak rëndësi kanë spekulimet se përse lëshohen deklarata të tilla; nga paaftësia, papërgjegjshmëria apo dëshira për të fshehur ngjarjen. Këtë do ta marrim vesh pasi të zbardhet dhe të hetohet ngjarja. Nën hetim nuk është thjesht një kompani private, por vetë qeverisja dhe ekzekutivi, ose më saktë dështimi i tij. Supet e një ministri, biznesmeni apo të ndonjë zyrtari të shtetit janë tepër të vogla për të mbajtur peshën e skandalit tragjik të Gërdecit. Që hetimi të jetë i besueshëm duhet që minimalisht ai të mos “ndihmohet” nga ekzekutivi aktual, kredibiliteti i të cilit është hedhur në erë jo vetëm nga shpërthimi i Gërdecit, por edhe nga menaxhimi i shëmtuar politik i këtij shpërthimi.

Prandaj përpara hetimit duhet dorëheqja e kryeministrit për dy arsye. Nga njëra anë kjo i hap rrugën hetimit dhe rrit kredibilitetin e tij. Nga ana tjetër kjo ndihmon përqendrimin e autoriteteve te përballimi i emergjencës. Kështu e gjithë energjia e qeverisjes do të kanalizohet te ndihmesa e viktimave dhe përballimi i krizës dhe jo te justifikimi i saj. Në këto kushte akti më fisnik, human dhe i përgjegjshëm i kryeministrit do të ishte dorëheqja dhe krijimi i një ekzekutivi të ri, po brenda të djathtës, për të përballuar situatën.

Ferri i Gërdecit mbi rrënojat e zgjedhjeve
Ferri i Gërdecit morri jetën e dhjetëra

njerëzve, ndërmjet tyre edhe gra e fëmijë, gjymtoi me qindra të tjerë dhe shkatërroi jetën e disa mijërave. Ky ferr i tmerrshëm u ngrit mbi rrënojat e zgjedhjeve të procesit MegaDushk 2005, i dhunuar në të gjitha dimensionet e tij ligjore dhe kushtetuese. Mbi bazën e rezultatit tërësisht antikushtetues të këtyre zgjedhjeve të dhunuara u ngrit qeverisja ferr e Berishës që traumatizoi sërish, edhe këtë pranverë, tërë shoqërinë shqiptare.

Në këtë kontekst, analizat e zhvillimeve demokratike në Shqipëri, të shoqëruara me ngjarje tragjike brenda tyre, tregojnë se ka një korrelacion të plotë ndërmjet shkallës së manipulimit/dhunimit të zgjedhjeve politike dhe nivelit të keqqeverisjes. Eshtë tërësisht evidente se, kur këto zgjedhje përfundojnë në masakra elektorale, atëherë keqqeverisja prodhon katastrofa shtetërore që shkatërrojnë në përmasa të pallogaritshme jetën njerëzore. Dhunimi i njëpasnjëshëm i zgjedhjeve politike kulmon në të dy skajet e segmentit kohor të kësaj dekade, përkatësisht më 26 maj 1996 dhe 3 korrik 2005, ku zgjedhjet u kthyen në kasaphana elektorale. Fare qartë rezulton se, ashtu si ngjarjet tragjike të pranverës së vitit 1997 janë produkt i qeverisjes mizore të ngritur mbi masakrën elektorale të 26 majit 1996 të organizuar nga lidershipi i PD, edhe ferri i Gërdecit është pasojë e drejtpërdrejtë e procesit elektoral tragjik MegaDushk 2005 të organizuar nga lidershipi i binomit politik PD&PS.

Tashmë është plotësisht e argumentuar se në thelbin e zhvillimit të masakrave elektorale, qëndron etja e shfrenuar për ta mbajtur ose për ta marrë pushtetin qeverisës me çdo kusht, apo për të mbijetuar me çdo kusht në lidershipin e një politike hienë. Dhe marrja apo mbajtja me çdo kusht e pushtetit qeverisës kërkohet nga lidershipe ogurzinj të partive, vetëm për qëllime të këqija dhe djallëzore. Më së paku mund të thuhet, që atyre u duhet për qëllime të dyshimta. Por një logjikë e guximshme do të konkludonte qartë se, pas krimit që qeverisja e Berishës shkaktoi në Gërdec, pushteti qeverisës i fituar apo i mbajtur me çdo kusht u duhet këtyre ogurzinjve të politikës së mbrapshtë për pasurim galopant të menjëhershëm, përmes një korrupsioni të përmasave të frikshme dhe trafiqeve kriminale çnjerëzore, të organizuar nga klane të përziera, politike, ekonomike dhe familjare.

Klaneve të tilla, pushteti qeverisës u duhet kryesisht, jo për të drejtuar vendin dhe shoqërinë drejt integrimit në familjen e madhe euroatlantike, por për të sunduar mbi vendin dhe shoqërinë. Këto klane që janë elemente apo vetë konstruksioni i mafies shtetërore, asaj rajonale apo me shtrirje më të gjerë, paraqesin rrezikshmëri të jashtëzakonshme dhe permanente për shoqërinë tonë. Klanet mafioze e kërkojnë integrimin euroatlantik vetëm si fasadë për të mbuluar etjen e tyre për sundim mbi shoqërinë dhe për ta garantuar këtë sundim për periudha të tëra.

Në një kontekst më të plotë, një nga mjetet kryesore që lidershipi PD&PS vazhdon të përdorë për të zgjatur sundimin e rotacionit të tyre në qeverisje, është insistimi i tyre stoik për të manipuluar bashkërisht reformën elektorale. Përmes ferrit pafund të Gërdecit të ngritur mbi rrënojat e zgjedhjeve të dhunuara të procesit MegaDushk 2005, binomi PD&PS vazhdon të mbështesë në kalendarin e punimeve të Parlamentit propozimin  për ndryshimin kushtetues të sistemit zgjedhor, i cili fsheh në vetvete një hile të madhe që edhe grekët e vjetër do ta kishin zili. Hileja e këtij propozimi ogurzi për një sistem zgjedhor proporcional rajonal, mban të fshehur “në barkun e tij” metodën barbare d`Hondt, që e masakron tërësisht proporcionalitetin në shpërndarjen e mandateve. Përmes kësaj hileje, ky binom tragjik kërkon të mashtrojë parlamentarët tanë, në shumicë të paditur, pa integritet dhe të nënshtruar, që të miratojnë propozimin kushtetues me 2/3 e votave (94 deputetë) dhe, më pas, me 3/5 e votave (84 deputetë) të miratojnë në Kodin Zgjedhor metodën vrastare d`Hondt (të ashtuquajtur spanjolle).

Hileja ogurzezë PD&PS që vërtitet ambienteve të politikës dhe të Parlamentit për t‘i zgjatur sundimin rotativ politik dhe qeverisës këtij binomi tragjik, duhet demaskuar me intensitet të vazhdueshëm në opinionin publik. Nëse Berishës i kërkohet dorëheqja dhe duhet të largohet sa më parë për ferrin e Gërdecit, kësaj hileje ogurzezë, që kërkon të ndërpresë përfundimisht zhvillimin e demokracisë dhe pluralizmit në vend, i duhet prerë koka. Binomi tragjik PD&PS, si propozues dhe mbështetës të këtij ndryshimi kushtetues për sistemin zgjedhor, duhet të tërhiqet nga kjo iniciativë fatale që parathotë Gërdecë të rinj të ngritur mbi zgjedhje të rrënuara, që do të pasojnë në një Shqipëri gërdece, me demokraci të vrarë, pluralizëm të gjymtuar dhe ekonomi të shkatërruar…

Koha për një politikë ndryshe…
Kushdo që shfaqet në jetën politike të një vendi përpiqet në vazhdimësi që të bëjë më të mirën për të arritur aty ku individi, formacioni politik apo grupimi ka përcaktuar objektivat e saj. Në këtë sens kushdo përpiqet që me vendosmëri të përfaqësojë dhe të hartojë politika serioze. Fatkeqësisht politika shqiptare në shumicën e rasteve na është shfaqur me tipare diametralisht të kundërta nga kjo që përmenda më sipër, shpeshherë pragmatiste e ndonjëherë personale. Në fund të fundit ajo ëfarë duhej arritur nuk ka bërë gjë tjetër por rritur mundësinë për shtyrjen kohore të krizës e rishfaqjen e saj më vonë. Pikërisht kjo, do të mendoja se ka qenë kalvari i një politike që po të lexohet sot mund të quhet jo serioze.

Në ndryshim nga kjo, tashmë realiteti politik shqiptar dita-ditës po fillon të bindet se politika mund të jetë edhe ndryshe. Ajo mund të jetë edhe serioze dhe trajtat e saj mund të jenë në harmoni me atë ëfarë kërkojnë shqiptarët. E një gjë të tillë mjaft analistë politikë, profesionistë po synojnë ta emërtojnë si risi në politikë duke e bërë edhe politikën serioze. E një gjë e tillë po njeh si përfaqësues të vehten, të mishëruar në tërësinë e vetë Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI.

Një varg ndërmarrjesh e iniciativash të saj jo vetëm e kanë befasuar opinionin publik në tërësi e atë politik në veëanti, por me mënyrën se si ato janë përcjellë, përmbajtjen që ato kanë paraqitur, idetë që kanë evidentuar, zgjidhjet që kanë ofruar, kanë bërë të mundur që jo vetëm të shtohet interesi për to, por njëkohësisht duke qenë se ato kanë pasur në objekt të tyre mjaft problematike të rëndësishme të kohës kanë rritur edhe mbështetjen për to. E kjo mendojmë se përbën risi e njëkohësisht edhe politikën që përfaqson ajo e bën serioze. Kushdo mundohej para e mbrapsht të jepte ide dhe mendime nëpërmjet thirrjesh celularësh për dërgime kamerash e gazetarësh në filan kafe apo zyrë për të dhënë mendime për energjinë elektrike, situatën katastrofale dhe terrin që kalonte vendi, se sa kishte qenë liqeni dhe sa ishte ai tani, duhej eksport natën apo ditën,etj, ndërsa LSI krahas prononcimeve publike politike të saj, gjeti momentin që në një tryezë ekspertësh me intelektualet dhe profesorët e shquar të kësaj fushe të mblidhej, të debatonte dhe të paraqiste mendimet dhe sugjerimet e saja për një problem kaq të rëndësishëm. Madje ajo shkoi edhe më tej, po paraqit një projektligj tepër të rëndësishëm, i cili do të ketë një efekt në zhvillimet energjitike të vendit. E përsëri mund të themi me plot gojën e të shkruajmë të zezën mbi të bardhë se nuk merremi me fjalë, por bëjmë vepra. E kjo patjetër që u vlerësua nga të gjithë, ishte serioze. E ky seriozitet përsëri përben risi në politikën shqiptare e njëkohësisht e bën politikën serioze.

Arsimi është një element mjaft i rëndësishëm për të cilin është i interesuar e gjithë shoqëria. Politika që qeveris e ka për detyrë që atë të mos e shohë si një pronë të sajën politike, por si e të gjithëve. Prandaj na takon të gjithëve për të dhënë ide e mendime për reformimin e saj. Po ëfarë po ndodh në arsimin e lartë? Po implementohet Deklarata e Bolonjës në të gjitha universitetet e vendit dhe realizohet një anketim apo sondazh ku një përqindje e lartë e stafit të profesoraratit e në mënyrë të veëantë pjesa më e madhe studentëve nuk kanë informacion e për të. E ky padyshim përbën një evidentim mjaft jo serioz. E LSI nëpërmjet bashkëpunimit me organizatën e saj rinore LRI po mundohet në vazhdimësi në universitet e Tiranës dhe në ato të rretheve t’i përfshijë të rinjtë studentë në diskutimet dhe debatet e saja informative në lidhje me këtë sistem të aplikuar në shkollat e larta. E të gjithë po na falenderojnë. E besojmë se kjo është një risi në politike. Nuk e kanë bërë të tjerët, po e bëjmë ne. E besojmë se kjo është një politike serioze.

Padyshim, guri i themelit të një shoqërie demokratike janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në bazë të tyre zgjidhet edhe drejtimi dhe qeverisja e një vendi. Po kështu me to janë të lidhura ngushtë edhe institucionet e ndryshme të një shteti. E kur këto zgjedhje deformohen edhe demokracia plasaritet e madje thyhet keq. Sidomos në rastin e demokracisë sonë të brishtë një deformim i tillë është mjaft i shëmtuar. 3 korriku iku por shija e tij është mjaft e hidhur dhe aktuale. Jo vetëm se u dëmtuam shumë ne, dhe morëm vetëm ëfarë na dhanë partitë e mëdha dhe nuk morëm atë ëfarë na dha populli, por edhe pse demokracia dhe institucionet e saj prodhuan një parlament jo konform votave që dha ky popull, e që mjaft përditë e më shumë po e lanëojnë si parlamenti i Dushkut.

LSI ndërmori një iniciativë dhe e ngriti zërin me forcë që reforma zgjedhore të fillojë sepse një gjë e tillë është jetike për demokracinë. Ajo ndërtoi një platformë të vehten dhe e hodhi për diskutim. Analistë të ndryshëm, studjues, përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën dhe me urtësi e seriozitet dhanë mendime e sugjerime. Patjetër që ato po integrohen në platformën tonë nga ekspertët tanë. E ne mendojmë se një diskutim i tillë e debat ekspertësh patjetër që përbën risi për një forcë politike në veëanti e për politikën në tërësi. E njëkohësisht kjo përbën një premisë të rëndësishme për një politikë serioze.

Por që kjo reformë zgjedhore të realizohet kërkon konkretizim. Ajo nuk duhet të mbetet në letër apo në qiellin e hapur për të pritur “dorën e zotit” e për ta realizuar atë. Përkundrazi kërkon partneritet politik, seriozitet e bashkëpunim, gjithmonë në sensin për të realizuar atë që duhet për një demokraci reale, zgjedhje të lira e të ndershme. Nisur nga kjo, LSI kërkoi takim me drejtuesit e partive kryesore në vend. E kjo besoj se ishte transparente qëllimmirë e seriozitet politik. Njëri u përgjigj pozitivisht e tjetri jo. Gjithësecili ka punën e vet. Në varësi të politikave të veta vepron gjithësecila parti, me një ndryshim që LSI mendon gjithmonë për më të mirë. U realizua një takim i tillë dhe në përfundim u deklarua publikisht dhe me të madhe “NUK KA DUSHK ME”, do rregullohen listat e zgjedhësve, kartat e identitetit, jo veto, etj. Pra diëka e mirë u bë. Më mirë duhet folur e diskutuar se sa bojkotuar. E ne na duket serioze të bisedojmë e të diskutojmë. Gjithmonë për më të mirën. Gjithmonë si partner. E këtë nuk na e jep apo na e fal dikush. Nuk na e përcakton kush tjetër vendin tonë në politikë. Atë na e japin vetëm ato që kanë votuar për ne, shqiptarët që besojnë për LSI. Ne i respektojmë ato në këtë mënyrë, që votat e tyre të mos shkojnë dëm, që ne të mos na ikin të tjerët me votat tona nga pozitë të na rrinë përsëri pozitë,e ne të ikim në opozitë nga ata vetët, i puthim njëherë dhe t’i pështyjmë herën tjetër. Se pastaj nuk jemi seriozë….

Prandaj punojmë të gjithë së bashku me politika të tilla. E prandaj u mundova t’i quaj risi ne politike gjera te tilla qe ne po i bëjmë e do vazhdojmë t’i bëjmë si politikë serioze. E koha po në vazhdimesi do vazhdojë t’i quajë politika serioze.Data e Publikimit: 17/01/2006

LRI organizon nje tubim madheshtor per Pavaresine e Kosoves !

Gjate nje konference per shtyp !!

Opozita gjate nje proteste te heshtur ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”,per tragjedine e Gerdecit

Udhe të mbarë liri e Kosovës
“…Historia e popujve është më dramatike se e individëve dhe, po ta vesh re, duket sikur ecën ngadalë por, në fakt, është shumë më e rrëmbyshme se fati ynë personal. Dridhesh kur e mendon se ç’mund të ngjasë në një ditë me një komb…

Kosova sot është në prag të shpalljes e pavarur. Në qarqet politike e diplomatike botërore, me daljen në rend të ditës të statusit të Kosovës, u shfaqën papritur edhe një  shprehje diplomatiko-politike:Kosova rast unik.Rast unik do të thotë të jesh i veçantë, specifik, special, i papërsëritshëm, sui generis.

Rast i veçantë apo unik do të thotë që Kosova dhe populli i saj të kërkojnë diçka të veçantë, diçka speciale, diçka të jashtëzakonshme e të panjohur deri më sot nga njerëzimi. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse Kosova kërkon liri e pavarësi, si të gjithë popujt tjerë të botës, qofshin këta tanimë të lirë apo ata që janë ende të robëruar.

Nisur nga emri i saj si Kosovë dhe popull shqiptar, Kosova edhe është rast i veçantë, sepse asnjë vend tjetër në botë nuk ka këtë emër. Por nga aspekti i përmbajtjes dhe thelbit të kërkesës së saj për liri, pavarësi dhe shtet sovran është i njëjtë,   unik dhe identik me të shumtën e rasteve tjera, të popujve tjerë të botës që luftojnë për liri e pavarësi kombëtare. Liria dhe pavarësia kombëtare është identike për të gjithë popujt e pushtuar e të robëruar të botës. Çështja e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës krijon dhe është e natyrshme të krijojë precedent, sepse të gjithë popujt e robëruar janë njerëz, janë të barabartë dhe kanë të njëjtat të drejta njerëzore e kombëtare që të jenë të lirë e sovranë në atdheun e tyre. Prej një shekull ky popull është rrobëruar, është përndjekur dhe mbi të është ushtruar genocid i pastër, por Kosova sot është në prag të pavarësisë së saj. Historia e një populli del nga dyert e tragjedive të mëdha. Rruga deri këtu, është përshkruar nga ngjarje tragjike. Çështja e Kosovës ka qenë një aspiratë për shqiptarët gjatë gjithë shekullit të kaluar. Copëzimi i vendit tonë, që ndodhi me Konferencën e Londrës ishte një plagë e madhe për popullin shqiptar. Mendoni që të ndahet vëllazëria në dysh dhe të mos shihet më. Është shumë e rëndë ta bësh këtë me një popull. Dhe e them, i bindur, që copëzimi ishte një plagë shumë e rëndë për shqiptarët.    KOSOVËS NUK DUHET T’I FALET PAVARËSIA, AJO E MERITON ATË. Pas Konferencën së Rambujesë të Parisit shkurt-mars 1999, pavarësia e Kosovës u diskutua në Vjenë. Përballë u ulën përfaqësuesit e një populli që kërkon ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit mbi Kosoven, të cilët i kanë gëzuar për dhjëtëra vjet dhe përfaqësuesit e një populli tjetër që kërkojnë pavarësinë, të cilën nuk e kanë gëzuar qoftë edhe një minutë të vetme.

Serbët, nëpërmjet një vendimi tavoline  , pothuajse një shekull më parë, në rrethana të tjera historike, vunë nën sundim këtë krahinë, të cilën e konsideronin të tyren.

Të dytët,shqiptaret,  e humbën edhe pse jetuan aty mijra vjet para Jezu Krishtit dhe përgjatë gjithë kohës përbënin shumicën e popullsisë . Pra, që nga fillimi i shekullit të njëzetë e deri më sot, të parët (serbët)gëzonin një sovranitet të plotë mbi të dytet, pavarësisht nga statusi juridik i krahinës, pra, e thënë ndryshe, gëzonin atë që sllavët e kërkuan ta ruajnë me çdo kusht në bisedimet e Vjenës.

Përgjatë gjithë këtyre viteve, të dytët u konsideruan gjithmonë si të huaj, pushtues, të egër dhe si të tillë nuk kishin aresye të qëndronin aty . Për këtë aresye u medituan në qetësi, nga gjithfarë personalitetesh dhe organizmash plane e plateforma për zhdukjen e tyre  ose të paktën për ndryshimin e raportit midis popullsive, kuptohet duke pakësuar të dytet   . Ne disa raste, me sukses të plotë. Kështu, në fillim të shekullit 20, në mes të tij por edhe në fund, u shpërngulën me forcë, nëse do ti mbledhim të gjithë së bashku rreth 2 milion njerëz. Kuptohet, teksa shpërnguleshin, në mënyrë të vazhdueshme të dytët u vranë, masakruan, u dogjën të gjallë, u përdhunuan.

Jo rrallë, për të mos thënë tepër shpesh përgjatë gjithë këtij shekulli, u masakruan në masë edhe fëmijë e pleq. Çdo njëri i aresyeshëm e kupton se në kushte të tilla nuk mund të bëhej fjalë për liri apo të drejta të njëriut.

Në fillim, të justifikuara nga “misioni i shenjtë i civilizimit” para dhe pas luftës së parë  , me pas nën mbrojtjen e sovranitetit shteteror, koncept i cili (pas luftës së dytë botërore ishte shqetësimi kryesor i sistemit ndërkombëtar) bashkë më të gjitha çështjet e tjera shtetërore edhe shfarosjen e një populli e konsideronte një çështje të brëndshme, u kryen ndaj këtij populli krime nga me monstruozet.

Me aq dëshirë e pasion ish marrë përsiper kjo ” detyrë dhe e drejtë ” njëkohësisht, aq sa, të parët nuk arritën të kuptonin se me rënien e murit të Berlinit, bota po lëvizte me shpejtësi drejt një morali të ri, përparimtar, në qëndër të të cilit nuk ishte më sovraniteti shtetëror, por të drejtat dhe liritë e njëriut. Këto të fundit, dalngadalë, filluan të dominojnë shqetësimin ndërkombëtar, në atë masë sa sovraniteti shtetëror nuk mund të mbronte asnjë shtet që i shkelte ato.

Tamam në këte moment, të parët menduan “ti lajnë” përfundimisht hesapet me të dytet  : Vranë mijra vetë, me shumë se kaq i plagosën apo gjymtuan, dogjën dhe rrafshuan me qindra fshatra, përdhunuan, sakatuan dhe zhdukën, duke bërë të mundur shpërnguljen me forcë të rreth një milionë të tjerëve.   Vetëm ndërhyrja e Natos mundi të ndalojë realizimin e endrës më shumë se një qind vjeçare.

Rreth njëqind vjet sovranitet shtetëror të të parëve mbi Kosovën, po kaq vite dhimbje për të dytet, e megjithatë kërkesa maksimaliste e këtyre të fundit deri para pak vitesh ishte veçse barazi në të drejta.

Por për fat të keq, në një pjesë të mirë të popullit Serb, nacionalizmi ka rrënjë mjaft  të thella, të ndërtuara me kujdesë në kohë nga vetë ata, ndaj do të ishte një endërr të besojë se gjithçka mund të ndryshojë më sot, më nesër. Me tej, që kjo formë shteti të mbijetojë, kërkohet pranimi dhe kultivimi i kompleksitetit të shoqërive që përbëjnë bashkimin, thënë ndryshe, kërkohet pranimi i tjetrit, konsiderimi i pranisë së tij si një pasuri për tu ruajtur dhe zhvilluar më tej.

Kosova filloi ndërtimin e institucioneve të saj demokratike, të zgjedhe vetë drejtuesit e saj, ka tashme monedhën e saj europiane, po ndërton ekonominë e saj dhe ka hyrë në procesin e integrimit Europian. Por ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë, sado i kërkuar të jetë ai. Shoqëria kosovare, si çdo shoqëri e frustruar për të ardhmen e saj, me preokupimin njerëzor që ajo të mos i ngjaj të shkuarës, biles, nën ankthin e madh që krijoi kjo e fundit, shpesh e gjeti veten në rolin e endrimtarit, shpesh në peshën e padurimit për statusin përfundimtar e jo rrallë nën shtysën e një mosbesimi dramatik.

Ishte një shoqëri e masakruar pa pushim nga Serbët, përgjatë gjithë kohës dhe tani i kërkohej të ishte menjëherë demokratike dhe sidomos ndaj tyre. Dyfish e rrënuar, më shumë se kushdo tjetër, nga dy ideologjitë më makabre të shekullit, komunizmit dhe nacionalizmit, ajo kish mësuar të rezistonte në paqe dhe heshtje ndaj asaj dhune të pashëmbullt Sërbe, që një Europiani normal nuk do ti pëlqente ta shihte as në kinema. Pas 100 vjet zjarri dhe plumbi, me një brezë të tërë të edukuar në klandestinitet, asaj i kërkohej qysh të nesermen e 99-s të ishte demokratike, e hapur dhe e barabartë për të gjithë.

Kosova tashmë ka hyrë në një rrugë të mbarë. Pavarësia e saj, nuk shqetëson me asnjë njëri, asnjë shtet, as për rrezik fondamentalist, as për krijim precedentesh të tjerë në Ballkan, as për Shqipëri të madhe, tymnaja këto, që koha i vërtetoi si  djallëzore e të pavërteta. Ajo e meriton pavarësinë e plotë, një Shtet të Pavarur e Sovran, gjithmonë të shqetësuar për liritë dhe të drejtat e njëriut, të paqes dhe prosperitetit në rajon edhe me gjërë. Ajo ka hyre tashmë në rrugën e lirisë, liri të cilën e pagoi me shtrenjtë se kushdo popull tjetër.

E rëndësishme është që ky popull, me institucionet e tij të reja, që ka zgjedhur për vokacion të tij orientimin euro atlantik, që beson në vlerat dhe parimet e këtij të fundit, të ndihmohet në rrugën e tij nga miqtë e demokracisë, siç po ndihmohet realisht në këto vite post traum, siç u ndihmuan dhe ndihmohen të gjithë fqinjët e saj, duke çliruar kështu, energjitë e ndrydhura nga një histori tragjike, e pazgjedhur nga ai

Koha që po vjen, sigurisht, do t’i bëjë të pavlerë kufijtë tanë në ballkan e në do të jemi njësoj si pjesa tjetër e Europës, por, kjo kërkon një mentalitet të zhvilluar demokratik. E deri sa ta kemi ndërtuar atë, d.m.th për aq kohë sa përball nesh të kemi të kundërtin e tij, le ta kufizojmë atë. Ndaj, deri ateherë, udhe të mbarë liri e Kosovës, që dhëmbë mbi 100 vjet.

Roli i Medias
Kryesisht në botën e zhvilluar, liria e shtypit është një nga faktorët bazë për të cilësuar një shoqëri si të drejtë dhe të paanshme.Shkëmbimet, shpesh herë kritike apo joshëse dhe tërheqëse, janë një kërkesë e domosdoshme për një shoqëri demokratike dhe funksionale. Nga ana tjetër, zhvillimet e jashtëzakonshme të teknologjisë së telekomunikacionit në dekadën parardhëse dhe në vazhdim kanë modernizuar mënyrën e transmetimit të lajmeve në cdo anë të botës duke u mjaftuar vetëm me një klikim të mouse-it apo vetëm me shtypjen e një butoni.

Shqetësuese për publikun dhe disa organizata vëzhguese të ndryshme është fakti nëse raportimet e mediave,dhënë mbi cështje apo ngjarje të ndryshme, jepen me objektivitet dhe paanshmëri apo janë të krijuara nëpërmjet imazheve grafike, interesave komerciale dhe dramatizimit.

E ndërsa media e përgjithshmë mban pergjegjësi për pastërtinë dhe origjinalitetin e gazetarëve, këta të fundit duke qenë se shpesh herë kanë marrëdhënie me njerëz dhe vende të privilegjuar, kanë një shkallë të lartë dhe të konsiderueshme pavarësie në dhënien e lajmit.

Një tjetër cështje po me kaq rëndësi, vënë në dukje nga shumë organizata vëzhguese në lidhje me mediat, është dhe sasia e burimeve dalëse të mediave, shpesh herë të kontrolluara nga një individ i vetëm apo kompani e një me një drejtues absolut, që rrjedhimisht do të sillte një kufizim të opinioneve të ndryshme që do ti servireshin publikut. Për këtë arsye, lexues të interesuar dhe të vendosur, në të shumtën e rasteve gjejnë rrugë dhe mënyra të tjera për të arritur burimin e vertëtë.

Ajo që më shqetëson më tepër në vendin tonë, nuk është vetëm historia e hidhur e mungesës së një tradite shumë vjecare në fushën e medias së pavarur.

Aktualisht po ndeshemi me një mori rubrikash dhe emisionesh televizive te kopjuara si dhe me një numër të madh termash dhe opsionesh për persona publikë të ndryshëm.Kemi shumë raste kur një drejtues emsioni “talk show”, vetem pse prononcohet për një cështje dite apo jave, merr titullin analist, komentator, opinionist etj.Por ajo që i ndryshon nga analistët botërorë është dicka fare e thjeshtë; që të quhesh një analist nuk duhet thjeshtë të flasësh një herë në javë për dicka në një media elektronike apo të shkruar, por të bësh krahasimet dhe të nxjerrësh diferencën në rrugë logjike.Në rradhë të parë është e nevojshme të njihesh me faktin që na rrethon; me gjëndjen e shtypit në vend dhe atë në botë; me gjëndjen dhe kushtet ku jeton popullsia; bindjet politike të shumicës nëse janë koherente apo të gabuara dhe cdo ishte më e mira për ta duke u bazuar në gjëndjen aktuale të botës.

Megjithatë duhet saktësuar se këto “kauza” të medias nuk po i kalon vetëm vendi ynë por shumica e vendeve të ish-bllokut lindor.Kjo vjen sic e thashë edhe mësipër, nga mungesa e një traditë të shtypit të pavarur dhe e shumë faktorëvë të tjerë.

Ndryshe nga perëndimi, atje nuk hasim të njëjtat probleme dhe kriza.Në shumë vende të zhvilluara perëndimore, shqetësimet në lidhje me shtypin janë të një natyre tjetër. Mbeshtetës të shprehjes së lirë, janë të alarmuar nga censurimet në pothuajse cdo kanal të mediave.Kjo ndodh kryesisht në ato raste kur kemi kundërshtime nga disa gazetarë ndaj politikës së luftës që shtete të ndryshme po bëjnë të grumbulluar në një koalicion.

E gjitha kjo nuk do të thotë se gjëndja larg kufirit tonë është më alarmuese por se etapat të cilat po kalojmë ne aktualisht, ato i kanë hedhur pas supeve me kohë dhe se tani po përballen me gjëra më të vështira në thelb por më të lehta për tu bërë ballë pasi kanë një eksperiencë në përballimin e këtyre situatave penguese për një burim informacioni të pavarur.

Megjithëkëtë, në vende të tjera, qeveritë kanë ndërtuar marrëdhënie të mira me mediat që në shkëmbim të një raportimi të saktë, japin një mbulim artificial dhe tendencioz të gjëndjes aktuale, duke mos dhënë informacionin e saktë dhe që e bën publikun të jetë më larg të vërtetës.Kjo nuk sjell vetëm mos informimin e publikut por edhe kontrollimin e medias nga shteti për interesa politike.Po të shohim rastet e shteteve me karakter diktatorial si Bjellorusia, Kuba apo Korea e Veriut do ta kuptojmë edhe më mirë.Mjafton të përmendim faktin se në Kubë ekziston vetëm një gazetë zyrtare që quhet “Granma” dhe që bën politikat dhe propagandën shtetërore.

Në vendet ku censura është më e fortë, gazetat, meqë kundërshtojnë disa interesa të shtetit janë ndërprerë, kanalet televizive po ashtu, komentatorët kritikë dhe gazetarë të pavarur janë burgosur apo torturuar, dhe faqe interneti të ndryshme filtrohen apo bllokohen fare.

Në këto vende që sapo përmendëm shohim se ka një desidencë në rradhët e gazetarëve dhe shkrimtarëve të cilët duke e pasur të pamundur të gjejnë mbështetje në mediat shtetërore, e “shesin” mendimin e tyre në internet apo botojnë diku gjetkë nëpër shtypin ndërkombëtar kryesisht duke përdorur pseudonime.Por në një rast ideal, është në natyrën e cdo gazetari të drejtë dhe me guxim që ta raportojë lajmin pikërisht sic është dhe sic e shohin ata, shpesh herë duke rrezikuar dhe jetën.

Të gjithë ato gazetarë të cilët bien preh e presioneve apo korruptohen dhe nuk shkruajnë atë që shohin dhe mendojnë, duhet të kujtojnë vetëm një thënie të

Frank Zappas; Gazetarët mund të shkruajnë se mbreti ka vdekur, dhe pavarësisht se ai është shëndoshë e mirë, populli niset për në ceremoninë e lamtumirës së tij.

Pra, keqinformimi nuk sjell gjë tjetër vecse shkakton dëme sociale dhe destabilitet për të gjitha mediat.

Media Shqiptare-Liri me Kusht
Media gjendet në një situatë ku ka liri shtypi, por shtypi nuk është i lirë. Debati i fundit për Këshillin Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili supozohet të jetë i pavarur, dashje pa dashje nxjerr në pah problematikën e medias shqiptare, e cila me shumësinë e emërtimeve të saj e bën edhe më të dukshme sëmundjen e të vetmit mjet të komunikimit publik, Televizionin Shqiptar. Lëkundjet e tematikës vijnë rrotull një numri si te loja e kungulleshkës: Pse shtatë? Po sa? Pesë? Pse pesë? Po sa? Pesëmbëdhjetë? Poshtë kësaj tavoline “pokeri” të luajtur rëndshëm, fshihen ambicjet e një grupimi apo të grupimeve të ndryshme, ose për të zënë një qoshe të ngrohtë në shtratin e “të sëmurit”, ose të atyre që nuk duan të shkulen prej atij gjumi të mrekullueshëm letragjik nën jastëkun e partisë dhe të pushtetit të djeshëm. Njerëz dhe biznese të fuqishme që sot kanë në pronësi shumicën e organeve të medias, i fituan firmat e tyre duke mbështetur hapur elitat politike. Kur Chomsky-n e pyetën se si e kontrollonin elitat e bizneseve median, ai u përgjigj: “Kjo është njësoj si të pyesësh se si elitat e korporatave kontrollojnë ‘General Motors’. Ata nuk kanë nevojë ta kontrollojnë atë. Ajo është pronë e tyre”. Përqendrimi i medias në vetvete ka një tipar të ri, që është lidhja e dukshme patologjike me politikën. Pa mbështetjen e medias, pushteti është i humbur. Pronarët e medias e përdorin median e tyre për të nxitur dhe përhapur bindjet e veta politike, si dhe për të shfrytëzuar politikanët për të realizuar biznesin e tyre. Kush ka në dorë median, ka në dorë edhe pushtetin. Lidhja e ngushtë e medias, politikës dhe ekonomisë, e bën gati të pamundur pavarësinë e medias.

Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut garanton lirinë e shprehjes dhe atë të informimit me respektin e duhur për parimin e pavarësisë së medias. Liria e shprehjes është e drejtë themelore e çdo njeriu. Ligji nuk i pengon aspak pronarët e medias që të ndikojnë në përmbajtjen e medias. Arsyet e tyre mund të jenë politike, ideologjike, personale ose komerciale. Pronarët e medias janë ata që diktojnë përmbajtjen e medias. Mediat janë përmbytur nga gazetaria servile dhe nga ajo që udhëhiqet nga tregu, ku interesat e pronarëve dhe të reklamës kanë përparësi mbi interesat e lexuesve. Pronarët e medias priren t’i shohin gazetarët si sende jo të domosdoshëm në fletët e tyre të bilancit dhe ndodhin pushime nga puna, apo ulje rrogash. Pavarësia si e mediave dhe e gazetarëve mbetet në duart e pronarëve të medias, dhe për pasojë, e njëjta gjë vlen edhe për lirinë e shprehjes për çdo njeri.

Shteti dhe partitë politike, duke mos qenë pronarë mediash, janë interesuar vetëm në kontrollin e përmbajtjes së medias. Fitimi politik është qendra e vëmendjes. Pavarësia redaksionale është një utopi në kushtet e sotme të medias. Gazetarët punojnë pa firmosur ndonjë kontratë individuale, veç gazetarëve që punojnë për radion ose televizionin publik. Pozicioni i dobët i gazetarëve shpesh vjen nga arsimimi i pamjaftueshëm dhe mungesa e qëndrimit profesional. Nevojat e tregut mediatik përmbushen nga individë pa mjeshtërinë e duhur për të zhvilluar një qëndrim profesional dhe të identifikojnë e t’u bëjnë ballë përpjekjeve të botuesve për t’i përdorur ata. Shumë pronarë të medias në Shqipëri, janë edhe pronarë të kompanive të mëdha të përfshira në biznese të tjera, që nuk kanë lidhje me industrinë e medias. Mediat që veprojnë në ambiente të tilla, shpesh shfrytëzohen për nxitjen e qëllimeve politike ose komerciale të pronarëve të tyre, ose për imazh negativ kundër konkurrentëve të tyre në biznes ose të kundërshtarëve të tyre politikë. Ndërhyrja aktive e shtetit për të siguruar pluralizmin e medias konsiston në masat kufizuese, që janë vetëm një nga mekanizmat për të siguruar pluralizmin e medias. Shteti ndërmerr politika aktive në këtë fushë. Mbështetja nga shteti duhet dhënë mbi baza dhe kritere të formuluara qartë dhe saktë. Sidomos është e nevojshme të parandalohet situata, ku shteti shfrytëzon këtë mundësi për të ushtruar presion tek ata që kritikojnë qeverinë. Në këtë sfond zhvillimesh të mediave të tjera shikohet më qartë ekzistenca e Radiotelevizionit Shqiptar, i cili justifikon dukjen e vet si mjet i shërbimit publik. Mbështetja për median e shërbimit publik po kalon një krizë, që është pasojë e fondeve të pamjaftueshme dhe ndërhyrjes së vazhdueshme të shtetit, ose thjesht prej mungesës së vullnetit politik për të shndërruar median, që dikur drejtohej nga shteti në një media të vërtetë të shërbimit publik. Kjo krizë reflektohet në pagat e punonjësve e më tej në ikjen e gazetarëve të mirë drejt medias private. Qytetari që nuk i ndjen këto, shikon refleksin e tyre në ekran: Emisione të dobëta apo mesatare, ide të mangëta dhe ekspresione të varfëra. Një televizion që i ngjason gjarpërit të shtëpisë, nuk të dëmton, i duhet shtëpisë, por ta shpif kur e shikon. Problemi i numrit të anëtarëve të KKRT, apo i drejtuesit të ri të Radio Televizionit, nuk e shkund nga kjo gjendje gati kome ku ndodhet institucioni i rëndësishëm i medias publike. Megjithatë duhet tentuar, duhen hedhur platforma dhe ide me qëllimin e mirë për ta bërë sa më kombëtar e sa më pak politik.

KKRT zgjidhet nga Parlamenti me mandatin maksimal dy mandate pesëvjeçare. I përbërë nga shtatë anëtarë, një nga të cilët propozohet nga Presidenti dhe gjashtë të tjerët ndahen në mënyrë të barabartë mes opozitës dhe shumicës, ky organ vepron si autoritet licensues dhe si mbikëqyrës i ligjshmërisë për mediat elektronike private. Ligji i jep KKRT autoritetin për të shndërruar rregullat e përgjithshme të dhëna nga vetë ligji në detyrime të mëtejshme më të detajuara për operatorët elektronikë. Njëra ide e hedhur në tregun e mendimit është ndarja në dy paralele të kundërta, gjë që më kujton “të deklasuarit” dhe “të kuqtë”. Gjëja për të cilën nuk kemi më nevojë sot, është ndarja dhe dyzimi, qoftë edhe i një media të shërbimit publik. Nëse e keqja, apo ilaçi kurues i Televizionit Publik Shqiptar është numri i anëtarëve të KKRT, besoj se sado qoftë ky numër, do ta ketë të pamundur ta shpëtojë institucionin në fjalë nga sindroma e ngjitjes ndaj pushtetit. Zgjerimi i vendeve në KKRT me kapacitetet më të mira të organizatave dhe shoqatave të medias, me qëllimin e përbashkët që duhet të jetë arritja e një veprimtarie mediatike moderne, e qartë dhe e suksesshme, që i shërben interesit të publikut është një mundësi zgjidhje e pranueshme. Monopolizimi i KKRT me sa më pak emra e bën më të dobët ndaj ndërhyrjeve dhe presionit të politikës. Pjesëmarrja e një këshilli të gjerë, me mendimin dhe votën e intelektualëve më të mirë, më të ndjeshëm e më të vëmendshëm në idetë e tyre në drejtim të sigurimit të lirisë dhe profesionalizmit të medias, është model i një modelimi të hapur të këtij Këshilli. Duke mos i paragjykuar deri në brezin e shtatë për anën politike djathtas apo majtas, duke i vlerësuar për pavarësinë e tyre karshi mediave dhe politikave redaksionale, do të tentohet një lloj ere e re edhe për Televizionin Publik Shqiptar. Kërcënimi më serioz për lirinë e shtypit sot është varësia e tij ekonomike dhe politike. Për sa kohë që nuk falimenton apo mbyllet gazeta apo televizioni, që as lexohet as shikohet, por vetëm paguhet për të qenë i tillë, shtypi është si i dënuari në liri me kusht. Megjithatë dënimi më i rëndë është dënimi politik.

LRI dhuron gjak për te plagosurit e Gërdecit.
Të rinjtë e Lëvizja Rinore për Integrim i janë përgjigjur të parët thirrjes së mediave për të dhuruar gjak për të plagosurit nga tragjedia e Gërdecit. Më shumë se 70 të rinjë u drejtuan në Qëndrën Spitalore Universitare Nën Tereza (QSUT), ku pasi plotësuan formularët përkatës kanë dhuruar gjakë në ndihmë të të lënduarve në fshatin Gërdec të Tiranës. Duke u sensibilizuar me tragjedin e Gërdecit të rinjtë e Lëvizjes Rinore për i Integrim i bënë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen të ndihmojnë të prekurit nga kjo ngjarje duke dhuruar gjak.Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i LRI-së Emiljano Aleksi duke u përgjigjur interesit të mediave u shpreh-se “dhjetëra të rinjë të Lëvizjes Rinore për Integrim sensibilizohen sot me të lënduarit e tragjedisë së Gërdecit duke ju ardhur atyre në dihmë me një akt tepër human,që është dhurimi i gjakut”. Në këtë kuadër ai i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të jetojnë me tragjedinë e Tiranës dhe të sensibilizohen me këtë ngjarje duke dhuruar gjak për të lënduarit e fshatit Gërdec. Më tej Aleksi pasi ka ngushëlluar dhe ka shprehur solidaritetin e LRI-së me familjarët e viktimave dhe të humburve në këtë ngjarje të rëndë, u shpreh se në këtë drejtim ne kërkojmë që Qeveria shqiptare të rrisë shkallën e transparencës për atë që ka ndodhur në të vërtetë, dhe përgjegjësinë kryesore për këtë e ka Kryeministri i vendit z. Berisha. Kjo i nisiativë u ndoq edhe nga strukturat e LRI-së në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë dhuaruar gjakë për të plagosurit e tragjedisë. Thirrjes së LRI-së i janë përgjigjur mijëra banorë në të gjithë vendin, të cilët kanë nxjerrë në pah anën humane të popullit shqiptar.

LRI :Berisha IK!
Mbi 3 mijë vetë, studentë dhe të rinj të LRI së bashku me qytetarë të Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Berisha, si shkaktarin kryesor të tragjedisë së Gërdecit

Lëvizja Rinore për Integrim  protestoi sot kundër Kryeministrit aktual Sali Berisha si shkaktarin kryesor për tragjedinë e Gërdecit.  Qindra studentë të organizuar nga LRI mbushën plot e përplot sheshin “Demokracia”, ku kërkuan njëzëri largimin e kryeministrit.  Me thirrjet “Qeveria e Krimit” “Berisha largohu” dhe “Nëse ke ndërgjegje, jep dorëheqjen”, “Berisha je fajtor”, turma e studentëve sfidoi edhe postoblloqet e policisë, që lejonin bashkimin e studentëve me turmën. Më pas uragani i studentëve u drejtua duke marshuar drejt selisë së Kryeministrisë.  Duke mbajtur në duar qirinj në respekt të viktimave të trgjedisë së Gërdecit, studentët i bënin thirrje kryeministrit Berisha të  japë dorëheqje  se është i paaftë për të drejtuar këtë vend. Kryetarja e Lëvizjes Rinore për  Integrim duke ju drejtuar  turmës së studentëve  u shpreh se,-  ne sot e akuzojm Berishën për gjëra shumë më të rënda, e akuzojmë atë që me qënien e tij si Kryeministër i këtij vendi ja ka ngrirë buzëqeshjen këtij populli, e këtij kombi.  Kryeministri Berisha tha ajo, na  ka bërë të harrojmë çdo gëzim familjar dhe kombëtar, sepse e ka mbushur kalendarin tonë me ditë zie kombëtare.  “Ne e bëjmë përgjegjës kryesor Sali Berishën për faktin se me desktruktivzimin e tij po bën që shqiptarët gjithnjë edhe më shumë të kapen në mënyrë fataliste nga sindroma e dëshpërimit” tha ajo.  Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Besian Pesha në fjalën e tij   denoncoi  prezencën e jashtëzakonshme si asnjëherë tjetër të punonjësëve të policisë  në ambjentet e Qytetit Studenti, si edhe presionin e bërë  mbi studentët nga vetë Drejtoria e Qytetit Studenti, për t’u mos u bashkuar me turmën protestuese. Gjithashtu ai denoncoi edhe kujdestarët e godinave  të cilët kishin arritur deri aty sa të mbyllnin dyert e godinave që studentët mos të kishin mundësi afrimi me protestuesit. Të njëjtën gjë ka shprehur edhe Nënkryetari i LRI-së Ardit Çela , i cili u shpreh se,-  për fajin e z. Berisha vendi i shanseve të mëdha Shqipëria, është bërë sot në vendin e shanseve të humbura.

Ndërkaq studentët dhe të rinjtë e LRI-së janë bashkuar më pas para selisë së Kryeministrisë me një turmë të madhe qytetarësh, duke vazhduar protestën për dorëheqjen e kryeministrit Berisha.

Mirëmëngjes, univers!
Mirë se erdhët tek Shqipo.com. Ky është postimi i parë. Si pronar i blogut, ti mund ta redaktosh këtë postim, ose të dërgosh një postim të ri. Ju urojmë sa më shumë suksese në blogun tuaj të ri!